Një sulm me raketa ruse ndodhi gjatë natës në rajonin verior të Ukrainës Sumy, ku të paktën një person u vra dhe katër u plagosën, thotë administrata e rajonit, cituar nga Ukrinform.

Sulmi, mësohet se ka goditur disa kamionë të përdorur për transportin e grurit dhe disa automjete janë dëmtuar.

Kampioni ukrainas i botës në kikboks vritet në front.

Ndërkohë ditën e sotme janë gjetur mbetjet e një helikopteri rus i zhdukur një ditë më parë. Në bord ndodheshin 22 persona.Ndërkohë autoritetet ruse bëjnë me dije se ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur 17 trupa. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Pamje/ Momenti kur raketa ruse bie në Kharkiv dhe rrafshon qendrën tregtare! 28 të plagosur nga bombardimet e Moskës, mes tyre dhe ekipi i mjekëve

 

Pamje para dhe pas shpërthimit

Raketat ruse goditën Kharkivin me rreth dhjetë sulme raketash njëra pas tjetrës, duke plagosur 28 persona, përfshirë edhe ekipin e mjekëve, që nxituan për të ndihmuar.

Infrastruktura e dëmtuar ishin një qendër tregtare, një objekt sportiv dhe ndërtesa banimi.

Në videon më sipër është momenti i saktë në të cilin kamerat e sigurisë regjistrojnë raketën që hyn në një ndërtesë tregtare dhe e hedh në erë, duke rrafshuar gjithçka përreth saj, shkruan "La Repubblica".

Ditët e fundit lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është përshkallëzuar, teksa Moska ka hapur disa fronte, duke synuar edhe termocentralet bërthamore, si hakmarrje e pushtimit të Kurskut nga Ukraina.

Negociatat nuk po japin rezultat, teksa orët e fundit është diskutuar edhe për një tërheqje të mundshme të Kievit nga disa territore të pushtuara së fundmi.

Ora 14:49
U zhduk një ditë më parë, gjenden mbetjet e helikopterit rus Mi-8, 17 trupa të gjetur

Foto: Mbetjet e helikopterit Vityaz-Aero Mi-8

Një helikopter Vityaz-Aero Mi-8 u rrëzua në tokë menjëherë pas ngritjes në rajonin Kamçatka të Rusisë. Në bord ndodheshin 22 persona. Mes tyre ishte edhe drejtori financiar i Federatës Ruse të Futbollit, Arseny Zamyatin dhe bashkëshortja e tij.

Autoritetet bëjnë me dije se deri më tani janë gjetur 17 trupa, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për viktimat e tjera.

Helikopteri Mi-8 u ngrit të shtunën pranë vullkanit Vachkazhets, por nuk arriti në destinacionin e tij siç pritej, shkruan La Repubblica.

Mi-8 është një helikopter me dy motorë i projektuar në vitet 1960.

Ora 10:23
Moskë: 158 dronë të Kievit u rrëzuan në 15 rajone ruse

Foto: Një ndërtesë e dëmtuar në Rusi

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan mbrëmë 158 dronë ukrainas në 15 rajone ruse. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore në shërbim shkatërruan dhe kapën 158 dronë ukrainas”, thuhet në një deklaratë.

Nga armët e përgjuara, 46 ishin në rajonin e Kurskut, 34 në rajonin Bryansk, 28 në rajonin e Voronezh dhe 14 në rajonin e Belgorodit.

Nëntë dronë u rrëzuan në rajonin e Moskës në orët e para të ditës së sotme. Për më tepër, gjatë natës, tetë dronë ukrainas u rrëzuan në rajonin Ryazan, pesë në rajonin Kaluga, katër në rajonin Lipetsk, tre në rajonin Tula, dy në rajonet Tambov dhe Smolensk dhe një në rajonet Oryol, Tver dhe Ivanovo.