Luftime të ashpra në periferi të Donjeck-ut ! G7 thirrje Rusisë: Dorëzo centralin bërthamor

“Sa më shumë viktima të pësojnë pushtuesit rusë, aq më shpejt ukrainasit do të jenë në gjendje të çlirojnë tokën e tyre” kështu tha Presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të zakonshëm në mbrëmje.

Dhe ai shtoi: "Forcat e armatosura ukrainase nuk do të lënë pa përgjigje bombardimet ruse të rajonit të Dnipropetrovsk, i cili kushtoi jetën e trembëdhjetë njerëzve". Konflikti duket se shënon një përshkallëzim - dhe një pikë kthese - në Krime, ku burime në Kiev flasin për shkatërrimin e nëntë avionëve luftarakë të Moskës në sulmin ndaj bazës ruse. Ndërkohë, vëmendja ndërkombëtare mbetet e përqendruar te Zaporizhzhia. Alarmet e ekspertëve shumëfishohen : "Evropa rrezikon një katastrofë bërthamore".

Luftime të ashpra janë raportuar rreth 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donjeck-ut, të enjten, në qytetin Piski. Disa shpërthime janë raportuar në një zonë pranë aeroportit ushtarak në Bjellorusi. 

Luftimet e ashpra në afërsi të Donjeckut vijnë një ditë pas granatimeve të ashpra afër centralit bërthamor të Zaporizhjas. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar një tjetrën për sulmet në këtë termocentral. G7 i ka bërë thirrje Rusisë që të dorëzojë menjëherë kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhias dhe t’ia kalojë atë Ukrainës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
Sulmet rreth centralit bërthamor në Zaporzhia/ Shefi i IAEA-s: Palët të na lejojnë sa më shpejtë të ndërhyjmë

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) ka kërkuar qasje në centralin bërthamor të Zaporizhia sa më shpejt të jetë e mundur për të konstatuar sigurinë e tij pas sulmeve të shumta që goditën kompleksin.

"Unë kërkoj që të dyja palët të bashkëpunojnë ... dhe të lejojnë që një mision i IAEA të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur," tha Rafael Mariano Grossi në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Grossi tha se IAEA kishte marrë raportime lidhur me situatën në termocentral si nga Ukraina si nga Rusia, por se informacioni i dhënë ishte shpesh kontradiktor.

"Kështu që unë propozoj, të lutem që të thërrasë këtë mision sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai, duke shtuar se parandalimi i një fatkeqësie bërthamore ishte një përgjegjësi kolektive.

Ora 22:12
Moska në OKB: 'IAEA' duhet të shkojë sa më shpejt në centralin bërthamor në Zaporizhia! Ukrainasit të ndalin sulmet! Ka rrezik serioz

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka kërkuar që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të shkojë në centralin bërthamor në Zaporzhia sa më shpejtë, për shkak se ka rrezik serioz nga bombardimet rreth zonës ku ndodhet centrali dhe ka akuzuar ukrainasit se janë ata që po kryejnë sulmet.

"Një mision i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) duhet të shkojë në termocentralin bërthamor në Zaporizhia sa më shpejt të jetë e mundur, por që kjo të ndodhë, ukrainasit duhet të ndalojnë menjëherë goditjen e objektit" tha ai gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kushtuar aktiviteteve ushtarake që përfshijnë uzinën.

 

Ora 20:47
Ukraina në alarm: Janë dyfishuar sulmet ajrore ruse në javën e fundit

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi se forcat ruse kanë dyfishuar sulmet ajrore në krahasim me javën e kaluar.

“Forcat ruse kanë dyfishuar numrin e sulmeve ajrore në Ukrainë në krahasim me javën e kaluar”, deklaroi Alexei Gromov, nënkryetari i drejtimit operacional të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës.

“Armiku ka dyfishuar numrin e sulmeve ajrore në pozicionet e forcave të mbrojtjes. Rusia është gjithmonë e përkushtuar për të arritur kufirin administrativ të rajonit të Donetskut , për të ruajtur zonat e pushtuara të Khersonit , si Kharkiv , Zaporizhzhia dhe Mykolaiv , duke krijuar kushte të favorshme për ofensivën", tha Gromov.

Ora 14:39
Luftime të ashpra në periferi të Donjeck-ut, zyrtarët ukrainas: Nuk e kemi humbur ende kontrollin

Luftime të ashpra janë raportuar rreth 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donjeck-ut, të enjten, në qytetin Piski.

Pavarësisht luftimeve të ashpra, zyrtarët ukrainas thanë se trupat e tyre ende e kanë nën kontroll qytetin. Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych, gjatë një interviste televizive tha se forcat ruse kanë tentuar që të hyjnë në Piski, “por, pa sukses”.

As pretendimet ruse e as ato ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014, Moska ka nxitur lëvizje separatiste në rajonet lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut, që njihen edhe me termin Donbas.

Luftimet e ashpra në afërsi të Donjeckut vijnë një ditë pas granatimeve të ashpra afër centralit bërthamor të Zaporizhjas. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar një tjetrën për sulmet në këtë termocentral.

Ora 12:38
Dyshohet për sulme në një bazë ushtarake në Bjellorusi, dëshmitarët: Pati të paktën 8 shpërthime

Bazë ushtarake në Bjellori

Disa shpërthime janë raportuar në një zonë pranë aeroportit ushtarak në Bjellorusi. Sipas autoriteteve ukrainase, ky aeroport është është përdorur nga forcat ajrore ruse për të sulmuar territorin e Ukrainës.

Disa përdorues në kanalet në Telegram Belaruski Hayun dhe Flagshtok thonë se gjatë natës janë dëgjuar të paktën tetë shpërthime, si edhe janë parë shkreptima në afërsi të aeroportit ushtarak, Ziabrauka, që gjendet në juglindje të rajonit Homel.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se në orën 23:00 të datës 10 gusht, motori i një makine ushtarake u përfshi nga zjarri dhe se “masat për të shuar zjarrin janë duke u ndërmarrë”. Ministria nuk raportoi për viktima.

Ora 08:44
G7-Rusisë: Dorëzo centralin bërthamor të Zaporizhias

G7 i ka bërë thirrje Rusisë që të dorëzojë menjëherë kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhias dhe t’ia kalojë atë Ukrainës. Në deklaratën e publikuar nga ministrat e jashtëm të G7 thuhet se nëse Moska vijon të ketë kontrollin e centralit i gjithë rajoni është i rrezikuar.

“Stafi ukrainas që operon në impiant duhet të lejohet të ushtrojë detyrat pa presione apo kërcënime. Nëse Moska vazhdon të ketë kontrollin e centralit i gjithë rajoni është i rrezikuar”, thuhet në deklaratën e ministrave të jashtëm të G7.

Ora 08:23
Imazhet satelitore tregojnë dëme të mëdha në bazën ajrore në Krime, disa avionë të shkatërruar

Disa imazhe satelitore tregojnë dëmet që janë shkaktuar nga bombardimet më 9 gusht në bazën ajrore Saki të Krimesë. Në pamje shfaqet baza e dëmtuar, së bashku me disa avionë luftarakë rusë. Prej sulmeve të njëpasnjëshme më 9 gusht mbeti i vrarë një person.

Baza ajrore Saki gjendet në perëndim të Krimesë së kontrolluar nga rusët. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por të dhënat sugjerojnë se shpërthimet ka të ngjarë të kenë qenë sulm i shënjestruar.

Imazhet satelitore të publikuara nga Plant Labs, tregojnë zona të mëdha të tokës që janë djegur nga zjarret që shpërthyen. Pistat kryesore të kësaj baze duket se nuk janë prekur, ndërsa të paktën tetë avionë duket se janë dëmtuar, teksa duken disa gropa të hapura në tokë. Deri më tani, detajet për madhësinë e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimet kanë qenë të pakta.

Imazhet satelitore vijnë nga Planet Labs, që monitoron luftën në Ukrainë.  Megjithatë, imazhet sjellin vetëm pasojat dhe mbetet ende është e paqartë se si baza u shkatërruara ose me çka u godit.

Baza ajrore pas shpërthimeve

Moska pretendon se shpërthimet u shkaktuan nga eksplodimet e mocionit në depot e aeroportit. Ukraina, në anën tjetër nuk ka marrë përgjegjësi dhe Ministria e Mbrojtjes thotë se fajtorë mund të jenë ushtarët rusë të cilët kanë qenë të pakujdesshëm sa i përket rregullave kundër zjarrit.

Por, një zyrtar i paidentifikuar ukrainas i ka thënë një media amerikane se forcat ukrainase janë përgjegjëse për shpërthimet, por pa dhënë më shumë detaje.

Tym nga baza ajrore

Forcat ajrore ukrainase thanë se dhjetëra avionë luftarakë rusë janë shkatërruar, por Rusia ka hedhur poshtë pretendimet për dëmtimin e avionëve. Megjithatë, imazhet e reja sugjerojnë se ka avionë të dëmtuar ose të shkatërruar. Nëse Ukraina qëndron prapa këtyre shpërthimeve, atëherë ky do të ishte sulmi më i madh i Kievit ndaj forcave ruse në Krime.

Gadishulli ukrinas i Krimesë është aneksuar nga Moska më 2014. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është zotuar se deri në fund të pushtimit që Rusia nisi ndaj Ukrainës, Kievi do të rimarrë kontrollin e Krimesë.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 11/08/2022 15:08

    Luft e qelbet qe te gjith genjejn per fitore Gjynah ky popull i shkret ukrainas qe po vriten dhe kan marr rruget e emigrimit vetem per fajin e ca lufte nxitesve qe nuk ngopen me gjak te pafajshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë