Lufta në Gaza/ Hamas: Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 70 mijë të plagosur! Ministri izraelit: Më e rëndësishme se lirimi i pengjeve është shkatërrimi i Hamasit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 29,195 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023. 

Po ashtu, institucioni palestinez ka njoftuar se 69,170 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Kthimi i 134 pengjeve izraelite nuk është gjëja më e rëndësishme për Izraelin.

Kjo ishte ajo çfarë deklaroi ministri izraelit i Financave dhe lideri i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, gjatë një interviste për radio ‘Kan’.

."Çfarë është e rëndësishme tani? Ne duhet të shkatërrojmë Hamasin”,- nënvizoi Smotrich, transmeton La Reppublica.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansar tha në një deklaratë se Hamasi kishte marrë ilaçe për pengjet në Gaza dhe kishte filluar t'ua dorëzonte atyre.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për një rezolutë të re që bën thirrje për një armëpushim "të menjëhershëm" në Gaza , një rezolutë e kërcënuar nga një veto e re nga Shtetet e Bashkuara, e treta që nga fillimi i luftës midis aleatit të saj izraelit dhe Hamasit. Draft-rezoluta e përgatitur nga Algjeria "kërkon armëpushim të menjëhershëm humanitar, i cili duhet të respektohet nga të gjitha palët". Rezoluta kundërshton "zhvendosjen e detyruar të popullatës civile palestineze", ndërsa Izraeli ka folur për një evakuim të civilëve përpara një ofensive tokësore në Rafah, ku 1.4 milionë njerëz janë grumbulluar në Rripin jugor të Gazës. Dhe përmes kësaj rezolute kërkohet lirimi i të gjithë pengjeve.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë rezolutën algjeriane të papranueshme, duke kërcënuar me veto. SHBA beson se rezoluta mund të rrezikojë negociatat delikate diplomatike për të garantuar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

"Ne nuk mendojmë se kjo rezolutë do të përmirësonte situatën në terren, dhe kështu nëse kjo rezolutë hidhet në votim, ajo nuk do të kalojë," përsëriti zëvendës ambasadori i SHBA në Kombet e Bashkuara Robert Wood.

Kështu, pas refuzimit të rezolutës algjeriane, SHBA ka publikuar një rezolutë alternative që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm" sa më shpejt të jetë e mundur në këmbim të lirimit të të gjithë pengjeve të kapur nga Hamasi më 7 tetor dhe heqjen e të gjitha kufizimeve në aksesin e ndihmës humanitare”.

Projekt-rezoluta amerikane të cilën e ka siguruar agjencia Associated Press kundërshton një ofensivë të trupave tokësore izraelite në Rafah.

“Ajo do të kishte ndikime serioze për paqen dhe sigurinë rajonale dhe nuk duhet të vazhdojë nën rrethanat aktuale”. Uashingtoni e kishte refuzuar gjithmonë termin "armëpushim" në rezolutat e OKB-së.

Është e paqartë se kur ose nëse drafti do të hidhet në votim në Këshill. Për t'u miratuar, një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkon 9 vota pro dhe asnjë veto nga 5 anëtarët e përhershëm: SHBA, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina .

Këshilli i Sigurimit pritet të votojë të martën në mëngjes për projekt-rezolutën e mbështetur nga vendet arabe, të propozuar nga Algjeria, e cila përfaqëson 22 vendet arabe në organin më të fuqishëm të OKB-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Media: 10 pengje u vranë në Gaza nga bombardimet izraelite

1708551355_wefwgrwGRWR.GIF

 
Gaza

Në një raport të publikuar uebsajtin e pavarur izraelit Hamkom thuhet se 10 pengje u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, disa prej tyre edhe kur ushtria izraelite e dinte se ishin në ndërtesat e synuara.

Ushtria izraelite raportoi se "ata vdiqën në robërinë e Hamasit". Lajmi u përcoll edhe nga Al Jazeera .

Ora 21:27
Hezbollah i kundërpërgjigjet Izraelit për sulmin në Liban, bombardon qytetin Matzuva

1708547837_rwthrehre.GIF

Hezbollah ka sulmuar qytetin verior izraelit, Matzuva, në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj civilëve në Liban dhe në mbështetje të palestinezëve në Gaza, raporton Al Jazeera.

SULMI  u krye me raketa Katyusha. Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, premtoi në një fjalim të fundit se Izraeli do të paguajë "me gjak" për vrasjen e civilëve libanezë në sulmet e tij ndaj fshatrave dhe qyteteve në Libanin jugor.

Ora 21:24
Sulmet izraelite në Liban/ Vritet një 5-vjeçare dhe një grua

1708547243_swVAEVBAVB.GIF

Mes të vrarëve nga Izraeli në një sulm ajror në Libanin jugor është edhe një vajzë 5-vjeçare. Fillimisht në bastisjen në Majdal Zun bilanci ishte një grua e vrarë dhe një vajzë e vogël e plagosur, por kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra.

