Lufta në Ukrainë/ Erdogan: Krimea duhet t'u kthehet ukrainasve! Media: SHBA gati të heqë kufizimet për përdorimin e raketave në Rusi

Lufta në Ukrainë/ Erdogan: Krimea duhet t'u kthehet ukrainasve! Media: SHBA gati të heqë kufizimet për përdorimin e raketave në Rusi

Ushtar ukrainas

Presidenti turk Erdogan tha se mbështetja e Ankarasë për integritetin territorial të Ukrainës është 'e palëkundur' dhe se 'kthimi i Krimesë në Ukrainë është i mandatuar nga ligji ndërkombëtar'.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa me rreze të gjatë për të goditur Rusinë 'brenda pak kohësh' duke eliminuar kufizimet aktuale. Kështu shkruan gazeta e Times duke cituar burime të qeverisë britanike pas takimit në Londër mes Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe ministrit të Jashtëm britanik David Lammy, i cili mbërriti në Kiev mëngjesin e sotëm.

Gazeta i referohet si raketave Atacms të prodhuara në SHBA, ashtu edhe të prodhimit britanik 'Storm Shadows'.

Vizita e Blinken dhe Lammy në kryeqytetin ukrainas mund të jetë një mundësi për të zyrtarizuar dritën jeshile për përdorimin e sistemeve të armëve me marrëveshje të përbashkët me Londrën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Londra njofton një ndihmë të re ushtarake prej 700 milionë eurosh për Ukrainën

Foto: David Lammy, Antony Blinken dhe Volodymyr Zelensky

Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, gjatë një vizite në Kiev së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën prej 600 milionë paund (mbi 700 milionë euro).

Ndërkohë qindra raketa të mbrojtjes ajrore, dhjetëra mijëra predha artilerie dhe mjete të blinduara pritet të dorëzohen deri në fund të vitit.

“Krahas Shteteve të Bashkuara, ne jemi të përkushtuar t'i japim Ukrainës atë që i nevojitet për t'i rezistuar pushtimit të paligjshëm të Rusisë”, tha Lammy.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 11/09/2024 20:15

    Nese doni qe ukraina te fshihet nga harta atehere mbare e kollaj por keta qelbesira e perdoren ate vend mish per top , mallkuar qofshin maskarenjte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)