Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit

Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit

Kombëtarja e Norvegjisë

Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klaveness, deklaroi se nuk dëshirojnë të luajnë ndaj kombëtares izraelite, për shkak të sulmeve të gjata në Gaza.

Sipas saj, Federata dhe kombëtarja janë në të njëjtën linjë me qeverinë, duke kërkuar ndalimin e sulmeve ndaj njerëzve të pafajshëm.

“Ishte një short i vështirë për ne. Askush prej nesh nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza prej një periudhe të gjatë kohore. Ne jemi në një linjë me qeverinë norvegjeze, në thirrjen për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të njerëzve në Gaza. Izraeli është pjesë e garave të UEFA-s. Ne duhet të merremi me këtë. Ne po e ndjekim nga afër situatën me FIFA-n, UEFA-n dhe autoritetet norvegjeze”, tha Klaveness.

Ndeshjet mes Izraelit dhe Norvegjisë, janë planifikuar të zhvillohen më 25 Mars dhe 11 Tetor, të vitit të ardhshëm.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nevruz Tangjeshi: 03/01/2025 14:28

    Respekt pēr shtetin e Norvegjis, shtet shēmbēllor shteti numur 1 i Botēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi e lartë dhe parakalaime të gabuara, Rrugorja në Vlorë: Mbi 1200 gjoba gjatë një jave, 9 shoferë të arrestuar

Shpejtësi e lartë dhe parakalaime të gabuara, Rrugorja në Vlorë: Mbi 1200 gjoba gjatë një jave, 9 shoferë të arrestuar