Këto dy viktima e çojnë në 43 numrin e civilëve të vrarë nga Izraeli që nga 8 tetori, përfshirë tre gazetarë libanezë, në kuadër të luftës kundër Hezbollahut, aleatëve të Iranit dhe Hamasit

Ora 20:42
Mbi 100 deputetë brazilianë nënshkruajnë kërkesën për shkarkimin e presidentit Lula: Deklaratat e tij për Izraelin rrezik për sigurinë kombëtare

1708368184_sdfbdszfgndrzfsgn.JPG

Luiz Inácio Lula da Silva

108 deputetë brazilianë kanë nënshkruar një kërkesë për shkarkimin e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva pas deklaratave të tij në lidhje me luftën në Gaza, ku akuzoi Izraelin se po kryente gjenocid mbi palestinezët.

Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Liberale të Brazilit, Carla Zambelli.

Nisma e opozitës erdhi pasi deklaratat e presidentit brazilian i konsideruan si "një akt armiqësie kundër një kombi të huaj", që mund të rrezikonte neutralitetin ose sigurinë kombëtare të Brazilit.

“Kjo kërkesë nuk është një sulm ndaj Lulës, është një veprim në mbrojtje të sigurisë kombëtare”,-  tha Zambelli.

Ora 20:14
Katari: Hamasi po u shpërndan ilaçet e nevojshme pengjeve izralite

1708456552_dhmngfmgfmgfmg.GIF

Majed Al-Ansar

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansar tha në një deklaratë se Hamasi kishte marrë ilaçe për pengjet në Gaza dhe kishte filluar t'ua dorëzonte atyre.

Marrëveshja - kujtoi zëdhënësi diplomatik i Dohas - përfshin dërgimin e ndihmave humanitare për civilët në Rripin e Gazës, veçanërisht në zonat më të prekura, në këmbim të shpërndarjes së ilaçeve për pengjet.

Ora 19:50
Ministri izraelit: Më e rëndësishme se lirimi i pengjeve izraelite është shkatërrimi i Hamasit

1708455584_ERGREGREGEGREG.GIF

Bezalel Smotrich

Kthimi i 134 pengjeve izraelite nuk është gjëja më e rëndësishme për Izraelin.

Kjo ishte ajo çfarë deklaroi ministri izraelit i Financave dhe lideri i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, gjatë një interviste për radio ‘Kan’.

."Çfarë është e rëndësishme tani? Ne duhet të shkatërrojmë Hamasin”,- nënvizoi Smotrich, transmeton La Reppublica.

Ora 19:39
Ministri izraelit drejtuar presidentit brazilian: Do të mbetesh person ‘non grata’ derisa të kërkosh falje

1708454985_ykgyufgfyuki.GIF

Israel Katz dhe Luiz Inácio Lula da Silva

"Nuk është tepër vonë për të mësuar historinë dhe për të kërkuar falje. Deri atëherë do të mbeteni persona non grata në Izrael”,- shkroi ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz, në një postim në rrjetin social “X”, duke iu drejtuar presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

Kujtojmë se presidenti brazilian u shpall “non grata” nga Izraeli pas deklaratave të ashpra të tij, ku akuzonte Izraelin se po kryente gjenocid në Gaza.

Ora 19:36
Gaza/ Ministria e Shëndetësisë: Mbi 29 mijë palestinezë të vrarë dhe afro 70 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1708454322_regtbrsynrsdyn.GIF

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 29,195 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, më 7 tetor të vitit 2023. 

Po ashtu, institucioni palestinez ka njoftuar se 69,170 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Ndër të tjera, saktësohet që vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 103 palestinezë, si dhe janë plagosur 142 të tjerë.

“Një numër i papërcaktuar viktimash mbeten nën rrënoja dhe në rrugë”,- theksohet në deklarëtn e Hamas.

Ora 15:45
Princi William bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza: Jam thellësisht i shqetësuar, shumë njerëz janë vrarë

1669112003_William.PNG

Princi i Mbretërisë së Bashkuar, William, bëri thirrje për ndalimin e luftës në Rripin e Gazës. Nëpërmjet një deklarate të rrallë, princi britanik ka kërkuar që të ketë një mbështetje më të madhe humanitare në Gaza ku kanë humbur jetën me dhjetëra mijëra persona.

"Jam thellësisht i shqetësuar për koston e tmerrshme njerëzore të konfliktit në Lindjen e Mesme pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor. Shumë njerëz janë vrarë. Unë, si shumë të tjerë, dua të shoh një fund të luftimeve sa më shpejt të jetë e mundur. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për mbështetje më të madhe humanitare në Gaza. Është jetike që ndihma të arrijë dhe që pengjet të lirohen."- tha Princi William.

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • STOP luftës!: 20/02/2024 16:22

    O Princ i dashur, po Ti në fillim fare DUHET të jesh thellësisht i shqetësuar për Luftën Në Ukrainë, ku po vriten kotnasikoti vëllezërit e një gjaku e të një rrace e mbi të gjitha ata janë të gjithë Të KRISHTERË. Po vriten në lule të moshës, në mes të Botës së qytetëruar e në mes të Europës. Kjo luftë edhe me ndihmën e Kurorës së Shënjtë Britanike DUHET TË NDALOJË MENJËHERË! POPUJT DUAN PAQE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës