Liderët e NATO-s mblidhen në samitin 2 ditor në Madrid, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Liderët e NATO-s mblidhen në samitin 2 ditor në Madrid, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen në samitin dy ditor që do të mbahet në Madrid më datë 29 qershor dhe 30 qershor në një moment kyç për sigurinë e kontinentit. I pranishëm në samit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen në Evropë, ka shkaktuar një krizë të gjerë energjetike e ushqimore si dhe ka tronditur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregullat demokratike.

Përgjigja e NATO-s ka qenë e shpejtë dhe e bashkuar. Më shumë së kurrë, NATO është sot platforma e domosdoshme për konsultime dhe bashkëpunim transatlantik për sigurinë dhe mbrojtjen.

Në Samitin e Madridit, aleatët të bashkuar, do të marrin vendime për ta mbajtur NATO-n të fortë dhe të gatshme në një botë më të rrezikshme. Krerët e shteteve dhe qeverive do të bien dakord të forcojnë parandalimin dhe mbrojtjen dhe të mbështesin Ukrainën për një afat më të gjatë.

Ata do të bien dakord për Konceptin Strategjik 2022, i cili do të jetë një udhërrëfyes për Aleancën në vitet në vijim. Aleatët gjithashtu do të rrisin bashkëpunimin me partnerët, do të rrisin qëndrueshmërinë dhe avantazhin teknologjik të NATO-s, të gjitha të mbështetura nga investimet e nevojshme për mbrojtjen kolektive.

Në përgjigje të realitetit të ri të sigurisë, Aleanca ka përforcuar aftësinë e saj për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat. Tani ka mbi 40,000 trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, të mbështetur nga mjetet ajrore dhe detare.

Tematikat që pritet të diskutohen

I. Forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes afatgjatë të NATO-s

II. Mbështetje e qëndrueshme për Ukrainën

III. Ndërtimi i Konceptit Strategjik të NATO-s 2022

IV. Përforcimi i partneriteteve dhe mbajtja e një dere të hapur për vendet që duan t’i bashkohen aleancës

V. Përshtatja ndaj kërcënimeve dhe sfidave nga çdo drejtim

VI. Uniteti transatlantik dhe solidariteti i Aleancës

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës