Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 107- të. Ndërsa vijojnë sulmet në Donbass, Kievi thotë se i kanë mbaruar municionet dhe po luftojnë vetëm me armët që i ka dërguar perëndimi. Këtë e konfirmoi zëvendësi i Kreut të Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës.
"Kjo është një luftë artilerie tani. Vijat e frontit ishin ku do të vendosej e ardhmja, dhe ne po humbasim në aspektin e artilerisë", tha Vadym Skibitsky, Nënkryetari i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës.
3 civilë vdiqën dje në rajonin e Donjeckut dhe 800 të tjerë janë refugjatë në fabrikën kimike Azot në Severodonetsk, i cili gjithashtu ishte nën sulmet ruse. Në mesazhin e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se do të vendoset fati i Donbasit. Ndërkohë, Zelensky foli me telefon me presidentin francez, Emmanuel Macron, për të koordinuar qasjen e Kievit ndaj BE-së.
Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen premton: "Ne do të rindërtojmë Ukrainën, është një detyrim moral", raporton "La Stampa".
Gjatë njoftimit të saj të përditshëm, Inteligjenca Britanike ka ngritur alarmin lidhur me situatën shëndetësore në dy qytete të shkatërruara nga lufta, Kherson dhe Mariupol.
Inteligjenca britanike thotë se në Kherson ka mungesë të ilaçeve, ndërsa në Mariupol rreziku i një epidemie kolere afrohet.
Ministri i Jashtëm rus, Sergeji Lavrov pati një deklaratë lidhur me vendimin e marrë nga Qeveria e Vetëshpallur Popullore të Donteskut për dënimin me vdekje për dy britanikët dhe një marokeni që luftuan me ushtrinë ukrainase.
Lavrov tha se ai është marrë në bazë të ligjeve të një vendi të pavarur.
“Nuk duhet ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të Republikës Popullore të Donetsku-t”, tha Lavrov duke shtuar se nuk do të bëjë asnjë koment tjetër lidhur me këtë zhvillim, pasi siç tha ai, nuk dëshiron që të bëjë spekulime.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyn gjatë vizitës së saj në Ukrainë tha se ekzekutivi i saj do të finalizojë opinionin nëse Ukrainës duhet t'i jepet statusi i kandidatit për t'u bashkuar me BE-në deri në fund të javës së ardhshme.
"Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, i tha ajo presidentit ukrainas Volodymy Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp.
Von der Leyen, në udhëtimin e saj të dytë në Kiev që nga fillimi i luftës, i kujtoi Zelenskyt se me gjithë përparimin në reformat administrativ duhet ende shumë për të bërë.
"Ju keni bërë shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por ka ende nevojë që të zbatohen reforma, për shembull për të luftuar korrupsionin”, tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.
Gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, Presidenti i Ukrainës , Volodymyr Zelensky diskutoi për nevojën e një pakete të shtatë sanksionesh kundër Rusisë.
“I jam mirënjohës Bashkimit Evropian për politikën e sanksioneve kundër Federatës Ruse, kjo na ndihmon shumë në luftën tonë. Gjashtë paketa sanksionesh janë bërë një instrument i rëndësishëm presioni ndaj Rusisë, por lufta, për fat të keq, vazhdon dhe për këtë ne kemi nevojë për paketën e shtatë të sanksioneve”, tha Presidenti ukrainas Zelensky në margjinat e takimit me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen .
Në përditësim...
Ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank, Igor Volobuev, iu bashkua legjionit "Rusia e Lirë", e krijuar në mars 2022 nga rusët që luftojnë përkrah forcave të armatosura të Ukrainës.
I filmuar teksa ushtrohej me pushkën në një video të postuar në kanalin Telegram të korrespondentit ushtarak Andrii Tsaplienko, ish-menaxheri i lartë i drejtohet kamerës dhe atyre që e pyesin se si shkoi, ai u përgjigjet:
"Super, ëndrrat bëhen realitet", tha ai.
"Djemë rusë, nëse e urreni regjimin e Putinit dhe dëshironi që Rusia të bëhet e lirë dhe demokratike, atëherë bashkohuni me ne", thotë Volubuev.
Pas një karriere në grupin Gazprom, më 2 mars të kaluar, disa ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ai u largua nga Rusia dhe u pushua nga puna.
"Nuk mund të qëndroja dhe të shikoja se çfarë po i bënte Rusia vendit ku unë linda," shpjegoi ai gjstë një interviste për “The Insader”.
Një zyrtar ukrainas tha se ushtrisë së tyre po i mbarojnë municionet që i nevojiten për luftën e saj kundër forcave ruse. Në rajonin e Mykolaivit, pranë vijës së frontit në jug të vendit, guvernatori rajonal bëri thirrje për ndihmë urgjente ushtarake ndërkombëtare.
“Ushtria ruse është më e fuqishme, ka shumë artileri dhe municione. Tani për tani, kjo është një luftë me artileri... dhe ne nuk kemi municione”, tha Vitaliy Kim. “Ndihma e Evropës dhe Amerikës është shumë, shumë e rëndësishme”.
Ukraina është në bisedime me vendet e tjera për sigurimin e më shumë armatimeve. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba shkruante në një postim në Twitter të shtunën se kishte folur me homologun e tij polak, Zbigniew Rau, mbi çështjen e dërgesave të ardhshme në armatime të rënda. Zoti Kuleba tha se të dy diskutuan gjithashtu mbi vendosjen e një raundi tjetër sanksionesh evropiane ndaj Rusisë.
Në fushën e betejës, luftimet e ashpra vazhduan në rajonin e Donbasit, ndërsa ushtria e Ukrainës nisi disa kundërsulme në rajonin Khersonit, në jug të vendit, të pushtuar nga Rusia./VOA
Ursula von der Leyn, dy muaj pas vizitës së së saj të parë në Kiev, është rikthyer në kryeqytetin ukrainas ku ka zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë vizitës së saj në Ukrainë, von der Leyn përsëriti dhe një herë mbështetjen e BE-së ndaj Ukrainës.
“Ukraina është në rrugën e duhur për të përqafuar Evropën. Dhe kjo është pavarësisht nga pushtimi rus”, u shpreh Ursula von der Leyn.
Udhëtimi i Von der Leyen në Ukrainë ishte i shkurtër. Një udhëtim jo me vizita simbolike, si ai ajo që pati herën e fundit në Bucha, apo me njoftime paraprake.
“Ne duam të krijojmë një udhërrëfyes shumë të qartë”, theksoi von der Leyen gjatë deklaratës së përbashkët me presidentin ukrainas Zelensky në kompleksi presidencial.
President i SHBA-ve Joe Biden gjatë një mbledhjeje fondesh tha se si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe shumë të tjerë nuk i kanë ‘vënë veshin’ paralajmërimeve të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara për një pushtim të mundshëm të Rusisë.
“Zelensky nuk donte të dëgjonte, shumë nuk donin të dëgjonin”, u shpreh Biden.
Lidhur me deklaratat e presidentit amerikan ka reaguar Këshilltari i Presidencës ukrainase i cili tha se Ukraina ishte në dijeni të paralajmërimeve ndaj një sulmi të mundshëm rus madje dhe nga vetë Inteligjenca e vendit, duke theksuar se nëse do të merrnin armë të rënda në janar, do të ishte një situatë ndryshme.
Podolyak, iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk dëshironte të dëgjonte parashikimin e SHBA-së për një pushtim nga Rusia.
Këshilltari i presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak tha se Ukraina ishte duke u përgatitur për këtë sulm që nga viti i kaluar dhe se ata ishin paralajmëruar për sulmin jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga vetë Inteligjenca ukrainase.
Podolyak në vend të kësaj vuri në pikëpyetje se çfarë kanë bërë vendet e tjera për të ndaluar Moskën.
“Nëse do të kishim filluar të merrnim armë të rënda në janar, situata mund të ishte ndryshe”, shkroi Këshilltari në Twitter.
Sulmet e bombave ruse në fabrikën kimike Azot në qytetin e Severodonetsk shkaktuan një zjarr të madh.
Lajmin e bëri të ditur Guvernatori i Lugansk Serhiy Gaidai në televizionin kombëtar, pa specifikuar nëse zjarri ishte shuar. Rreth 800 njerëz janë strehuar në fabrikë.
7.3 milionë ukrainas ikën jashtë vendit pas luftës , më shumë se gjysma e tyre janë në Poloni.
Këto janë të dhënat më të fundit të përditësuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM ) dhe Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ( UNHCR ).
Ka më shumë se 7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit . Para pushtimit rus, Ukraina kishte 37 milionë banorë.
Gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, Presidenti i Ukrainës , Volodymyr Zelensky diskutoi për nevojën e një pakete të shtatë sanksionesh kundër Rusisë.
“I jam mirënjohës Bashkimit Evropian për politikën e sanksioneve kundër Federatës Ruse, kjo na ndihmon shumë në luftën tonë. Gjashtë paketa sanksionesh janë bërë një instrument i rëndësishëm presioni ndaj Rusisë, por lufta, për fat të keq, vazhdon dhe për këtë ne kemi nevojë për paketën e shtatë të sanksioneve”, tha Presidenti ukrainas Zelensky në margjinat e takimit me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen .
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyn gjatë vizitës së saj në Ukrainë tha se ekzekutivi i saj do të finalizojë opinionin nëse Ukrainës duhet t'i jepet statusi i kandidatit për t'u bashkuar me BE-në deri në fund të javës së ardhshme.
"Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, i tha ajo presidentit ukrainas Volodymy Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp.
Von der Leyen, në udhëtimin e saj të dytë në Kiev që nga fillimi i luftës, i kujtoi Zelenskyt se me gjithë përparimin në reformat administrativ duhet ende shumë për të bërë.
"Ju keni bërë shumë në forcimin e sundimit të ligjit, por ka ende nevojë që të zbatohen reforma, për shembull për të luftuar korrupsionin”, tha ajo në konferencën e përbashkët për shtyp.
Ukraina filloi procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit të Rusisë.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, mbërriti në kryeqytetin ukrainas me tren dhe për arsye sigurie, von der Leyen nuk ka bërë asnjë njoftim paraprak.
Është hera e dytë që nga fillimi i luftës që von der Leyen viziton Ukrainën.
Ukraina thotë se rreth 10,000 ushtarë të saj kanë vdekur në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.
Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych dha detajet gjatë një intervistë në mediat sociale.
Ukraina thotë se po humbet rreth 100 ushtarë në luftime çdo ditë, ndërsa me qindra të tjerë janë të plagosur.
Arestovych tha se humbjet e Rusisë ishin disa herë më të mëdha. Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30,000 trupa ruse kanë vdekur, ndërkohë vlerësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është më i ulët, më shumë se 15,000.
E gjithë lufta e Afganistanit 1979-1989 i kushtoi ushtrisë sovjetike rreth 15,000 jetë.
Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.
“BBC Russian” ka konfirmuar vdekjen e 3,502 ushtarëve rusë.
Lufta në Ukrainë "është larg përfundimit" dhe "kostot njerëzore do të vazhdojnë të rriten". Kështu deklaroi ish-presidenti amerikan Barack Obama në Forumin e Demokracisë në Kopenhagë. "Ne kemi qenë dëshmitarë të rezistencës heroike të popullit ukrainas ndaj agresionit rus. Ata janë bashkuar për të mbrojtur jo vetëm sovranitetin e tyre, por identitetin e tyre demokratik dhe kanë mbledhur pjesën më të madhe të botës pas vlerave të vetëvendosjes dhe dinjitetit njerëzor. "tha Obama.
“Në çdo kontinent ne jemi dëshmitarë të një tërheqjeje demokratike”, komentoi ai sërish, “kështu që, nëse duam që demokracia të lulëzojë, do të duhet të luftojmë për të, ta kultivojmë dhe të dëshmojmë vlerën e saj në përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm”. Ish-presidenti më pas vlerësoi mbështetjen perëndimore për Kievin,
Komisioni Evropian pritet të mbështesë dhënien e statusit e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ukrainën gjatë javës së ardhshme, pavarësisht nga kundërshtimet e Danimarkës dhe Holandës, raportoi më 10 qershor Bloomberg, duke cituar burime anonime.
Bloomberg tha se persona të njoftuar me këtë çështjen, thanë se rekomandimi, i cili duhet të debatohet dhe më pas të miratohet nga kolegji i komisionarëve të Bashkimit Evropian, do të bëhet me kushte që lidhen me sundimin e ligjit dhe ligjeve kundër korrupsionit.
Miratimi nga Komisioni Evropian kërkon marrëveshje me shtetet anëtare, që sipas Bloomberg, mund të paraqesë problem me Danimarkën, e cila ka lëshuar një notë diplomatike duke paralajmëruar se Ukraina nuk ka plotësuar mjaftueshëm kritike që lidhen me stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe respektim dhe mbrojtje të minoriteteve.
Holanda po ashtu ka shprehur kundërshtime, raportoi agjencia.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Bashkimi Evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes një procedure më të shkurtuar, duke shtuar se kjo do të ishte “një përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Liderët e bllokut pritet që të bisedojnë për këtë çështje më 23 dhe 24 qershor.
Bashkimi Evropian me 27 anëtarë nuk është zgjeruar për pothuajse një dekadë për shkak të mbështetjes së dobët nga shtetet kyçe./REL
Qeveria ruse ka ndarë mbi 970 milionë rubla (17 milionë dollarë) për shpërndarjen e flamujve dhe simboleve kombëtare në mijëra shkolla rurale, si pjesë e presionit për një edukim më 'patriotik' ndërkohë që pushtimi i Ukrainës është duke u zhvilluar, raporton Moscow Times.
Flamujt e rinj do të dërgohen në 11,000 shkolla rurale të 31 nga 85 entitetet që përbëjnë Federatën Ruse. Shkollat e tjera do t'i marrin ato deri në vitin 2024, tha sot qeveria.
Në prill, ministri i arsimit Sergei Kravtsov kishte njoftuar tashmë se duke filluar nga 1 shtatori, kur fillon viti i ri shkollor, çdo të hënë nxënësit do të marrin pjesë në ngritjen e flamurit duke kënduar himnin kombëtar.
Ceremonia i ngjan recitimit të betimit të besnikërisë ndaj flamurit amerikan të recituar në shkollat e Shteteve të Bashkuara. Moscow Times vëren se një shumë e tillë është caktuar për flamuj, pavarësisht faktit se 5,500 shkolla rurale nuk kanë higjienike.
Qyteti i ukrainas i Mariupolit është në rrezik serioz të një shpërthimi kolere pasi Rusia nuk po arrin të ofrojë shërbime publike bazë për banorët e rajoneve që ka pushtuar në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.
“Ukraina vuajti një epidemi kolere në vitin 1995 dhe ka përjetuar përhapje vatrash më të vogla që atëherë, veçanërisht rreth bregut të detit Azov – që përfshin edhe Mariupolin”, tha Ministria britanike duke shtuar se raste të izoluara ishin raportuar në qytet që nga muaji maj.
“Tashmë shërbimet mjekësore në Mariupol janë pranë kolapsit: një shpërthim i madh kolere në Mariupol do ta përkeqësojë më tej këtë situatë”.
Mariupoli ra në duart e forcave ruse në maj pas disa muaj bombardimesh. Autoritetet ukrainase thanë se situata humanitare në Mariupol po përkeqësohej, për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 10 June 2022
— Ministry of Defence ???????? (@DefenceHQ) June 10, 2022
Find out more about the UK government's response: https://t.co/eMOeSJOmbI
???????? #StandWithUkraine ???????? pic.twitter.com/IncUIxawpK
Ministria britanike tha gjithashtu se rajoni i pushtuar Hersonit po vuan nga mungesa e medikamenteve./REL
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur mirënjohjen e tij për Mbretërinë e Bashkuar për ndihmën në furnizimin me armë dhe financa të vendit të tij gjatë luftës kundër Rusisë.
“Armët, financat, sanksionet janë tre gjëra në të cilat Mbretëria e Bashkuar ka treguar vazhdimisht lidershipin e saj në mbështetjen e Ukrainës”, shkruan në një postim në Telegram Zelensky.
“Ne e vlerësojmë këtë punë vërtet reale, të bashkuar, kur fjalët dhe komunikimi vihen vazhdimisht në veprim. I jam mirënjohës Ministrit të Mbrojtjes Ben Ëallace dhe ekipit të tij për këtë vizitën, si dhe Mbretërisë së Bashkuar qeverisë dhe kryeministrit për ndihmën e tyre”, u shpreh Zelensky.
Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se ishte i tronditur nga dënimet me vdekje i vendosur ndaj dy britanikëve Aiden Aslin dhe Shaun Pinner nga pro-rusët në Donetsk, ai urdhëroi ministrat të bënin "gjithçka në fuqinë e tyre" për lirimin e tyre. Raporton "The Guardian".
"Ne dënojmë dënimin e rremë me vdekje të këtyre njerëzve. Nuk ka asnjë justifikim për shkeljen e mbrojtjes që ata kanë të drejtë. Prioriteti ynë është të punojmë me qeverinë ukrainase për të siguruar lirimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur", tha Johnson.
Ministri i Jashtëm rus , Sergeji Lavro pati një deklaratë para gazetarëve lidhur me vendimin e marrë nga Qeveria e Vetëshpallur Popullore të Donteskut lidhur për dënimin me vdekje për dy britanikët dhe një marokeni që luftonin me ushtrinë ukrainase. Lavrov tha se është një vendim i marrë në bazë të ligjeve të një vendi të pavarur.
Ndërkohë, lidhur me dialogun me Ukrainën, Lavrov tha se Moska është gati.
"Rusia është e hapur për dialog, por duhen dy veta për të kërcyer një tango. Kështu shprehet ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, sipas asaj që raportojnë mediat e Moskës, lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje përmes diplomacisë për konfliktin në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm rus, Sergeji Lavrov pati një deklaratë lidhur me vendimin e marrë nga Qeveria e Vetëshpallur Popullore të Donteskut për dënimin me vdekje për dy britanikët dhe një marokeni që luftuan me ushtrinë ukrainase.
Lavrov tha se ai është marrë në bazë të ligjeve të një vendi të pavarur.
“Nuk duhet ndërhyrë në sistemin e drejtësisë të Republikës Popullore të Donetsku-t”, tha Lavrov duke shtuar se nuk do të bëjë asnjë koment tjetër lidhur me këtë zhvillim, pasi siç tha ai, nuk dëshiron që të bëjë spekulime.
Kombet e Bashkuara deklaruan se janë të shqetësuara për dënimet me vdekje të vendosura ditën e djeshme nga separatistët pro-rusë për dy luftëtarë britanikë dhe një maroken, të kapur nga trupat ruse ndërsa luftonin përkrah Ukrainës.
“Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është e shqetësuar për dënimin e të ashtuquajturës Gjykatë Supreme të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, e cila dënoi tre ushtarë me vdekje. Që nga viti 2015, ne kemi vërejtur se i ashtuquajturi gjyqësor në këto republika të vetëquajtura nuk ka respektuar garancitë thelbësore të një gjykimi të drejtë, siç janë seancat publike, pavarësia, paanshmëria e gjykatave”, tha në Gjenevë Zëdhënësja Ravina Shamdasani.
Një embargo e mundshme e Brukselit ndaj gazit rus do të shkatërronte ekonominë evropiane kwshtu wshtw shprehur kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke folur për radiostacionin Kossut Radio.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për Hungarinë por për të shkatërruar të gjithë Evropën”, shpjegoi kryeministri, duke thënë se ka besim se në fund do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë.
I pyetur për masën nga Brukseli për aplikimin e një tarifë për karburantin për makinat me targa hungareze në krahasim me ato të huaja, Orban mbrojti masën, duke nënvizuar se këto “masa të jashtëzakonshme janë të nevojshme për të përballuar një situatë të jashtëzakonshme”.
“Në kohë të tilla, është e detyrueshme të largohemi nga rregullat e përgjithshme”, shtoi ai.
Severodonetsk është një qytet me rëndësi strategjike në rajonin lindor të Donbasit që ka qenë nën bombardime të pamëshirshme nga forcat ruse.
“Përleshje të ashpra në rrugë po zhvillohen në qytet”, shkroi në Telegram guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai.
"Ne po e lodhim armikun," tha ai, duke shtuar se forcat ukrainase janë ende nën kontrollin e qendrës rajonale të Luhansk.
Kapja e qytetit dhe fqinjit Lysychansk do ta vinte të gjithë rajonin e Luhansk nën kontrollin e Rusisë. Luhansk përbën gjysmën e Donbasit fokusi aktual i përpjekjeve luftarake të Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha këtë mëngjes Rusia ka nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit, por forcat e saj kanë bërë pak përparim në përpjekjet për të rrethuar zonën më të gjerë nga veriu dhe jugu.
Gjatë njoftimit të saj të përditshëm, Inteligjenca Britanike ka ngritur alarmin lidhur me situatën shëndetësore në dy qytete të shkatërruara nga lufta, Kherson dhe Mariupol.
Inteligjenca britanike thotë se në Kherson ka mungesë të ilaçeve, ndërsa në Mariupol rreziku i një epidemie kolere afrohet.
Mbretëria e Bashkuar do të përdorë "të gjitha kanalet diplomatike" për të ngritur çështjen e dy britanikëve të dënuar me vdekje për luftimin e forcave ruse, tha ministri Robin Walker për Sky News.
"Siç e ka bërë të qartë Sekretari i Jashtëm, ne do të ofrojmë të gjithë mbështetjen që mundemi për ta dhe familjet e tyre," tha ai.
“Ne kemi qenë absolutisht të qartë gjatë gjithë kohës që këta njerëz duhet të trajtohen si robër lufte sipas Konventës së Gjenevës, nuk ka asnjë bazë mbi të cilën ata mund të gjykohen”, tha ai.
“Kjo është një gjykatë e paligjshme në një qeveri të rremë që ka mbajtur këtë gjyq dhe padyshim që ne nuk e pranojmë se ka asnjë autoritet, por ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të vërtetuar se këta janë robër lufte që duhet të trajtohen. në përputhje me rrethanat. Ne e dënojmë plotësisht qasjen që është marrë këtu dhe ne do të përdorim çdo metodë që kemi në dispozicion për të trajtuar këtë çështje”, tha Walker.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi të enjten një dekret për vendosjen e sanksioneve personale kundër presidentit rus Vladimir Putin, sipas një dekreti presidencial.
Zelensky njoftoi gjithashtu sanksione që synojnë zëdhënësin e Kremlinit Dmitry Peskov, kryeministrin rus Mikhail Mishustin dhe zëvendësit e tij, të gjithë ministrat dhe Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev.
Kufizimet e futura rishtazi përfshijnë bllokimin e aseteve, ndalimin e hyrjes në Ukrainë dhe anulimin ose pezullimin e licencave dhe lejeve, sipas dekretit. Sanksionet janë duke u vendosur për një kohë të pacaktuar.
263 fëmijë dhe 491 të plagosur janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus i vendit.
Kjo është bërë e ditur nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet e Donetsk, Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv.
Bombardimi i qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse shtohet, 1971 institucione arsimore janë bombarduar, 194 prej të cilave u shkatërruan plotësisht.
Në Kharkiv, pesë civilë u vranë dhe 14 u plagosën gjatë bombardimeve ruse kështu u shpreh kreu i administratës ushtarake rajonale Oleh Syniehubov, cituar nga CNN.
"Armiku sulmoi rajonin e Kharkivit, veçanërisht vendbanimet në drejtimet veriore dhe verilindore," tha ai, duke shpjeguar se sulmet goditën ndërtesat e banimit në Zolochiv dhe se forcat e armatosura ukrainase "ruajnë pozicionet e tyre në drejtimet veriore dhe lindore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se forcat e tij kanë arritur disa përfitime në luftimet në rajonin juglindor të Zaporizhzhia dhe më tej në veri rreth qytetit të dytë të vendit, Kharkiv.
“Ne kemi disa lajme pozitive në rajonin e Zaporizhzhias, ku është e mundur të prishen planet e pushtuesve. Ne po përparojmë gradualisht në rajonin e Kharkiv. Ne po mbajmë mbrojtjen në aksin Mykolaiv”, tha ai.
Zelensky thotë se trupat ukrainase janë nën sulm të vazhdueshëm në Severodonetsk, për të cilin ai thotë se po zhvillohet në betejën më të vështirë të fushatës deri më tani.
“Severodonetsk, Lysychansk dhe qytete të tjera të Donbasit, të cilat pushtuesit tani i konsiderojnë si objektivat kryesore, ende qëndrojnë”, tha presidenti.
Kanadaja ka ngrirë asetet në pronësi të shtetasve rusë të sanksionuar për rreth 91 milionë euro dhe ka bllokuar transaksionet me këta njerëz me vlerë rreth 214 milionë euro që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës deri në 7 Qershor.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e vendit njoftoi këtë në faqen e saj të internetit.
Viktimat ushtarake ukrainase tani janë midis 100 dhe 200 në ditë , sipas Mykhailo Podolyak, një këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, i cili foli me BBC të enjten.
Zelensky tha javën e kaluar se ushtria ukrainase po humbte 60 deri në 100 ushtarë në ditë.
Podolyak tha se Ukraina ka nevojë për qindra sisteme artilerie perëndimore për të barazuar fushën e lojës me Rusinë në rajonin lindor të Donbasit.
Forcat ruse kanë hedhur pothuajse gjithçka jo-bërthamore në pjesën e përparme dhe kjo përfshin artileri të rëndë, sisteme të shumta lëshimi raketash dhe aviacion.
Kërkesat tona për artileri nuk janë thjesht një lloj teke por një nevojë objektive kur bëhet fjalë për situatën në fushën e betejës.
Ukraina ka nevojë për 150 deri në 300 sisteme të lëshimit të raketave për t'iu përshtatur Rusisë një numër shumë më i lartë se sa ka marrë deri më tani, shtoi Podolyak.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë homazhe carit Pjetri i Madh në 350-vjetorin e lindjes së tij, duke tërhequr një paralele midis asaj që ai portretizoi si kërkimet e tyre historike për të rifituar tokat ruse.
“Pjetri i Madh zhvilloi luftën e madhe veriore për 21 vjet. Duket se ai ishte në luftë me Suedinë, ai mori diçka prej tyre. Ai nuk u mori asgjë, ai u kthye ajo që ishte e Rusisë”, tha Putin pas një vizite në një ekspozitë kushtuar carit
Presidenti rus e krahasoi fushatën e Pjetrit me veprimet aktuale ushtarake të Rusisë.
“Me sa duket, edhe neve na ra që të kthejmë çka është e Rusisë dhe të forcojmë vendin. Dhe nëse nisemi nga fakti se këto vlera bazë përbëjnë bazën e ekzistencës sonë, sigurisht që do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrave me të cilat përballemi”, tha ai.