Lufta në Ukrainë/ Kongresi amerikan arrin konsensusin për ndihmën ndaj Kievit

Lufta në Ukrainë/ Kongresi amerikan arrin konsensusin për ndihmën ndaj Kievit

Senati amerikan

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer tha të dielën se ishte arritur ‘një konsensus’ midis Shtëpisë së Bardhë dhe udhëheqësve të Kongresit për të miratuar dërgimin e ndihmës si për Izraelin ashtu edhe për Ukrainën.

Presidenti Biden foli me Schumer, kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe udhëheqësit e pakicave Hakeen Jeffries dhe Mitch McConnell të dielën rreth tensioneve në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

‘Kishte një konsensus se ne duhet të ndihmojmë Izraelin dhe Ukrainën tani. Shpresojmë se mund ta zgjidhim këtë çështje javën e ardhshme’, tha udhëheqësi demokrat në një konferencë për shtyp në Nju Jork.

Senati i SHBA miratoi një paketë shtesë ndihme për Izraelin dhe Ukrainën shkurtin e kaluar, por Johnson nuk e solli atë në votim në Dhomë. Udhëheqësi republikan gjithashtu ka dështuar dy herë të miratojë fondet për Izraelin.

Marrëveshja midis demokratëve dhe republikanëve vjen pasi Irani lëshoi më shumë se 300 dronë, raketa dhe raketa balistike në Izrael të shtunën, në sulmin e parë nga toka iraniane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Lojërat Olimpike, Macron: Dëshirojmë armëpushimin në Ukrainë dhe Gaza, do të kërkoj ndihmën e presidentit kinez Xi Jingping

1712238881_emmanuelmacron.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot për mediat franceze se do të tentojë një arëmpushim gjatë Lojërave Olimpike si në luftën Rusi-Ukrainë ashtu dhe Izrael-Hamas.

Në Paris gjatë muajit korrik dhe gusht zhvillohen Lojërat Olimpike 2024.

Macron tha se do të kërkojë ndihmën e presidentit kinez Xi Jingping që armëpushimi të realizohet.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'