Moska: Mariupoli ka rënë! Biden: Nuk ka asnjë provë! Zbulohen varre masive të reja në Manhush, Kievi: Rusët mund të varrosin deri në 9 mijë trupa

Forcat ruse vijojnë bombardimet, shënjestër e të cilëve së fundmi ishte rrjeti hekurudhor në Dnipro. Guvernatori i qytetit bëri me dije se nga sulmi me raketa rrjeti hekurudhor është shkatërruar totalisht dhe se nuk dihet se kur transporti hekurudhor mund të rifillojë nga puna.

Ukraina ka zbuluar varre masive në Manhush, ku zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse mund të varrosë mbi 9 mijë trupa civilësh. Sipas tyre, rusët pushtuesit po gërmojnë llogore rreth 30 metra dhe po përdorin kamionë për të sjellë kufomat në varret masive. 

Presidenti amerikan Joe Biden priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, ku bëri me dije se SHBA do të ofrojë edhe 800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën. Presidenti Volodymyyr Zelensky falënderoi Joe Biden.  

Pretendimet e Moskës se qyteti i Mariupolit ka rënë, Kievi i mohon. Nga ana tjetër, Biden deklaroi se nuk ka asnjë prove që tregon se Mariupol ka rënë. Sipas presidentit amerikan, beteja e Kievit ishte një fitore historike, ndërsa thekson se Putin nuk do të fitojë kurrë në Ukrainë.

Në kundërpërgjigje të sanksioneve të Perëndimit, Rusia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj 29 figurave politike, mediatike dhe biznesore amerikane. Mes personave të përfshirë në listën e zezë ruse, përveç nënpresidentes së SHBA-së, Kamala Harris dhe bashkëshortes së tij është edhe presidenti dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg.

Presidenti Zelensky mbajti një fjalim online në parlamentin portugez, nga ku deklaroi se ushtria ruse po detyron ukrainasit të këndojnë himnin rus me qëllim që t’i poshtërojë. Zelensky mbajti edhe një fjalim në samitin e Bankës Botërore dhe FMN-së, ku u shpreh se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për t'u përballur me humbjet shkatërruese ekonomike të shkaktuara nga rusët.

Letonia dhe Estonia janë dy vendet e para që kanë njohur zyrtarisht gjenocidin e Rusisë në Ukrainë. Dy parlamentet kanë votuar pro për njohjen e luftës së Rusisë si një “gjenocid kundër popullit ukrainas”, duke u bërë thirrje qeverive të tjera dhe organizatave ndërkombëtare që “të bëjnë të njëjtën gjë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
Banka Botërore: Ukraina ka 60 miliardë dëme në infrastrukturë

ukraine-rt-rc-220325_1648235882819_hpEmbed_23x15_992.jpg" style="height:508px; width:780px" />
Banka Botërore ka vlerësuar se dëmet e ndërtesave dhe infrastrukturës ukrainase për shkak të luftës arrijnë në 60 miliardë dollarë. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, i cili tha gjithashtu se fatura e dëmeve është e destinuar të rritet.

Ora 22:22
Zelensky flet në parlamentin portugez: Ukrainasit detyrohen të këndojnë himnin rus

"Njerëzit u detyruan të këndojnë himnin rus për t'u poshtëruar, kjo është ajo që ndodh në Ukrainë në 2022". Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një video-konference në parlamentin portugez.

Ora 22:20
Macron: Pas masakrës në Bucha, asnjë kontakt me Putinin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se nuk kishte asnjë kontakt me homologun e tij rus, Vladimir Putin, që nga zbulimi i masakrës së civilëve në Bucha në fillim të prillit.

“Nuk kam dëgjuar prej tij që nga koha e Buçës”, iu përgjigj Macron një pyetjeje në lidhje me liderin e Kremlinit gjatë programit të lajmeve France 2.

Macron më pas deklaroi se do të presë rizgjedhjen e tij të mundshme përpara se të vendosë për një udhëtim në Kiev.

Ora 22:16
42 fshatra në Ukrainën lindore janë pushtuar nga Rusët

Në kohën që konflikti në Ukrainë duket se po kalon në një fazë të re, trupat ruse kanë zhvendosur fokusin e tyre nga rajoni i Kievit drejt lindjes.

Ndërkohë nga Ukraina raportohet se rusët kishim arritur të pushtonin 42 fshatra të rajonit të Donetskut.

"Sot 42 fshatra u shtuan në listën e atyre që janë pushtuar. Kjo është në kurriz të rajonit të Donetsk, kjo ndodhi sot dhe mund të ndodhë që forcat tona t'i rimarrin nesër", deklaroi një ndihmës i presidentit Volodymyr Zelensky-it.

Ora 22:13
Zelensky-FMN-së: Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj

"Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj për t'u përballur me humbjet shkatërruese ekonomike të shkaktuara nga rusët." Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video lidhje me drejtuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore.

"Ushtria ruse - vazhdoi ai - synon të shkatërrojë gjithçka që mund të shërbejë si bazë ekonomike për jetën e ukrainasve. Këtu përfshihen stacionet hekurudhore, supermarketet, nafta, rafineritë".

Ora 22:09
Rusia bombardoi me raketa Dinipron, shkatërrohet rrjeti hekurudhor

Forcat ruse kanë bombarduar rajonin Dnipro. Sulmet me raketa kanë shkatërruar tërësisht rrjetin hekurudhor. Guvernatori Valentyn Reznichenko tha se ende nuk dihet se kur mund të rifillojë punën.

Ora 20:18
Zyrtari i Pentagonit: Kievi ka më shumë tanke se rusët

1650222112_Capture.JPG

Ushtria ukrainase ka më shumë tanke në tokë se sa ajo ruse. Këtë e theksoi një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane në anonimitet. “Tani për tani, ukrainasit kanë më shumë tanke në Ukrainë sesa rusët dhe ata patjetër kanë kompetencën për t'i përdorur ato”, tha zyrtari i Pentagonit. 

Ora 19:58
Zbulohen varre masive, zyrtarët ukrainas: Dëshmi e krimeve të luftës

1650564023_pamjetsatelitore.JPG

Pamjet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies 

“Varre masive të banorëve të Mariupolit të vrarë nga ushtria ruse po bëhen në një fshat aty pranë”.  Alarmi u dha nga këshilli i qytetit të portit jugor të Ukrainës.

Në një deklaratë, thuhet se “pushtuesit po gërmojnë llogore rreth 30 metra dhe po përdorin kamionë për të sjellë kufomat” në një vend në periferi të fshatit Manhush, në perëndim të qytetit të rrethuar në Detin e bregdetit Azov.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar një foto ajrore që supozohet se tregon vendin, duke thënë se “është dy herë më i madh se varrezat aty pranë”.

“Pothuajse 80 vjet më parë, nazistët vranë 12.000 banorë të Mariupolit në fshatin Agrobaza. Është afër Manhushit. Jo më shumë se 13 km. Historia përsëritet sërish. Vetëm se në vend të fashistëve gjermanë kanë ardhur rusët”, thuhet në deklaratë.

BBC raporton se nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimin dhe Rusia deri më tani nuk ka bërë asnjë koment publik mbi këtë çështje.

Megjithatë, kompania amerikane e teknologjisë Maxar thotë se imazhet e saj të fundit satelitore me rezolucion të lartë “zbulojnë ekzistencën e një varri masiv në skajin veriperëndimor të Manhushit në  Ukrainë, që ndodhet afërsisht 20 km në perëndim të Mariupolit dhe ngjitur me një varrezë fshati ekzistues.

“Një rishikim i imazheve tona satelitore nga mesi i marsit deri në mes të prillit tregon se zgjerimi i grupit të ri të varreve filloi midis 23-26 marsit 2022 dhe ka vazhduar të zgjerohet gjatë dy javëve të fundit.

“Varret janë të rreshtuara në katër seksione lineare me përmasa afërsisht 85 metra për seksion dhe përmbajnë më shumë se 200 varre të reja,” thotë Maxar.

Kompania amerikane ka postuar gjithashtu një seri imazhesh satelitore që supozohet se tregojnë zgjerimin e një varri masiv pranë Mariupolit.

Ora 17:32
Rusia shpall non grata Mark Zuckerberg dhe Kamala Harris

Rusia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj 29 figurave politike, mediatike dhe biznesore amerikane si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së për pushtimin e Ukrainës. Mes personave të përfshirë në listën e zezë ruse, përveç nënpresidentes së SHBA-së, Kamala Harris dhe bashkëshortes së tij, është edhe presidenti dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg .

Ora 17:29
Zelensky: Mirënjohës Bidenit për ndihmën ushtarake

Presidenti ukrainas ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për ndihëm ushtarake prej 800 milionë dollarësh. 

"I jam mirënjohës Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan për udhëheqjen e tyre në mbështetjen e popullit ukrainas në luftën kundër agresionit rus. Kjo ndihmë është e nevojshme sot më shumë se kurrë! Shpëtoni jetën e mbrojtësve tanë të demokracisë dhe lirisë dhe i afrohemi rikthimit të paqes”, shkruan Zelensky.

Ora 17:20
Biden: Beteja e Kievit ishte një fitore historike, Putin nuk do të fitojë kurrë

"Beteja e Kievit ishte një fitore historike për ukrainasit, një fitore për lirinë, e fituar nga populli ukrainas me ndihmën e paparë" nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, ku njoftoi 800 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Tani duhet ta përshpejtojmë këtë paketë ndihme për të ndihmuar ukrainasit të përgatiten për ofensivën ruse e cila do të jetë më e kufizuar në aspektin gjeografik por jo në aspektin brutal. Pas tërheqjes së Rusisë nga Zona e Kievit Dëshmitë e tmerrit dhe krimeve të luftës të kryera nga rusët po shfaqen”, tha Biden

Presidenti amerikan më pas përsëriti besimin e tij se, përballë "ushtarakëve dhe civilëve të guximshëm ukrainas" dhe mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së dhe aleatëve, Vladimir Putin nuk do të fitojë kurrë.

"Ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të dominojë dhe pushtojë Ukrainën", u shpreh Biden.

Ora 17:16
Biden: SHBA e vendosur për të luftuar tiranët

"SHBA" nuk do të heqë dorë kurrë nga lufta kundër tiranëve."- tha presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se qëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj janë "të parandalojnë Putinin të pushtojë Ukrainën dhe të vazhdojë ta izolojë atë".

Ora 16:34
Asnjë anije ruse në portet Amerikane! Biden: Do bëjmë çdo përpjekje për të izoluar më tej Moskën

1650036637_download.jpg

Presidenti i amerikan Joe Biden tha sot se SHBA së bashku me aleatët do të bëjë çdo përpjekje për të izoluar me të tej Moskën kur kjo e fundit po e intensifikon çdo dite sulmin e saj në Rajon Lindor Donbas Biden u shpreh do të ndalojë anijet e lidhura me Rusinë nga portet amerikane në një përpjekje për të izoluar më tej Moskën në mes të pushtimit të saj në Ukrainë.

"Asnjë anije që lundroi nën flamurin rus, ose që është në pronësi ose operim nga interesat ruse, nuk do të lejohet të ankorohet në portin e Shteteve të Bashkuara ose të hyjë në brigjet tona," tha Biden në komentet në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se ishte "një tjetër hap kritik" që SHBA po ndërmerrte së bashku me aleatët e saj në Kanada dhe Evropë "për t'i mohuar Rusisë përfitimet e sistemit ekonomik ndërkombëtar që ata gëzonin në të kaluarën".

Ndërkohë sot SHBA-të  kanë akorduar një tjetër ndihmë në vleren 800 milion $ për ushtrinë Ukrainase e cila po përballet çdo ditë e më shumë nën agresionin rus.

Ora 16:32
Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin ukrainas: Asnjë dëshmi që Ukraina ka rënë

1650551965_1650551915biden.jpg

Presidenti amerikan Joe Biden ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin ukrainas. Biden thotë se nuk ka asnjë provë që tregon se Mariupol ka rënë. Denys Shmyhal pati bisedime edhe me ministra të tjerë të administratës amerikane. Diskutimi i Biden me Shmyhal është fokusuar tek ndihma e re ushtarake që SHBA do vërë në dispozicion. Biden tha se bëhet fjalë për 800 milionë dollarë nga të cilat 500 milionë u alokuan sot.

Ora 16:18
Letonia dhe Estonia njohin zyrtarisht gjenocidin në Ukrainë

Letonia dhe Estonia kanë njohur zyrtarisht gjenocidin në Ukrainë.

“Parlamenti Letonez ka njohur zyrtarisht mizoritë e kryera nga forcat ruse në Ukrainë për gjenocid”, tha ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkevics.

Gjithashtu sot Estonia njohu zyrtarisht veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.

Ora 16:12
Madridi: Do dërgojmë 200 tonë armë dhe municione drejt Ukrainës

Ukraine-800x450.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez gjatë vizitës së sotme në Kiev ka bërë me dije se do të dërgojnë në Ukrainë 200 tonë armë dhe municione. Kjo u bë me dije gjatë bisedës që pati me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas Sanchez kjo është ngarkesa "më e madhe" e dërguar nga Madridi në Ukrainë deri më tani.

Ora 16:04
SHBA: 800 milionë dollarë të tjerë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Departamenti Amerikan i Thesarit ka njoftuar një paketë të re ndihme financiare prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.

Ora 14:46
Kiev bën shkëmbimin e radhës: Kemi kthyer në shtëpi 19 të burgosur

“Një tjetër shkëmbim të burgosurish është bërë gjatë ditës së sotme.. Në shtëpi po kthehen 19 persona, 10 prej të cilëve ushtarakë (2 oficerë) dhe 9 civilë. Mes të liruarve ka edhe të plagosur të cilët tashmë mund të marrin të gjithë ndihmën e nevojshme. I jam mirënjohës Presidentit Zelensky”. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereschuk e bëri njoftimin në Telegram.

Ora 14:35
Masakra e Buchës, Britania e Madhe shton ‘listën e zezë’ të sanksioneve

Mbretëria e Bashkuar ka shtuar në “listën e zezë” të sanksioneve oficerë të forcave të armatosura ruse, për një zëvendësdrejtor të shërbimeve sekrete të brendshme të Moskës (FSB) dhe për 18 individë dhe kompani të kompleksit industrial-ushtarak.

Këtë e ka bërë të ditur qeveria e Boris Johnson përmes një shënimi të Ministrisë së Jashtme në të cilën saktësohet se në mesin e oficerëve është nënkoloneli Azatbek Omurbekov, i cilësuar nga disa burime perëndimore si komandant i departamentit të akuzuar për të ashtuquajturin " Masakra e Buçës”, pranë Kievit.

Ora 14:22
Ushtarët në Kherson: Rusët po detyrojnë civilët të luftojnë me ta

“Në Kherson, rusët detyrojnë civilët të luftojnë me ta”. Kështu njoftoi ushtria ukrainase në Kherson. Trupat ruse po planifikojnë të mobilizojnë me forcë popullsinë vendase për t'i bërë ata të luftojnë përkrah Moskës.

 “Pushtuesit rusë planifikojnë të organizojnë mobilizimin e detyruar të popullsisë për luftën kundër Ukrainës”, shkruan ushtria ukrainase në mediat sociale mëngjesin e sotëm.

Në një fshat, përfaqësuesit rusë mbajtën një takim me vendasit ku thanë se nuk do të ketë më "korridore të gjelbër" për civilët dhe ndaluan njerëzit të largoheshin.

"Në të njëjtën kohë, pushtuesit rusë kanë vendosur një qëllim që të ndalojnë plotësisht mbështetjen humanitare të rajonit nga autoritetet ukrainase," shpjeguan ata.

Ora 13:29
Lufta në Ukrainë, evakuimi vijon në Mariupol

Vazhdon evakuimi në Mariupol. “Dje katër autobusë kanë arritur të dalin nga qyteti përmes korridorit humanitar. Ata u ndalën gjatë natës në Berdyansk dhe tani janë në rrugën e tyre për në Vasilivka. Mezi presim t'i shohim së shpejti në Zaporizhia. Sot do të vazhdojmë evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve”.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja për territoret e pushtuara përkohësisht, Iryna Vereshchuk, shkruan në Telegram.

Presidenti rus Vladimir Putin, si "komandant suprem", merr raporte "jo vetëm çdo ditë, por çdo orë" nga ushtria për ecurinë e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Kështu deklaroi sekretari i shtypit i kreut të shtetit, Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se ai po pret një përgjigje nga Ukraina, lidhur me propozimet e tyre, lidhur me procesin e negociatave. Peskov sqaroi se Moska ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Guterres për t'u takuar me Putin.

Ora 13:00
Nisi rrugëtimi drejt BE? Komisioneri evropian: Kemi filluar të vlerësojmë pyetësorin nga Ukraina, s’do humbur kohë

"Komisioni ka filluar të vlerësojë përgjigjet në pjesën e parë të pyetësorit, ne po punojmë shumë me Ukrainën dhe gjithashtu brenda në mënyrë që procedura të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur". Këtë e shpjegoi një zëdhënës i Komisionit të BE-së gjatë konferencës, duke iu përgjigjur një pyetjeje për kohën e vlerësimit të pyetësorit për hyrjen në BE që Ukraina do të duhet të plotësojë.

Ora 12:40
Kiev: Lufta do të përfundojë kur të takohem Zelensky me Putin

Lufta në Ukrainë "mund të përfundojë me bisedime të drejtpërdrejta" midis Presidentit ukrainas Zelensky dhe Presidentit rus Putin. Kështu tha sot Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidencës ukrainase , duke deklaruar se Kievi po pret të vlerësojë ecurinë e ofensivës ushtarake ruse në lindje të vendit në ditët në vijim.

"Kjo është ajo për të cilën ekipi i avokatëve dhe konsulentëve dhe ekipi negociues i palës ukrainase po punojnë sot," tha ai.

Ora 12:37
Kryeministri spanjoll në Ukrainë: Pashë tmerret e Putin me sy

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ishte në rrugët e Borodyanka.

“Pashë tmerrin dhe mizoritë e luftës së Putinit me sy. Nuk do të lëmë popullin ukrainas vetëm.”, tha ai.

Kujtojë se disa ditë më parë ai e kishte paralajmëruar një vizitë të tillë.

Ora 12:25
Kremlini: Putin raportohet çdo 1 orë për luftën! Jemi në pritje të draftit nga Kievi për bisedimet

Presidenti rus Vladimir Putin, si "komandant suprem", merr raporte "jo vetëm çdo ditë, por çdo orë" nga ushtria për ecurinë e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Kështu deklaroi sekretari i shtypit i kreut të shtetit, Dmitry Peskov.

Peskov shtoi se ai po pret një përgjigje nga Ukraina, lidhur me propozimet e tyre, lidhur me procesin e negociatave. Peskov sqaroi se Moska ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Guterres për t'u takuar me Putin.

Ora 11:50
Kiev: Riatdhesimi i ukrainasve të dëbuar do të jetë një luftë tjetër

Kthimi në shtëpi i qytetarëve ukrainas të deportuar në Rusi do të jetë një tjetër front për Kievin pas përfundimit të fazës aktive të luftës. Kështu tha këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podoliak , siç raportohet nga agjencia ukrainase Ukrinform.

“Dua të theksoj se edhe kjo do të jetë një luftë. Pas luftës, ka një luftë për të rimarrë popullin tonë”, tha ai.

Sipas Podoliak, Rusia -e cila ka një traditë dhe praktikë historike të të ashtuquajturës zhvendosje të popujve për t'i ndarë ata nga atdheu i tyre, nuk pranon kurrë se njerëzit janë dëbuar me forcë ose për shkak të detyrimit.

"Rusët do të vazhdojnë të përpiqen të bindin komunitetin botëror se ky migrim ishte vullnetar", tha ai.

Ora 11:36
Kharkiv bombardohet intensivisht nga forcat ruse

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, është nën bombardime intensive nga forcat ruse. Këtë e ka raportuar kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov, cituar nga Guardian.

Rreth një milion njerëz mbetën në qytet, ndërsa rreth 30% e popullsisë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, u evakuuan.

Ora 10:53
Ekzekutimi i Zelenskyt? Plani i Moskës për ta vrarë më 3 shkurt

Vrasja e presidentit Volodymyr Zelensky, i cili shihet si imazhi kryesor i qëndresës së luftës me Rusin është folur shpesh. Sipas autoriteteve ukrainase, plani fillestar i Moskës përfshinte pushtimin e shpejtë të Kievit, “prerjen” e kokës së qeverisë ukrainase dhe zëvendësimin e saj nga një ekzekutiv kukull.

Së fundmi Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka treguar detaje të paditura më parë, lidhur me planin e Moskës për të ekzekutuar Zelenksyn.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, kishte në plan për të vrarë presidentin ukrainas më 3 shkurt gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, tha Danilov për radion ukrainase. Kadyrov ishte i përkushtuar që njësia e tij çeçene të përfundonte misionin.

Danilov gjithashtu theksoi se ai nuk e di se ku ndodhet lideri çeçen për momentin. “Mund të them vetëm me siguri se ai nuk ka qenë kurrë këtu”.

Ora 10:46
Putin: Mariupoli ka rënë në duart e rusëve! Kievi e mohon

“Mariupoli është nën kontrollin rus”, kështu kanë deklaruar dy udhëheqësit kryesor të luftës presidente rus, Vladimir Putin dhe ministri rus i Mbrojtjes Shoigu.

“Rezistenca ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal nuk ka mbaruar ende. Do të duhen edhe tre ose katër ditë për të përfunduar operacionin, sepse ka ende 2 mijë ushtarë.”, tha Shoigu.

Gjatë një takimi mes të dyve, i cili u raportua nga agjencia ruse Tass, Putin dyshohet se e urdhëroi Shoigun të anulonte urdhrin për të sulmuar fabrikën e çelikut, një veprim me vështirësi të mëdha, duke pasur parasysh kokëfortësinë e rezistencës ukrainase.

Putin siguroi se Rusia do të garantojë që ata që do të dorëzohen do t'u shpëtojnë jetën dhe do të "trajtohen me njerëzim".

Presidenti rus e quajti gjithashtu "sukses" çlirimin e Mariupolit, dhe sic theksoi nuk është një fjalë e zgjedhur rastësisht. Sipas Rusisë Mariupoli është qyteti i parë i madh që ra në “duart’ e rusëve, që nga 24 shkurti, kur filloi agresioni rus.

Putini po kërkon një formë "fitoreje" për t'ia paraqitur kombit më 9 maj, ditën kur Rusia feston fitoren mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Nga ana tjetër Kievi ka mohuar cdo pretendim të Rusisë për pushtimin e Mariupolit.

Ora 10:01
‘Triumfi i dashurisë mbi vdekjen’, zjarrfikësit ukrainas i thonë ‘po’ përgjithmonë njeri-tjetrit, bombat nuk ndalen

Kjo është prova se jeta dhe dashuria triumfojnë mbi vdekjen.

Mykola Nechyporenko dhe Alina Shramenko vendosën t’i thonë “po” përgjithmonë njeri-tjetrit, teksa bombardimet në Nikopol nuk kanë të ndalur.

Të dy janë në shërbim të vendit të tyre në këtë moment të vështirë, pasi janë zjarrfikës.

Ora 09:37
Me qese në kokë dhe të brendshme të lyera në gjak, gratë në Lituani protestojnë kundër dhunës seksuale në Ukrainë

Një protestë si asnjëherë më parë është zhvilluar pranë ambasadës ruse në Riga, Letoni.

Me qese në kokë, duar të prangosura dhe mbathje të lyera në gjak dhjetëra gra kanë kundërshtuar në heshtje, por me një mesazh të fortë krimet seksuale që ndodhin çdo ditë në Ukrainë.

Përditë ministrat, deputet dhe vendas denoncojnë dhunën seksuale që ushtrojnë rusët mbi ukrainasit, madje edhe mbi fëmijët.

Ora 09:25
Ministri rus i Mbrojtjes: Rusia ka marrë Mariupolin! Kievi e mohon: Ende 2 mijë ushtarë po luftojnë në fabrikën e çelikut

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shoigu , ka deklaruar se Rusia ka marrë Mariupolin. Ai ka thënë se situata në Mariupol është e qetë dhe lejon kthimin e civilëve. Megjithatë, Kievi mohon, duke deklaruar se janë ende 2 mijë ushtarë po luftojnë në fabrikën e çelikut.

Ora 08:53
Lufta në Ukrainë/ Vijon evakuimi i grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga Mariupoli

1650524414_thumbsbc125608f8bcd8ac223e2f5390ba0c00bb.jpg

Teksa po bëhen gati 2 muaj luftë, vijon evakuimi i civilëve nga Mariupoli. Këtë e bëri të ditur Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministrja ukrainase.

“Ne vazhdojmë të evakuojmë gratë, fëmijët dhe të moshuarit në Mariupol”, tha Vereshchuk duke deklaruar se hipja në autobusë do të fillojë në orën 14:00 me orën lokale. 

“Ka vështirësi për të dhënë siguri. Mund të ketë ndryshime,” shtoi ajo. 

Në vend të kësaj, pritet që të vijnë katër autobusë për të vijuar evakuimin pasi u larguan dje nga qyteti përmes korridorit humanitar.

Ndërkohë forcat ruse po përparojnë nga zonat e bazës në Donbas në Ukrainën lindore.

Ora 08:33
Zelensky: Koha për të përshpejtuar rrugën drejt BE

“Ky është momenti historik ku duhet të përshpejtojmë maksimalisht përpjekjet tona për t’u bërë pjesë e BE”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një fjalim para bashkatdhetarëve të tij.

"Ne kemi treguar se shteti ukrainas dhe institucionet publike janë mjaft efektive për t'i bërë ballë edhe provës së luftës. Ne tashmë po bëjmë më shumë për të mbrojtur lirinë në kontinentin evropian se çdo komb tjetër ndonjëherë. Dhe unë shoh se nga ana e të gjithë miqve tanë në Bashkimin Evropian dëshirën për të promovuar rrugën tonë në maksimum'', tha ai.

Ora 07:54
Zyrtari i lartë rus tregon 'kushtin' që do të sjellë fundin e luftës

1650520828_fe.JPG

Zyrtari i lartë i ministrisë së jashtme ruse, Alexey Polishchuk zbuloi se lufta e Rusisë në Ukrainë “do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Moskën”. 

Për agjencinë e lajmeve Tass, Polishchuk tha se ky është kushti për t'i dhënë fund agresionit rus në Ukrainë.

“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Këto përfshijnë mbrojtjen e popullit të Donbasit, demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj Rusisë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s”, tha Polischuk.

Sipas tij, operacioni ushtarak po zhvillohet sipas planit dhe me bindje thotë se do të arrihen të gjithë synimet.

Ora 07:51
Paralajmërimi nga SHBA-të: Rusia do ‘godas’ Perëndimin dhe Ukrainën me sulme kibernetike

Pesë vende aleate, përfshirë edhe SHBA kanë paralajmëruar Perëndimin për sulme të mundshme kibernetike nga Rusia kundër shteteve që mbështesin Ukrainën. Kështu ka raportuar “The Guardian”.

Sipas anëtarëve të rrjetit shumëkombësh të inteligjencës "Five Eyes" (Australi, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Zelanda e Re dhe Kanada), Moska është gati të vendosë hakerët e saj dhe gjithashtu mund të përfshijë grupe kriminale të specializuara në sulme kibernetike për të shënjestruar qeveritë, institucionet dhe bizneset.

Inteligjenca tregon se qeveria ruse po eksploron opsione për sulme të mundshme kibernetike.

Ora 07:38
Lufta në Ukrainë/ Presidenti Zelensky: BE po planifikon një tjetër paketë për sanksione ndaj Rusisë

1650519698_b92e3f1aa6cd41e79fa7f18e3844f8f0.jpg

Në ditën e 56-të të luftës në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelenksy tha se Bashkimi Europian po planifikon një paketë të gjashtë me sanksione ndaj Rusisë.

“Sanksionet do të jenë kryesisht kufizime në sektorin e energjisë së Rusisë, sektorin bankar, eksportet, importet dhe transportin”, tha Zelensky.

Përveç kësaj, përsëriti thirrjen për një embargo ndaj naftës ruse si pjesë e paketës së sanksioneve të BE ndaj Rusisë.

Zelensky tha se ka folur me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel rreth kërcënimit për krizën ushqimore dhe energjitike në Europë dhe mundësinë e rifillimit të eksporteve bujqësore ukrainase.

Para takimit të tyre, shefi i Këshillit Evropian vizitoi Borodyanka në Kiev teksa shoqërohej me ekipin e tij dhe sipas presidentit ukrainas, ata “panë me sytë e tyre shkatërrimin që kishin shkaktuar.”

“Nuk mund të ketë drejtësi pa paqe”, tha Zelensky duke shtuar se ushtria dhe komandantët rusë do të shpallen fajtorë për krime lufte.

Pas vizitës me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti ukrainas tha se Ukraina është e gatshme të shkëmbejë të burgosurit rusë të luftës për një kalim të sigurt nga Mariupol.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 21/04/2022 23:06

    Duhet me ju pushkatuar pa gjygj me Biden me zelevsky me Putin! I grate ato njerez te pafajshem me egon tuaj!

    Përgjigju
  • Beni: 21/04/2022 17:26

    Ky debili plak do ta drejtoje boten ? Ky eshte me alzhaimer nuk mban mend emrin e tij i thone sherbetoret si e quajne do bej ky politiken e botes , lum e det o amerike me ke prezantohesh ne bote !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu