Lufta/ Varroset Prigozhin! Putin do të vizitojë Kinën në tetor! Erdogani së shpejti në Rusi për marrëveshjen për drithin

Lufta/ Varroset Prigozhin! Putin do të vizitojë Kinën në tetor! Erdogani së shpejti në Rusi për marrëveshjen për drithin

Papa Francesku

Varrimi i ish-liderit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u bë sot në ceremoni private në një varrezë në periferi të Shën Petersburgut. 

Ndërkohë Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar ftesën e Presidentit kinez, Xi Jinping, për udhëtimin e tij në Kinë, raporton agjencia Bloomberg.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë së shpejti Rusinë, për të diskutuar rreth rikthimit të mundshëm të marrëveshjes së OKB-së që lejonte eksportet e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, tha të hënën një zëdhënës i partisë në pushtet AK.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan vjet një marrëveshje që zgjati deri muajin e kaluar, kur Moska u tërhoq. Ankaraja po përpiqet të bindë Rusinë që të ribëhet palë e marrëveshjes, që mundësoi eksportimin e dhjetëra milionë tonëve drithë nga portet e Odesas.

Që kur afati i marrëveshjes skadoi, forcat ruse kanë goditur portet ukrainase me raketa dhe dronë.

Kremlini tha të premten se ekziston një mirëkuptim se dy udhëheqësit do të takohen nga afër së shpejti.

Rrjeti i lajmeve financiare Bloomberg citoi dy burime anonime që thanë se zoti Erdogan pritet të takohet me zotin Putin në Rusi javën e ardhshme, ndoshta më 8 shtator, përpara se të udhëtojë drejt takimit të G-20ës në Indi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Zelensky: Faleminderit Biden për paketën e re të ndihmës

1692878159_el.jpg

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falenderuar Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

Ai tha se SHBA-ja ka dërguar të gjitha gjërat që kishin nevojë ushtarët ukrainas.

Zelensky gjithashtu se liria ka nevojë për mbrojtje dhe se kjo mbrojtje po bëhet akoma edhe më e fortë.

"I jam mirënjohës të gjithë popullit amerikan, Kongresit dhe personalisht Presidentit Joe Biden për paketën e re të ndihmës për mbrojtjen e Ukrainës. Artileri, raketa dhe municione, këto janë ato që luftëtarët tanë kanë nevojë. Liria ka nevojë për mbrojtje, dhe kjo mbrojtje po bëhet më e fortë", shkroi Zelensky në Twitter.

Ora 20:43
SHBA njofton paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

1693334566_blinken.jpg

Sekretari amerikan, Anthony Blinken, njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën, raporton Reuters.

Kjo paketë e re përfshin pajisje shtesë për pastrimin e minave, raketa kundërajrore, municion artilerie dhe më shumë se 3 milionë fishekë të armëve të vogla, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kreu i diplomacisë amerikane.

“Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, tha Blinken.

Pajisjet do të financohen nga paratë e miratuara më parë nga Kongresi.

Më shumë se 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane i janë dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.

Presidenti Joe Biden në fillim të këtij muaji i kërkoi Kongresit të miratojë një ndihmë shtesë prej 24 miliardë dollarësh.

Ora 19:59
Peskov: Putini nuk i ka diskutuar kurrë sanksionet anti-ruse të Perëndimit me Scholz dhe Macron

1693331924_pesk.jpg

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin nuk e kishte diskutuar kurrë temën e sanksioneve anti-ruse me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron apo liderët e vendeve të tjera.

“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk e ka ngritur kurrë temën e sanksioneve anti-ruse me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron apo liderët e vendeve të tjera që vendosën këto sanksione”, tha Peskov.

Peskov vuri në dukje se jo vetëm konfirmimi “verbal”, por edhe fakti i joefektivitetit të sanksioneve perëndimore është tashmë i dukshëm, raportojnë mediat e huaja.

“E kam fjalën për të dhënat mbi rritjen e ekonomisë sonë, mbi zgjerimin e saj dhe të dhënat e Bankës Botërore për Rusinë që po shfaqet ndër ekonomitë kryesore të Europës”, ​​tha Peskov.

Ora 19:29
Negociata me liderin rus? Ironizon ministri i Jashtëm ukrainas: Kështu mendoi edhe Prigozhin po e vrau Putini

1691828241_1.jpg

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, është shprehur se negociatat me Putinin janë të vështira, sepse lideri rus nuk e mban fjalën.

Kuleba tha se Putin kishte negociuar edhe me Prigozhin për garancinë e luftës por kjo nuk e ndaloi që ta vriste.

“Sa i përket kërkesave për negociata me Putinin, kushdo që e kërkon këtë duhet ta pyesë zotin Prigozhin, jo ne. Ai kishte një konflikt me Putinin. Ai negocioi me sukses me Putinin, i dha fund konfliktit, ra dakord për garancitë e sigurisë dhe më pas Putini e vrau atë. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se Putini do të sillet ndryshe në negociata të tjera", tha Kuleba.

Ora 19:08
Kievi: Moska po përqendron forcat e saj ushtarake në Kupiansk dhe Lyman

1693329202_rusi.jpg

Ushtria ruse aktualisht po përqendron forcat e saj ushtarake në zonat Kupiansk dhe Lyman. 

Këtë e deklaroi zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cituar nga Rbc Ukraine. 

"Ky është vendi ku Rusia po përpiqet të përqendrojë forcat dhe njësitë tona. Ata kanë vendosur të bëjnë të pamundurën për të përparuar në ato zona", tha Malyar.

Ai tha se luftimet po vazhdojnë gjithashtu në zonat Klishchiivka, Kurdiumivka dhe Andriivka. 

Sipas zëvendësministrit, ushtria ukrainase "po përparon gradualisht".

Ora 18:47
Rusia: Nacionalisti anti-Putin Igor Girkin është arrestuar

1693327816_24.jpg

Gjykata e Moskës ka konfirmuar arrestimin e Igor Girkin, i njohur me emrin e Strelkovit ish-“ministër” i mbrojtjes së rajonit të Donetsk-ut.

Ai ishte ish-oficer i FSB-së dhe një ndër protagonistët në fillimet e luftës në Donbass në vitin 2014.

Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për fluturimin e bërë me avionin MH17.

Girkin u arrestua korrikun e kaluar për nxitje të ekstremizmit në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar kundër udhëheqësve rusë të mbrojtjes së Prigozhin. Gjykata sot ka refuzuar kërkesën e ankesës.

Ora 17:34
Putin nuk merr pjesë në varrimin e Prigozhin

1692862777_yevgenyprigozhinvladimirputinrusi.jpg

Varrimi për kreun e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zhvilluar ditën e sotme, në një ceremoni private në Shën Peterburg.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka marrë pjesë në funeralin e liderit të grupit mercenar.  

Kjo ishte paralajmëruar më herët nga Kremlini, që nënvizonte se nuk ishte në dijeni për organizimet e planifikuara të funeralit, duke thënë se kjo ishte një çështje familjare.

Oficerët e zbatimit të ligjit në Rusi janë parë më herët duke ruajtur një varrezë në Shën Petersburg.

Siguria ishte e rreptë rreth hyrjes së varrezave, por disa njerëz u fotografuan duke u përpjekur të hynin me tufa me lule.

Ora 17:17
Rrëzohet helikopteri i FSB në Rusinë Qendrore, 3 viktima

1693322270_98.jpg

Një helikopter Mi-8 i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) është rrëzuar në një fshat në Rusinë qendrore, duke lënë të vdekur të paktën tre persona, thanë zyrtarët rajonalë.

Avioni u rrëzua pranë fshatit Prudny në rajonin Chelyabinsk të Rusisë, thanë autoritetet lokale të martën, duke konfirmuar raportet e mëparshme nga rrjeti televiziv rus REN TV dhe kanali rus Telegram Baza, i cili është i lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, raportojnë mediat e huaja.

Një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës, Aleksei Teksler, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti: “Helikopteri u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar, u vranë tre anëtarë të ekuipazhit. Shërbimet speciale janë duke punuar në vendin e ngjarjes”.

Ai shtoi se nuk ka dëme të ndërtesave apo dëme në njerëz në vendin ku u rrëzua helikopteri, që ai tha se i përkiste FSB-së.

Shifrat tregojnë se Rusia ka humbur shumë helikopterë që kur Presidenti Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më shumë se 18 muaj më parë.

Ora 16:50
Presidenti turk Erdogani pritet të vizitojë së shpejti Rusinë për marrëveshjen e drithit

1691525524_receptayyiperdoanturqirusiukraine.jpg

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë së shpejti Rusinë, për të diskutuar rreth rikthimit të mundshëm të marrëveshjes së OKB-së që lejonte eksportet e drithit ukrainas përmes Detit të Zi.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan vjet një marrëveshje që zgjati deri muajin e kaluar, kur Moska u tërhoq. Ankaraja po përpiqet të bindë Rusinë që të ribëhet palë e marrëveshjes, që mundësoi eksportimin e dhjetëra milionë tonëve drithë nga portet e Odesas.

Ora 16:48
Në ceremoni private, Prigozhin varroset në Shën Petersburg

1693028412_yevgenyprigozhin.webp

Varrimi i ish-liderit të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u bë në ceremoni private në një varrezë në periferi të Shën Petersburgut. 

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi për shtyp i Concord, kompania e kreut të Wagner.

Concord shtuan se ata që dëshirojnë t'i bëjnë homazhe mund të vizitojnë varrezat Porokhovskoe në Shën Petersburg.

Ora 16:13
Media: Putin pranoi ftesën e presidentit kinez Xi, do të udhëtojë në tetor

1693318936_906.jpg

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar ftesën e Presidentit kinez, Xi Jinping, për udhëtimin e tij në Kinë, ku do të marrë pjesë në një ndër forumet "një brez e një rrugë' që do të mbahet në muajin tetor, raporton agjencia Bloomberg.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i tij jashtë vendit që kur GJNP-ja lëshoi ​​urdhër-arrest ndërkombëtar. 

Ora 16:12
Zelensky përkujton dëshmorët ukrainas: Sot heshtja e çdo personi flet më shumë se fjalët

1693231534_905.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se çdo vit më 29 gusht ata përkujtojnë dëshmorët ukrainas të cilët dhanë jetën për mbrojtjen e pavarësisë së shtetit.

Zelensky tha se të gjithë janë mirënjohës për dëshmorët e kombit. Ai tha se heshtja e çdo personi flet më shumë se fjalët.

“Çdo vit më 29 gusht, ne nderojmë kujtimin e ukrainasve që dhanë jetën për të mbrojtur vendin tonë. Për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës. Liri për të gjithë popullin tonë. Integriteti territorial i Ukrainës. E drejta e Ukrainës për të qenë një ndër kombet e lira. Fjalët nuk mjaftojnë kurrë për të shprehur ndjenjat tona. Le të derdhen lot sot, heshtja le të kumbojë më fort se çdo fjalë, respekti ynë le t'u tregojë të gjithëve atë që ndjejmë me të vërtetë dhe sa mirënjohës jemi për të gjithë mbrojtësit tanë, jetët e të cilëve janë bërë jeta e Ukrainës”, shkroi Zelensky në Tëitter.

Ora 15:32
Peskov: Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin

1692964963_dmitrypeskov.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e liderit dhe themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin. 

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

“Ceremonia e varrimit është një çështje që ka të bëjë me familjen e Prigozhin dhe Kremlini nuk është në dijeni të kësaj", shtoi Peskov.

Ora 15:18
Rusi: Prigozhin mund të varroset sot në Shën Petersburg

1693315887_ll.jpg

Lideri dhe themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, mund të varroset sot në Shën Petersburg, në varrezat Serafimovsky. 

Kështu bëjnë të ditur mediat vendase, ndërsa forcat e rendit do të vendosen para varrezave.

Në varrezat e Serafimovsky janë varrosur edhe prindërit e presidentit rus Vladimir Putin, si dhe shumë ushtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bubi: 29/08/2023 16:40

    O servila kur te mbaroje lufta do ktheheni nga ana e Rusit , vendet Europes na trajtojne si mbeturina dhe ju vazhdoni ti lepiheni kurse Rusia dhe Kina nuk na kane sjell asgje te keqe nuk e kuptoj nga ju lind gjithe kjo dashuri per barbaret

    Përgjigju
    • @Bubrobqirit: 30/08/2023 06:45

      O robqir o analfabet ndarja e shqiperise ka ardhur nga Rusia dhe Turqia, Turqia humbi luftën me Rusinë dhe I dha territoret nga Nishi Beogradit dhe gjithe zonen ne veri te Kosoves

  • Lali: 29/08/2023 07:44

    Regjimi kukull i Kievit i ka ditet e numeruara por e keqja eshte qe njerezit i besojne akoma mashtrimeve dhe propagandes perendimore qe do me cdo kusht te dominoje boten duke e shfrytezuar dhe duke bere luftera per interesat e tyre te ndyra , do zoti bota ndryshon sa me shpejt

    Përgjigju
    • drin: 29/08/2023 09:51

      Ca thua o CARRRR

    • Den: 29/08/2023 09:44

      Po mor klysh bushtre i paguar nga ruset,historia ka treguar qe popujt qe luftojne fitojne gjithemone,Tiranet perfundojne si Hitleri

    • Eri: 29/08/2023 09:31

      Po cili perendim? Vetem USA ban luftra se Europa nuk asht n'gjendje per asgja. Gjith bota asht byth, felja e djatht asht USA, felja e majt asht Rusija, ndersa Europa asht bira bythes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit