Lufta në Rripin e Gazës/ Sulm ajror izraelit në shkollë, 11 të vdekur

Lufta në Rripin e Gazës/ Sulm ajror izraelit në shkollë, 11 të vdekur

Protestë në Tel Aviv për pengjet që vdiqën

Të paktën 11 persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në një shkollë ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në Gaza. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë, shkruan Guardian.

Sulmi kishte në shënjestër "një dhomë të përdorur nga policia". Ushtria izraelite thotë se shënjestroi "terroristët e Hamasit që vepronin nga një qendër kontrolli në një zonë që dikur ishte shkolla Safed".

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:58
Hamasi: Pengjet vdiqën sepse Netanyahu nuk pranoi armëpushim

Foto: Benjamin Netanyahu

Hamasi thotë se gjashtë pengjet izraelitë që u gjetën të vdekur në Rripin jugor të Gazës do të ishin ende gjallë nëse Izraeli do të kishte rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

Në një intervistë me transmetuesin arab Al Jazeera, nënkryetari i Byrosë Politike të lëvizjes islamike Khalil al-Hayya argumentoi se Hamasi nga ana e tij kishte treguar fleksibilitet në negociatat - duke përfshirë uljen e numrit të të burgosurve palestinezë, lirimi i të cilëve ishte duke kërkuar dhe pranuar propozimin e paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden dhe i mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. 

Po kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj kësaj disponueshmërie me evazion dhe kushte të reja, duke përfshirë këmbënguljen për mbajtjen e ushtarëve në korridoret e Netzarim dhe Filadelfia.

Prandaj Al-Hayya theksoi se nuk do të ketë marrëveshje pa u tërhequr forcat izraelite nga këto zona.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana