Lufta në Ukrainë/ Biden paralajmëron Putinin për përdorimin e armëve bërthamore: Mos e bëj, përgjigja do të ishte e menjëhershme

Lufta në Ukrainë/ Biden paralajmëron Putinin për përdorimin e armëve bërthamore: Mos e bëj, përgjigja do të ishte e menjëhershme

Presidenti i SHBA Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore ose kimike.

‘Mos e bëj, mos e bëj! Nëse do e bëjë, do të ndryshojë fytyra e luftës,’ tha Biden në një intervistë. Ai shtoi se përgjiga e amerikanëve do të ishte e menjëhershme nëse do e bënte. 

Sakaq, pas zbulimit të varrit masiv me mbi 440 kufoma në një pyll në periferi të Izyum, një qytet i çliruar nga pushtimi rus pak ditë më parë, dalin detaje rrëqethëse.

Ka qindra trupa ‘me shenja torture - tha Presidenti Zelensky - ka fëmijë, viktima të sulmeve me raketa, ushtarë’. Në vende të tjera në të njëjtin rajon, atë të Kharkiv, u gjetën dhjetë "dhoma torturash", tha policia.

Rusia do të bëjë gjithçka për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë "sa më shpejt të jetë e mundur", por Kievi "refuzon të negociojë", është versioni që Vladimir Putin ka nxjerrë në pah së fundmi gjatë një deklarate në  Samarkand të Uzbekistanit. Përgjigja e Kievit erdhi nga këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podolyak:

"Zgjidhja e konfliktit" është jashtëzakonisht e thjeshtë. Tërheqja e menjëhershme e trupave ruse nga i gjithë territori ukrainas".

Por Putin nuk tërhiqet dhe thotë se Rusia synon të vazhdojë me luftën, pavarësisht përparimit të bërë nga Kievi: plani i operacionit special ushtarak rus në Ukrainë "nuk i nënshtrohet rregullimeve", Rusia "nuk po nxiton".

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:33
Rritet trysnia ndaj Putinit, si në luftë edhe në fushën e diplomacisë

Trysnia ndaj presidentit rus Vladimir Putin është rritur si në fushën e betejës ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në terren trupat ukrainase vazhduan edhe të shtunën të nxisin kundërsulmin e tyre, me synimin për të avancuar më tej në verilindje të Ukrainës, një rajon që tashmë kontrollohet pjesërisht nga trupat vendase.

Në një takim të nivelit të lartë mbajtur në Uzbekistan, në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një aleancë sigurie prej tetë vendesh, zoti Putin u zotua të vazhdojë më tej me sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht probleme me të cilat është përballur së fundmi në frontin e betejës. Por presidenti rus po përballet edhe me shqetësime të shprehura nga India e Kina lidhur me konfliktin e zgjatur.

"Unë di që epoka e sotme nuk është e luftës", i tha kryeministri indian Narendra Modi udhëheqësit rus gjatë një takimi të premten në Uzbekistan. "E kemi diskutuar këtë me ju në telefon disa herë, se demokracia dhe dialogu prekin të gjithë botë", shtoi ai.

Po në Uzbekistan, një ditë më parë, zoti Putin pranoi se Kina kishte pyetje dhe shqetësime në lidhje me luftën në Ukrainë, por ai nuk foli se për çfarë bëhej fjalë kontretisht. Megjithatë zoti Putin falënderoi presidentin kinez Xi Jinping për atë që e quajti, "pozicion i balancuar" i qeverisë së tij mbi konfliktin.

Tërheqja e nxituar e trupave ruse këtë muaj nga disa pjesë të rajonit verilindor që ata pushtuan në fillim të luftës si dhe shprehja publikisht e rezervave nga aleatët kryesorë të tij, diçka që ka ndodhur rrallë, nënvizojnë sfidat me të cilat përballet zoti Putin në të gjitha frontet. Si Kina ashtu edhe India kanë mbajtur lidhje të forta me Rusinë si dhe një pozicion neutral në raport me luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë zoti Xi shprehu mbështetjen për "interesat thelbësore" të Rusisë, por gjithashtu tha se po kërkonte të punonte së bashku (me Moskën) për të "injektuar stabilitet" në çështjet botërore. Zoti Modi tha se gjithashtu dëshironte të diskutonte "se si mund të ecet përpara drejt rrugës së paqes", duke shtuar se shqetësimet më të mëdha me të cilat përballet bota, janë problemet e lidhura me sigurisë ushqimore, karburantet e plehrat kimikë.

"Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje dhe për këtë duhet të kontribuoni edhe ju gjithashtu", theksoi zoti Modi, çka u pa si një qortim i rrallë publik ndaj presidentit rus.

Komentet e kryeministrit të Indisë hodhën hije mbi pritshmëritë e zotit Putin, i cili e kishte parë takimin e nivelit të lartë, si një mundësi për të forcuar statusin e tij, e si një dëshmi, se ai nuk ishte dhe aq i izoluar ndërkombëtarisht.

Ora 17:21
Shefi i zbulimit ushtarak amerikan: Putini nuk mund ta arrijë objektivin në Ukrainë 

1663428252_shba.JPG

Problemet me të cilat po përballet së fundmi Rusia në Ukrainë me kundërofensivën e kësaj të fundit tregojnë se në këtë pikë që kanë mbërritur gjërat, forcat e saj ushtarake janë të paafta për të arritur qëllimin fillestar të presidentit Vladimir Putin për pushtimin e vendit, tha të premten shefi i zbulimit të Pentagonit.

"Po mbërrijmë në një pikë kur zoti Putin do të duhet të rishikojë objektivat e tij lidhur me operacionin në (Ukrainë)", tha gjeneral-lejtnant Scott Berrier, shef i zbulimit ushtarak amerikan gjatë një konferencë mbi çështje të zbulimit e sigurisë kombëtare shumë pranë Uashingtonit. “Aktualisht është mjaft e qartë se ai (Putini) nuk do të jetë në gjendje të realizojë atë që synoi në fillimet e operacionit", shtoi ai.

Rusia pësoi një tjetër goditje të madhe javën e kaluar, falë një kundërofensivë ukrainase që i detyroi trupat e saj të tërhiqen nga pjesa më e madhe e verilindjes së vendit.

"Rusët planifikuan një pushtim, por janë detyruar të zmbrapsen", tha zoti Berrier, duke përmendur gjithashtu dhe hezitimin e zotit Putin për të mobilizuar plotësisht forcat ruse në luftë.

 

Ora 13:38
Tmerr në Izyum, e gjithë familja, prindërit, gjyshërit dhe vajza e vogël në të njëjtin varr

1663414725_Untitled75.jpg

Mes qindra trupave të gjetur në varrin masiv në një pyll në periferi të qytetit të çliruar nga ukrainasit, u gjetën edhe ato të një familjeje të tërë. Sipas raportimeve Dmytro Lubinets, komisioner për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Ukrainës, në varr janë nëna, babai, të dy rreth të tridhjetave, gjyshërit dhe vajza 5-6 vjeç.

“Ne kemi lajme nga burime lokale se të gjithë u vranë në sulmet ajrore të kryera nga avionët rusë”, tha Lubinets në videon e postuar në Telegram, duke konfirmuar kështu se viktimat e bombardimeve dhe njerëzit viktima të ekzekutimeve të shkurtra janë varrosur në varr masiv, disa të varrosur ende me litar në qafë dhe me duar të lidhura.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • katunari: 17/09/2022 15:40

    you will do shit. Nothing

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'