Lufta në Ukrainë/ 170 raketa ukrainase bien në Donetsk

Lufta në Ukrainë/ 170 raketa ukrainase bien në Donetsk

Më shumë se 170 predha, përfshirë raketat Grad, u hodhën sot nga trupat ukrainase në disa qytete në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk. Kështu thonë autoritetet pro-ruse të DPR, të cituara nga Tass.

"Gjatë ditës, armiku ka bombarduar lagjet e banuara të vendbanimeve të republikës. Donetsk, Gorlovka dhe Yasinovataya kanë pësuar nga bombardimet", shkruajnë prorusët në Telegram. 

Sipas kryebashkiakut të Donetsk, Alexey Kulemzin, Kievi bombardoi tregun Mayak të qytetit që shkaktoi një zjarr. Banorët vendas po denoncojnë pasojat e bombardimeve barbare të lagjes Kievsky të qytetit. Sipas dëshmitarëve, disa predha ranë pranë tregut Mayak (duket tym i zi). Një predhë goditi një apartament në një shtëpi nëntëkatëshe.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Goditët komanda të ‘Wagner’ dhe një bazë ushtarake ruse në Melitopol! Humbje të konsiderueshme për Moskën


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore