Lufta në Ukrainë/Zelensky: Humbje të dhimbshme për ushtrinë në Donbas! Biden bisedë telefonike me Zelenskyn: Do ofrojmë 1 mld dollarë ndihmë për sigurinë

Në fjalimin e tij  më të fundit, Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky thotë se në Donbass, forcat e armatosura ukrainase po regjistrojnë humbje të dhimbshme, por pavarësisht kësaj, luftimet duhet të vazhdojnë pasi rajoni është pikë kyçe për të vendosur se kush do dominojë javë  e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do të bëjnë presion për të negociuar një armëpushim me Rusinë sipas asaj që deklaron Colin Kahl, Nënsekretar i Pentagonit.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenbeg thotë:

“Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda”. 

Ndërkohë janë duke zhvilluar negociatat për lirimin e civilëve të bllokuar në bunkerët e fabrikës kimike Severodonetsk

Moska ka ftuar luftëtarët ukrainas që ndodhen në uzinë të lënë armët, duke lënë një korridor të hapur nga ora 7:00 deri në 9:00 , por Kievi kërkon një kalim në Lysychansk, bastioni i fundit në rajonin e Luganskut, ndërsa Moska po planifikon një rrugë për në Svatovo, në territoret e kontrolluara nga pro-rusët.

Për inteligjencën perëndimore këto janë orë vendimtare: "Kjo fazë mund të përcaktojë rezultatin afatgjatë të luftës".

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë së cilës vuri në dukje se të gjitha palët duhet të gjejnë një zgjidhje adekuate të krizës në Ukrainë dhe në mënyrë të përgjegjshme.

“Kina e ka vlerësuar gjithmonë çështjen e Ukrainës nga një këndvështrim historik dhe nga ajo që është e drejtë dhe e gabuar, duke shprehur gjykime të pavarura dhe duke promovuar në mënyrë aktive paqen botërore dhe stabilitetin e rendit ekonomik global ", tha presidenti Xi Jinping.  

Presidenti i SHBA Joe Biden foli në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën përpara një njoftimi për 1 miliard dollarë ndihmë për sigurinë dhe ndihmë të tjera humanitare për Ukrainën në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.  

“Kam riafirmuar angazhimin tim se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të Ukrainës ndërsa ajo mbron demokracinë e saj dhe të mbështesë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit të paprovokuar rus”, tha Biden në një deklaratë. 

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithashtu 225 milionë dollarë ndihmë humanitare, të cilat Biden tha se do të shkojnë drejt furnizimit me ujë të pijshëm të sigurt, furnizime kritike mjekësore dhe kujdes shëndetësor, ushqim, strehim dhe para për familjet për të blerë sende thelbësore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Rusia njofton për reduktimin e gazit, Gjermania e quan ‘përpjekje për të rritur çmimin’

Gjiganti i gazit rus, Gazprom tha se do të reduktojë më tej furnizimet ditore të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1, lëvizje kjo që ministri gjerman i ekonomisë e kritikoi si një pretekst për të mbjellë pasiguri dhe për të rritur çmimet.

Gazprom tha në një deklaratë më 15 qershor se një ulje e mëtejshme prej 33 përqind do të nisë në orën 1:30 të mëngjesit me orën e Moskës, pra më 16 qershor.

Kjo është dita e dytë radhazi që Gazprom, kompani në pronësi shtetërore tha se do të reduktonte gazin natyror të shpërndarë përmes tubacionit.

Në njoftimin e 14 qershorit thuhet se Gazprom do të shkurtonte dërgesat në 100 milionë metra kub në stacionin e kompresorit Portovaya "për shkak të kthimit të parakohshëm të njësive të pompimit të gazit nga riparimi nga Siemens".

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.

Habeck iu përgjigj njoftimit të Gazprom për një ulje të mëtejshme më 15 qershor duke thënë se justifikimi i tij ishte një përpjekje për të rritur çmimin.

"Justifikimi i palës ruse është thjesht një pretekst. Është padyshim strategjia e tyre për të krijuar shqetësim dhe për të rritur çmimet," tha Habeck në Berlin.

Aktualisht, mungesa në furnizimet me gaz mund të plotësohet nëpërmjet blerjes së gazit në treg, "megjithëse me çmime të larta", tha Habeck, duke shtuar se "siguria e furnizimit është e garantuar".

Rregullatori i rrjetit të energjisë në Gjermani tha se aktualisht po vlerëson situatën dhe ndikimin e mundshëm të një reduktimi të mëtejshëm të furnizimeve.
"Siguria e furnizimit aktualisht është ende e garantuar," tha një zëdhënës i rregullatorit.

Gazprom gjithashtu shkurtoi eksportet e gazit në Itali, tha më 15 qershor firma italiane e energjisë Eni, duke shtuar se nuk ishte dhënë asnjë shpjegim për reduktimin.

“Eni konfirmon se Gazprom ka kumtuar një reduktim të kufizuar në furnizimet me gaz për sot, në një vlerë prej rreth 15 për qind”, tha një zëdhënës. Eni po monitoron situatën, shtoi ai.

Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani tha se reduktimi e gazit nuk ka krijuar ndonjë çështje kritike deri tash./REL

Ora 22:43
Ukraina kundërshton ultimatumin rus për të dorëzuar Sievierodonetskun

Ukraina injoroi të mërkurën një ultimatum të Moskës për të dorëzuar qytetin lindor të Sievierodonetskut. Këto zhvillime vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara njoftuan një ndihmë të re ushtarake për Kievin, si dhe u kërkuan aleatëve që të mos "humbasin vrullin", në mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Sievierodonetsku, ka qenë për javë të tëra një pikë e nxehtë luftimesh që kanë rrënuar pothuajse qytetin. Të mërkurën në mëngjes, forcat ruse u kërkuan trupave ukrainase të strehuara në një fabrikë kimikatesh që të ndalin atë që e quajtën "rezistencë e pakuptimtë e të dorëzojnë armët".

Autoritetet e Ukrainës thotë se më shumë se 500 civilë, mes tyre edhe 40 fëmijë, janë strehuar brenda fabrikës Azot, krahas ushtarëve ukrainas.

Kryetari i bashkisë së Sievierodonetskut Oleksandr Stryuk, tha se forcat ruse po përpiqeshin të sulmonin qytetin nga disa drejtime, por ukrainasit po vazhdonin ta mbronin atë edhe pse të gjitha urat mbi lumenj janë shkatërruar tashmë.

"Situata është e vështirë, por e qëndrueshme", tha ai për një televizion ukrainas. "Rrugët për të shpëtuar janë të rrezikshme, por ka disa".

Zoti Stryuk nuk foli rreth ultimatumit të Rusisë.

Moska kishte thënë se do t'i lejonte civilët të evakuoheshin nga uzina të mërkurën, por separatistët e mbështetur nga Rusia thanë se sulmet me artileri nga ana e ukrainase i kishin prishur planet.

Guvernator i rajonit të Luhanskut Serhiy Gaidai, që përfshin Sievierodonetskun tha se ushtria e Ukrainës po vazhdon ta mbrojë qytetin dhe se po bën përpjekje për të mbrojtur nga forcat ruse edhe qytetin e Lysychanskut, që shtrihet në anën tjetër të lumit Siverskyi Donets.

Luhansku është një nga dy provincat lindore që Moska ka si objektiv t’i pushtojë. Së bashku Sievierodonetskun ato përbëjnë Donbasin, një rajon industrial ku Rusia ka përqendruar sulmin e saj që pas dështimit për të marrë kryeqytetin e Ukrainës, në muajin mars./VOA

Ora 22:00
SHBA: Kina rrezikon të jetë në anën e gabuar të historisë

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Kina ka kërkuar të qëndrojë neutrale ndaj konfliktit, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore.

Dhe në një telefonatë sot, presidenti i Kinës Xi Jinping e siguroi presidentin rus Putin për mbështetjen e Pekinit për "sovranitetin dhe sigurinë" e Moskës, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Por SHBA-të kanë shprehur shqetësimin, duke paralajmëruar se kombet që mbështesin Putinin për pushtimin e tij në Ukrainë do të jenë "në anën e gabuar të historisë".

“Kina pretendon të jetë neutrale, por sjellja e saj e bën të qartë se ajo ende po investon në lidhje të ngushta me Rusinë”, citon AFP të ketë thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Tregtia dypalëshe e Kinës me Rusinë u rrit në tremujorin e parë të vitit , duke u rritur me 28% nga një vit më parë, sipas të dhënave të doganave kineze.

Ora 21:37
Gjenerali i lartë amerikan: Rusia ka humbur 20-30% të forcës së saj të blinduar

Gjenerali amerikan Mark Milley, është shprehur se rusët kanë humbur afërsisht 20-30% të forcës së tyre të blinduar gjatë luftës në Ukrainë.

"Kjo është e rëndësishme, kjo është e madhe," tha kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Rusët po kryenin gjuajtje masive por pa arritur domosdoshmërisht efekt ushtarak", tha ai.

