
Në komunikatën përfundimtare të samitit të G7-ës,i bëhet thirrje të gjitha shteteve që të mos i japin ndihmë Rusisë, qoftë kjo ndihmë ushtarake apo çfarëdo lloji ndihme tjetër që mund të ndihmojë Moskën në agresionin e saj kundër Ukrainës.
Edhe pse Kina nuk u përmend asnjëherë, ajo është e pranishme, referuar shkëmbimeve të fundit verbale mes Pekinit dhe Shteteve të Bashkuara sipas burimeve të brendshme.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë











