Lufta në Ukrainë po ngadalëson rritjen ekonomike në BE dhe po rrit inflacionin. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të çmimeve të energjisë. Megjithatë borxhi shtetëror në vendet e BE-së është në rënie.
Për shkak të luftës në Ukrainë Komisioni i BE-së e ka ulur në mënyrë drastike parashikimin e tij të rritjes për ekonominë evropiane. Sipas prognozës së pranverës ekonomia e BE-së dhe e vendeve të eurozonës pritet të rritet këtë vit vetëm me 2.7 për qind në vend të katër për qind që pritej më parë. Parashikimi për inflacionin në vendet e eurozonës në vitin 2022 pothuajse është dyfishuar në 6.1 për qind.
Autoritetet e Brukselit sqaruan se lufta në Ukrainë dhe mbi të gjitha çmimet e vazhdueshme të larta të energjisë dhe lëndëve të tjera të para po vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj ekonomisë. Këtyre u shtohen edhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit.
Për vitin e ardhshëm Komisioni i BE-së supozon një rritje prej 2.3 për qind në BE dhe në eurozonë. Në prognozën e shkurtit komisioni kishte parashikuar për vitin 2023 një rritje prej 2.8 për qind për BE-në dhe 2.7 për qind për vendet e eurozonës.
Perspektiva më të këqija edhe për Gjermaninë
Edhe parashikimi për ekonominë gjermane u korrigjua gjithashtu ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës në Ukrainë. Komisioni i BE-së parashikon për këtë vit vetëm rritje prej 1.6 për qind, në vend të 3.6 për qind që pritej më parë. Vitin e ardhshëm ekonomia më e madhe e Evropës, do të rritet me 2.4 për qind në vend të 2.6 për qind që ishte parashikuar më parë./DW
Lajmi kryesor:
Lufta/ Duma ruse nesër mund të ndalojë shkëmbimin e pengjeve të luftës: Ata janë kriminelë nazistë! Ukraina: Pezullohen negociatat me Rusinë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Incidenti në Detin Baltik, NATO do të rrisë praninë në rajon
27 Dhjetor, 16:06
-
Tërmeti i fuqishëm godet arkipelagun Kuril në Rusi, forca 6,6 ballë e shkallës Rihter! Historia e luftës Moskë-Tokio për ishujt
27 Dhjetor, 16:01
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor
27 Dhjetor, 09:54
-
Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021
27 Dhjetor, 09:03
-
Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
27 Dhjetor, 08:16
-
Lufta në Ukrainë/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy
27 Dhjetor, 08:09
-
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan
27 Dhjetor, 07:41
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Rrëzimi i avionit në Kazakistan, mesazhet e fundit të pilotit: Po humbas kontrollin! Ka presion të lartë në kabinë
26 Dhjetor, 17:52