Por ukrainasit po përdornin teknika shumë më të mira artilerie dhe duke luftuar një luftë shumë efektive taktikisht me zjarre dhe manovra.

Ai tha gjithashtu se raportet në media se 100 ushtarë ukrainas po vdisnin çdo ditë, me 100-300 të tjerë të plagosur, ishin në bazë të vlerësimeve të SHBA.

Ora 20:52
OKB: Më shumë se 4400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës

Pothuajse 10,000 civilë ukrainas janë vrarë ose plagosur që nga shpërthimi i luftës, sipas Kombeve të Bashkuara.

Shifrat e publikuara nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut sot bëjnë me dije se 4452 civilë janë vrarë, ndërsa 5531 janë plagosur.

Numri i të vdekurve që nga 24 shkurti përfshin 280 fëmijë.

Shumica e viktimave dhe lëndimeve janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet dhe sulmet me raketa, raketa dhe ajrore, thotë OHCHR.

Ai beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta se ato të raportuara, me viktima nga zonat e luftimeve të ashpra që ende nuk janë vërtetuar.

Ora 20:20
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s flasin për armatimin e Ukrainës

Perëndimi duhet të shtojë furnizimin me armë për Ukrainën dhe të angazhohet për të ndihmuar luftën ushtarake të vendit, tha më 15 qershor Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.
Austin kryesoi një takim në Bruksel prej pothuajse pesëdhjetë vendesh, të angazhuar për të mbështetur Ukrainën për të marrë parasysh se çfarë mund të bëhet më shumë.
Ai u bëri thirrje më shumë se 45 vendeve pjesëmarrëse të tregojnë "vendosje të palëkundur për t'i ofruar Ukrainës urgjentisht ndihmën që i duhen për t'u mbrojtur".


“Ne duhet të forcojmë angazhimin tonë të përbashkët për vetëmbrojtjen e Ukrainës dhe duhet të punojmë edhe më shumë për të siguruar që Ukraina të mund të mbrojë veten, qytetarët dhe territorin e saj”, tha ai.


Takimi u mbajt në ditën e hapjes së një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në selinë e aleancës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, më 14 qershor, bëri thirrje për dërgesa më të mëdha dhe më të shpejta të armëve perëndimore, veçanërisht sistemeve të mbrojtjes kundër raketave.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexei Reznikov, i cili mori pjesë në këtë takim në Bruksel të thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, tha se ai është mirënjohës për të gjithë ndihmën ushtarake që kombet tashmë i kanë dhënë ose premtuar Ukrainës.

Takimi zyrtar i NATO-s duhet të fillojë në mbrëmjen e 15 qershorit, në të cilin ministrat do të diskutojnë kërkesat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.


“Aleatët janë të përkushtuar të vazhdojnë të ofrojnë pajisjet ushtarake që i duhen Ukrainës për të fituar, duke përfshirë armë të rënda dhe sisteme me rreze të gjatë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ukraina ka marrë vetëm 10 për qind të armëve që ka kërkuar nga Perëndimi për të ndihmuar në luftimin e pushtimit rus, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Anna Malyar, më 14 qershor.


“Pavarësisht se sa përpjekje bën Ukraina, sado profesioniste të jetë ushtria jonë, pa ndihmën e partnerëve Perëndimorë, ne nuk do të jemi në gjendje ta fitojmë këtë luftë”, tha ajo.

Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi./REL

Ora 20:00
Nga sistemet raketore tek ato mbrojtëse, ja çfarë përfshin paketa e re e ndihmës së sigurisë së SHBA për Ukrainën 

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka detajuar paketën më të fundit të ndihmës për sigurinë që SHBA po i dërgon Ukrainës për të luftuar pushtimin rus, në total rreth 1 miliard dollarë. Ai përfshin një numër obusi shtesë, municione, si dhe sisteme mbrojtëse bregdetare Harpoon.

"Shtetet e Bashkuara kanë dhënë tani rreth 6.3 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga fillimi i administratës së Bidenit, duke përfshirë rreth 5.6 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Rusisë më 24 shkurt," tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit J. Todd Breasseale.

Si pjesë e "tërheqjes presidenciale" të 12-të me vlerë rreth 350 milionë dollarë, SHBA-ja po dërgon 18 topa shtesë me mjete taktike për t'i tërhequr ato, 36,000 fishekë municione 155 mm për obusët, si dhe pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera për artilerinë.

Tërheqja përfshin gjithashtu municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, ose HMARS, dhe automjete taktike "për të rikuperuar pajisjet".

Si pjesë e një pakete prej 650 milionë dollarësh nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), SHBA po dërgon dy sisteme mbrojtëse bregdetare Harpoon, si dhe mijëra radio të sigurta dhe mijëra pajisje për shikim natën, pamje termike dhe optika të tjera.

Paketa e USAI përfshin gjithashtu financimin për trajnimin, mirëmbajtjen, mirëmbajtjen, transportin dhe kostot administrative.

Këtu është përmbledhja e plotë nga Pentagoni i asaj që është në paketë:

Autorizimi i autoritetit presidencial të tërheqjes (PDA) është tërheqja e dymbëdhjetë e pajisjeve nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti 2021. Aftësitë në këtë paketë përfshijnë:

  • 18 hauci 155 mm
  • 36,000 fishekë municion 155 mm
  • 18 mjete taktike për tërheqjen e obuseve 155 mm
  • Municion shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë;
  • Katër automjete taktike për të rikuperuar pajisjet
  • Pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera

Sipas USAI, Departamenti i Mbrojtjes do t'i ofrojë Ukrainës aftësitë prioritare afatshkurtër për t'u mbrojtur kundër agresionit rus. Në këtë paketë përfshihen:

  • Dy sisteme mbrojtëse bregdetare Harpoon
  • Mijëra radio të sigurta
  • Mijëra pajisje Night Vision, pamje termike dhe optika të tjera
  • Financimi për trajnimin, mirëmbajtjen, mirëmbajtjen, transportin dhe kostot administrative. 
Ora 19:30
Biden bisedë telefonike me Zelenskyn: SHBA-të do të qëndrojnë në krah të Ukrainës, do ofrojmë 1 mld dollarë ndihmë për sigurinë

Presidenti i SHBA Joe Biden foli në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën përpara një njoftimi për 1 miliard dollarë ndihmë për sigurinë dhe ndihmë të tjera humanitare për Ukrainën në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë.  

“Kam riafirmuar angazhimin tim se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të Ukrainës ndërsa ajo mbron demokracinë e saj dhe të mbështesë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit të paprovokuar rus”, tha Biden në një deklaratë. 

"Unë e informova Presidentin Zelenskyy se Shtetet e Bashkuara po ofrojnë një tjetër miliard dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën, duke përfshirë artileri shtesë dhe armë të mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave që ukrainasit kanë nevojë për të mbështetur mbrojtjen e tyre. operacionet në Donbas. Ne diskutuam gjithashtu përpjekjet e Sekretarit Austin në Bruksel sot për të koordinuar mbështetjen shtesë ndërkombëtare për forcat e armatosura të Ukrainës”, shtoi Biden.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithashtu 225 milionë dollarë ndihmë humanitare, të cilat Biden tha se do të shkojnë drejt furnizimit me ujë të pijshëm të sigurt, furnizime kritike mjekësore dhe kujdes shëndetësor, ushqim, strehim dhe para për familjet për të blerë sende thelbësore.

Ora 18:21
Macron: Zgjerimi i BE-së nuk mund të jetë zgjidhja e vetme për stabilitetin e fqinjëve të saj si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia

1655294386_Capture.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian "nuk mund të jetë e vetmja përgjigje për stabilitetin" e vendeve fqinje si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

"Para së gjithash, sepse është një proces që është me të drejtë kërkues dhe sepse ne gjithashtu duhet të vazhdojmë të thjeshtojmë Europën tonë në mënyrë që të jetë më efikase," tha Macron gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidenten moldave Maia Sandu të mërkurën në kryeqytetin e Moldavisë. të Kishinevit.

Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një komuniteti më të gjerë politik europian për të bashkëpunuar mbi çështje kyçe si mbrojtja dhe siguria, të cilat nuk do të zëvendësonin aderimin.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në fund të qershorit në Bruksel për të diskutuar aplikimet për kandidaturë të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Ky do të jetë samiti i fundit i BE-së i mbajtur nën presidencën franceze.

“Roli im është të krijoj konsensus”, tha Macron.

Franca ka marrë gjithashtu iniciativën për të udhëhequr Platformën Evropiane të Mbështetjes së Moldavisë, e cila i premton vendit të Evropës Lindore 650 milionë euro (675 milionë dollarë) ndihmë, sipas Macron.

Ora 18:03
Bllokimi i porteve në Detin e Zi, eksporti i grurit në Ukrainë u ul me 40% në fillim të qershorit

Ukraina eksportoi 40% më pak grurë në gjysmën e parë të qershorit sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ministria e Politikës Agrare dhe Ushqimit fajësoi për rënien bllokadën Ruse ndaj porteve ukrainase në Detin e Zi, raporton agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Megjithatë, gjatë gjithë vitit, ministria tha gjithashtu se eksporti i përgjithshëm nga korriku 2021-qershor 2022 ishte 10.3% më i lartë se 12 muajt e mëparshëm.

Ndërkohë, zëvendësministri i parë i Politikës Agrare dhe Ushqimit, Taras Vysotskyy, thotë se nëse portet e Ukrainës mbeten të bllokuara, ajo do të përdorë ashensorë të lëvizshëm drithërash për të ruajtur drithërat që nuk mund të eksportohen.

"Bankat dhe kontejnerët e ashensorëve po sillen tani si një Plan B për të ruajtur grurin nëse eksporti i shpejtë është i pamundur," thotë ai.

Ai vjen mes shqetësimeve që Ukraina nuk do të jetë në gjendje të gjejë mundësi për ruajtjen e 15 milion ton drithë deri në tetor.

Ora 17:54
BE nënshkruan marrëveshjen e gazit me Izraelin dhe Egjiptin

Si pjesë e lëvizjeve të BE-së për t'i dhënë fund varësisë së saj në furnizimet me gaz nga Rusia, blloku ka nënshkruar një marrëveshje të përkohshme me Izraelin dhe Egjiptin për eksportin e gazit natyror.

Marrëveshja do të shihte një rritje të konsiderueshme në sasinë e gazit natyror izraelit të eksportuar në Egjipt, ku mund të lëngëzohet dhe më pas të dërgohet në tregjet evropiane.

Izraeli vlerësohet të ketë rezerva gazi prej të paktën një trilion metër kub. Dy rrugë për të sjellë gazin në Evropë janë aktualisht në shqyrtim rruga e Egjiptit është një opsion, ndërsa një tubacion i parashikuar përmes Turqisë është një tjetër.

Rusia furnizon BE-në me 40% të gazit natyror që importon .

Zyrtarët e BE-së thonë se varësia e bllokut nga gazi rus i lejon Moskës të praktikojë një formë shantazhi mbi Evropën. Në mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.

"Ky është një hap i madh përpara në furnizimin me energji në Evropë, por edhe që Egjipti të bëhet një qendër rajonale e energjisë”, tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen

Ora 17:39
Administrata Biden pritet të ofrojë dhe 1 miliard dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Administrata Biden të mërkurën pritet të shpallë një ndihmë ushtarake shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, sipas një zyrtari amerikan.

Paketa pritet të përfshijë dërgesat e obuseve shtesë, municioneve dhe sistemeve të mbrojtjes bregdetare ndër artikujt e parë që do të dërgohen.

Duke folur në Bruksel, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA dhe Ukraina "po punojnë në hap për të përmbushur kërkesat e Ukrainës për aftësi të reja, veçanërisht nevojën e saj për zjarre me rreze të gjatë, forca të blinduara dhe mbrojtje bregdetare".

Paketa pritet të përfshijë armë dhe furnizime që mund të dërgohen shpejt nga rezervat ekzistuese të SHBA, si dhe lëshimin e kontratave të reja për furnizime afatgjata për Ukrainën.

Ora 16:04
Zelensky iu drejtohet deputetëve çekë: Jini me ne, e gjithë Europa është në rrezik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua anëtarëve të parlamentit çek përmes një video konference dhe e krahasoi gjendjen e vendit të tij me pushtimin e Çekosllovakisë nga sovjetikët në vitin 1968.

Presidenti Zelensky falënderoi çekët për mbështetjen e tyre dhe ofrimin e armëve të rënda në një pikë vendimtare të konfliktit.

"Ne jemi me ju, jini me ne," tha ai, duke cituar një rresht të famshëm nga një prej transmetimeve të fundit radiofonike në vitin 1968 përpara se ushtarët rusë të merrnin ndërtesën e Radios Çekosllovake.

Ai tha se Ukraina tani po përdor të njëjtat fjalë për t'u bërë thirrje të gjitha kombeve demokratike të botës.

Zelensky gjithashtu paralajmëroi se Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë dhe e gjithë Evropa Qendrore dhe Lindore ishte në rrezik nga agresioni rus.

Ora 15:50
Zelensky bën thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë: Ambiciet e Moskës shkojnë deri në Varshavë e Sofje

1655301113_zelelll.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të rrisë regjimin e sanksioneve ndaj Rusisë, ku ka kërkuar një paketë të shtatë masash ndëshkuese kundër Moskës.

27 vende të BE-së ranë dakord në fund të muajit të kaluar për një paketë të gjashtë sanksionesh që do të ndalonte shumicën e importeve të naftës ruse, por përjashtuan naftën e papërpunuar që shpërndahet përmes tubacioneve, për shkak të kundërshtimeve të Hungarisë.

Në një fjalim me video-lidhje drejtuar të dy dhomave të parlamentit çek më 15 qershor, Zelensky falënderoi Republikën Çeke për ndihmën e dhënë Ukrainës deri më tani, por i kërkoi Perëndimit që të mos e ndalojë mbështetjen për vendin e tij.

"Ne jemi me ju, jini edhe ju me ne," u tha Zelensky ligjvënësve çekë, të cilët e duartrokitën atë.

Zelensky gjithashtu i bëri thirrje BE-së që t'i japë Ukrainës statusin e kandidatit - hapi i parë në rrugën e gjatë shumëvjeçare drejt anëtarësimit në bllok.

Ai paralajmëroi gjithashtu për ambiciet territoriale të Rusisë, duke thënë se presidenti Vladimir Putin nuk do të mjaftohet vetëm me pushtimin e Ukrainës.

BE arrin marrëveshje kompromisi për ndalesë në naftën ruse

“Rusia nuk është e interesuar vetëm për Mariupolin, Severodonjeckun, Kharkivin dhe Kievin. Jo, ambiciet e saj janë projektuar në një zonë të gjerë, nga Varshava në Sofje”, tha ai.

“Si në të kaluarën, pushtimi rus i Ukrainës është hapi i parë që i duhet udhëheqjes ruse për të hapur rrugën drejt vendeve të tjera, drejt pushtimit të popujve të tjerë”, tha ai.

Republika Çeke merr presidencën e rradhës të BE-së më 1 korrik./REL

Ora 13:56
Macron: Kievi do të duhet të negociojë me Moskën, BE-ja do të jetë aty

Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur para trupave franceze në Rumani tha se është koha që Kievi të negociojë me Moskën, duke ripërsëritur se përkrahja e Evropës nuk do të mungojë. 

"Në një moment të caktuar ne do të duhet të negociojmë. Presidenti ukrainas do të duhet të negociojë me Rusinë dhe ne, evropianët, do të jemi përreth atë tavolinë”, tha Macron.

Ora 13:43
Xi drejtuar Putinit: Kemi nevojë për një zgjidhje në mënyrë të përgjegjshme

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë së cilës vuri në dukje se të gjitha palët duhet të gjejnë një zgjidhje adekuate të krizës në Ukrainë dhe në mënyrë të përgjegjshme.

“Kina e ka vlerësuar gjithmonë çështjen e Ukrainës nga një këndvështrim historik dhe nga ajo që është e drejtë dhe e gabuar, duke shprehur gjykime të pavarura dhe duke promovuar në mënyrë aktive paqen botërore dhe stabilitetin e rendit ekonomik global ", tha presidenti Xi Jinping.  

Ora 10:43
Provokon Medvedev: Unë dyshoj se Ukraina do të ekzistojë ende pas 2 vjetësh

Në një postim në Telegram, nënkryetari aktual i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ragoi pas një lajmi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku thuhet se Ukraina përpiqet të marrë gaz nga sponsorët e saj jashtë shtetit duke paguar në dy vjet.

“Pyetja e vetme është: Kush na thotë se Ukraina do të ekzistojë ende pas dy vjetësh?", tha në mënyrë provokuese Medvedev.

Ora 10:00
A po i dërgon Gjermania armët e premtuara në Ukrainë?

1655280050_page.jpg

Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të rënda, por deri tani Ukraina asnjë copë nuk ka mbërritur në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado që shkon, ai duhet të japë llogari për mbështetjen ushtarake të Gjermanisë ndaj Ukrainës. Kështu për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Vilnius, Lituani, më 7 qershor.

"Gjermania është një nga mbështetësit ushtarakë kryesorë të Ukrainës. Askush nuk dërgon aq shumë sa Gjermania. Ka disa vende që japin po aq shumë, si SHBA. Por Gjermania është një nga vendet që ka dërguar shumë sipas mundësive të saj. Kemi dërguar sasi të mëdha armë antitank raketa kundërajrore dhe sasi gjigande municionesh”, tha Olaf Scholz.

Vendim historik

Por Scholzi e ka fjalën për armatime mbrojtëse të lehta. E për rrjedhojë:, armatimet që ka dërguar Gjermania deri tani janë të parëndësishme, krahasuar me sistemet e armëve të ofruara nga vendet e tjera. Bundestagu gjerman tashmë e ka dhënë dritën jeshile: Më 28 prill 2022, deputetët miratuan furnizimin e Ukrainës me armë të rënda. Ishte një kthesë në historinë e Gjermanisë. Por deri më tani në Ukrainë nuk ka mbërritur asgjë nga artileria e rëndë nga Gjermania.

Por është premtuar shumë: Scholz ka premtuar shtatë tanke "Haubitze 2000" të prodhimit gjerman. Ato janë sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe pritet të dërgohen në Ukrainë në fund të qershorit. Ushtarët ukrainas po trajnohen tani në një bazë gjermane për përdorimin e tyre

Scholz ka premtuar edhe 50 tanke anti-ajrore të tipit Gepard. Ato mund të dërgohen në korrik. Veç kësaj, ai ka thënë se edhe sistemi raketor i mbrojtjes nga ajri IRIS-T është duke u bërë gati për t'u përdorur në Ukrainë. Ai hyn te sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore të Gjermanisë dhe do t'i mundësonte Ukrainës të mbronte një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse. Por kur do të mbërrijë ky sistem në Ukrainë? Kjo nuk është e qartë.

SHBA dhuron 4,5 miliardë Euro armatim

Sa për krahasim, nga fillimi i luftës deri më 1 qershor, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar ose dërguar armë dhe pajisje me vlerë prej 4,6 miliardë dollarë (4,37 miliardë euro), sipas shifrave zyrtare. Ndër to hyjnë shumë armë të rënda, si p.sh. artileri haubitze  dhe raketahedhës.

Vendet e BE-së dhe SHBA-të kanë filluar qysh javën e kaluar dërgimin e haubitzeve perëndimore. Së shpejti ato do të dërgojnë raketa të shumta me precizion të lartë. Koordinimi i këtyre hapave duke siguruar që ushtria ukrainase të marrë më shumë municion do të jetë në qendër të diskutimeve të Brukselit. "Ne jemi në një pikë vendimtare”, thotë kryetarja e komitetit të mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP). Javët e ardhshme, më tepër ditët në vijim, do të tregojnë  se cilin drejtim do të marrë  lufta në Ukrainë. Vonesat e Gjermanisë i kritikon ashpër opozita gjermane. Ndërsa kancelarj gjerman Olaf Scholz, do të shkojë të enjten në Kiev për herë të parë që nga fillimi i luftës,  kryetari i opozitës Friedrich Merz ka qenë aty qysh në fillim të majit.

Grupi parlamentar i partisë së tij, Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial po përgatit një projektrezolutë për të mbështetur Ukrainën me armë të rënda. "Qeveria federale po shpërfill vendimin e qartë të parlamentit", tha nënkryetari i këtij grupi, Johann Wadephul (CDU). Politikani opozitar kujtoi se Bundestagu kishte vendosur qartë të furnizonte Ukrainën  me armë të rënda.

"Në vend që të japim armë efektive, ne japim vetëm justifikime nga për gjoja koordinim me NATO-n ose për mosfunksionimin e shkëmbimit me vendet e tjera.”/DW

Ora 09:26
Zelensky: Rezultati i Donbasit do të përcaktojë rrjedhën e luftës, kemi nevojë për armë moderne anti-raketë

Në video- mesazhin e tij më të fundit tha se mbrojtja e Donbasit është jetike, pasi rezultati i betejës për rajonin lindorë do të vendosë mbi rrjedhën e luftës.

Lideri ukrainas përsëriti se Ukraina ka nevojë për armë moderne anti-raketë, duke thënë se nuk ka asnjë justifikim për zvarritje

“Forcat ukrainase po pësonin humbje të dhimbshme duke luftuar me trupat ruse në qytetin lindor të Severodonetsk dhe në rajonin e Kharkiv”, tha ai.

Ndërkohë, forcat e Ukrainës janë ende duke u përpjekur të evakuojnë civilët nga Severodonetsk pasi Rusia shkatërroi urën e fundit në qytet.

Zelensky u bëri thirrje njerëzve të mbahen të forte dhe të vazhdojnë të luftojnë.

Ora 08:26
Babushka, e moshuara ukrainase që u përdor nga propaganda e Kremlinit: Po jetojmë me frikë dhe terror

1655274325_ukraina.jpg

Një grua e moshuar ukrainase duke valëvitur një flamur të kuq sovjetik është bërë fytyra e re e propagandës së Kremlinit.

Në një video që tashmë është bërë virale shihet se si takohet “Babushka Z” me disa ushtarë ukrainas.

Gruaja që është bërë e njohur si Babushka Z – “gjyshja Z” në rusisht, duke iu referuar kështu simbolit të luftës ‘Z’, por ajo mërzitet teksa sheh fotot që janë bërë virale në Rusi.

“Unë kurrë nuk kam parë asnjë prej tyre,” thotë ajo për BBC-në.

Në video, ajo shihet duke ecur drejt dy ushtarëve ukrainas teksa mban një flamur të kuq sovjetik. Ushtarët thonë se kanë mbërritur për ta ndihmuar dhe për t’i ofruar një qese me ushqim. Pastaj ia heqin flamurin dhe e hedhin në tokë. Kështu gruaja, duke u ndjerë e fyer, ua kthen ushqimin.

“Prindërit e mi vdiqën për atë flamur në Luftën e Dytë Botërore”, dëgjohet në video ajo e indinjuar.

Propaganda ruse rrallëherë është në gjendje të përqendrohet te individët dhe ata e panë këtë grua si një shembull të rrallë të një ukrainase që i vinte keq për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe i konsideronte rusët si çlirimtarë. Shumica e ukrainasve, madje edhe në rajonet rusishtfolëse, nuk e kanë mirëpritur pushtimin, kështu që vërshimi i flamurit sovjetik nga ajo u përdor si provë se veprimet e Rusisë kanë mbështetje nga banorët vendas. Deri vonë, askush nuk e dinte identitetin e vërtetë të ‘Babushka Z’. Në fakt, askush nuk ishte i sigurt nëse ajo ishte gjallë.

Por ajo është një person shumë real dhe jeton në një fshat afër Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, bashkë me burrin e saj, qentë, macet dhe lepujt.

69-vjeçarja, emri i së cilës është Anna Ivanovna duket e habitur kur gazetari i tregon fotot e statujës së bërë në imazhin e saj.

“A dukem vërtet kaq e vjetër?”, tha ajo.

Por historia e saj është shumë e ndryshme nga imazhi që kanë nxjerrë mediat ruse. Ajo nuk e mbështet luftën.

"Si mund ta mbështes popullin tim që vdes? Nipërit dhe mbesat e mia u detyruan të shkojnë në Poloni. Ne jetojmë në frikë dhe terror."

Pra, pse Anna përshëndeti ushtarët me një flamur sovjetik? Ajo thotë se është keqkuptuar. Ajo pretendon se ngatërroi dy ushtarët ukrainas që i ofronin ushqimin me ushtarët rusë.

"Unë isha i lumtur që rusët do të vinin dhe nuk do të luftonin me ne. Isha i lumtur që do të bashkoheshim përsëri."

Anna nuk ka vënë asnjë nëntekst politik në aktin e saj. Flamuri i kuq, thotë ajo, nuk është flamuri i Bashkimit Sovjetik, jo i Rusisë, por "flamuri i dashurisë dhe lumturisë në çdo familje, në çdo qytet, në çdo republikë. Jo i gjakderdhjes. Dhe kushdo që thotë ndryshe, është gabim."

Ndërsa Ana fliste, aty pranë dëgjohej zhurma e vazhdueshme e artilerisë dhe e luftimeve. Ajo nuk u tremb një herë - ajo është mësuar me të.

"Nëse do të mund të flisja me Vladimir Putin, do të thoja, ju keni bërë një gabim. Ne punëtorët ukrainas, çfarë kemi bërë ndonjëherë për ta merituar këtë? Ne jemi ata që po vuajmë më shumë",tha ajo. 

Por Anna është nga koha sovjetike dhe heziton të kritikojë hapur liderin rus.

"Putini është një president. Një car, një mbret, një perandor."

Edhe pse është bërë yll në Moskë, fshati i Anës nuk është kursyer nga forcat e Putinit, është bombarduar disa herë.

Ndërsa kalojmë me makinë, disa shtëpi janë në flakë. Të tjerët janë bërë hi. Shtëpia e saj ka vuajtur nga granatimet, dritaret e saj janë thyer, çatia është dëmtuar dhe copëzat janë shpërndarë në lëndinën e përparme.

Anna ka frikë për sigurinë e saj tani. Në Ukrainë, ajo po sulmohet në internet sepse shihet si pro-ruse.

Të gjithë fqinjët e saj e shmangin atë. Është një fshat i vogël dhe të gjithë e njohin njëri-tjetrin.

"Nuk jam e lumtur që më kanë bërë të famshëm. Sepse në Ukrainë, tani më konsiderojnë tradhtare.", tha ajo. BBC

S.C/E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja