Lufta në Rripin e Gazës/ Ushtria izraelite: Dhjetë muaj më parë ne vramë gabimisht tre pengje

Lufta në Rripin e Gazës/ Ushtria izraelite: Dhjetë muaj më parë ne vramë gabimisht tre pengje

Një palestinez pranë një xhamie të shkatërruar në Gaza

Dhjetë muaj pasi u gjetën trupat e tre pengjeve në Gaza, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se pengjet u vranë në mënyrë indirekte gjatë një sulmi që kishte në shënjestër komandantin e Brigadës së Gazës Veriore të Hamasit, Ahmed Ghandour, i cili ishte fshehur në një tunel në Jabaliya.

Trupat e viktimave u tërhoqën në dhjetor, por shkaku i vdekjes së tyre u përcaktua së fundi.

Ndërkohë Udhëheqësi i rebelëve Houthi, Abdel-Malek al-Houthi tha se rebelët shiitë të Jemenit do të ndërmarrin "sulme masive" kundër Izraelit, pasi këta të fundit sulmuan mëngjesin e sotëm me një raketë hipersonike.

"Operacioni që forcat tona zhvilluan sot me një raketë të avancuar jemenase është pjesë e fazës së pestë të përshkallëzimit. Ajo që do të vijë do të jetë më e madhe".

Operacionet tona do të vazhdojnë për aq kohë sa Izraeli të vazhdojë të sulmojë Gazën”, tha ai.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave