
Zyra e të drejtave të OKB-së ka thënë se janë konfirmuar se të paktën 1,081 civilë kanë vdekur dhe 1,707 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin, duke shtuar se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë shumë më i lartë.
Monitoruesit ndërkohë po punojnë për të verifikuar raportet e mëtejshme vdekjet e tjera në vendet e luftimeve intensive në rajone të ndryshme të Ukrainës , duke përfshirë Donestskun, ku ndodhet dhe qyteti i Mariupolit.
OKB-ja më herët ka thënë se shifrat reale të viktimave janë më të larta se numrat zyrtarë për shkak të vështirësisë në marrjen e informacionit në zonat e goditura nga lufta.
Lajmi kryesor:
Rusia: Mbyllet faza e parë e operacionit, tani fokusohemi të çlirimi i plotë i Donbasit! Biden në Poloni: Demokracia në botë, në rrezik! Franca: Mision humanitar në Mariupol me Turqinë e Greqinë











