Lufta në Ukrainë, po i mbaron perëndimit municioni?

Lufta në Ukrainë, po i mbaron perëndimit municioni?

Selia e NATO-s, Bruksel

Konstatimi është alarmues: Ushtria ukrainase përdor në luftë kundër pushtuesve rusë shumë më tepër municion se mund të prodhojnë kompanitë perëndimore të armatimeve, dhe kjo prej disa kohësh, është shprehur, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Fabrikat e municionit ndodhen në limitet e kapaciteteve, koha e furnizimit është zgjatur. Kush porosit sot armë të kalibrave të mëdhenj duhet të presë 28 muaj. Për shkak se edhe rezervat e vendeve të NATO-s janë duke u konsumuar, kërkohet që vendet anëtare të nënshkruajnë me urgjencë marrëveshje të reja furnizimi, sipas Stoltenberg.

"Për këtë po kujdesemi që vitin e kaluar. Sepse kemi një kërkesë të jashtëzakonshme në Ukrainë që është mbushur deri tani nga depot tona. Por nuk mund të vazhdojmë më kështu", thekson Stoltenberg. "Ne duhet të prodhojmë më shumë për të furnizuar forcat e armatosura ukrainase dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë që të kemi mjaftueshëm municion për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës."

Rreth 50 vende në takimin e NATO-s në Bruksel

Në takimin e NATO-s në Bruksel të martën (14.02.) diskutohet edhe kërkesa e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për avionët luftarakë. Konferenca e ashtuquajtur e Ramsteinit ku me ftesë të SHBA marrin pjesë rreth 50 shtete në Bruksel do të konsultohet për ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën, por nuk priten vendime. Stoltenberg përmend se lufta ka ndryshuar, edhe mbështetja për Ukrainën po ashtu - nga tanket, artileria dhe mbrojtja ajrore dhe deri tek tanket luftarake. Në vend që të diskutojnë për sisteme të reja armësh, aleatët duhet të bëjnë të mundur që "ushtria ukrainase t'i ketë në dispozicion e t'i përdorë armët e furnizuara dhe të ketë municion të mjaftueshëm, karburant dhe pjesë këmbimi në dispozicion, para se Rusia të marrë iniciativën në fushën e betejës."

Shpejtësia shpëton jetë njerëzish, ka thënë Stoltenberg që është i bindur, se Putini nuk do t'i japë fund shpejt luftës së tij sulmuese, përkundrazi ai ka filluar me ofensivën e paralajmëruar për në pranverë. Sipas kreut të NATO-s ai ka dërguar mijëra ushtarë të rinj në front "për të kompensuar mungesën e cilësisë me sasi edhe pse kjo çon në humbje të mëdha."

Në takimin e NATO-s zhvillohen bisedime edhe për shpenzimet e ardhshme të armatimit të aleancës, më saktë nëse nga objektivi 2% do të kalohet në 2,5% apo madje edhe 3% e prodhimit të brendshëm bruto për armatimin. Një çështje tjetër është mbrojtja më e mirë infrastrukturës nënujore si gazsjellësit apo linjat elektrike që ndodhen në tabanin e detit nga sulme të mundshme, siç ndodhi me sulmin kundër Nord Stream 2. Megjitthatë siguri 100% nuk ka thuhet në Bruksel, për shembull vetëm përmes Detit të Veriut kalojnë tubacione gazi me një gjatësi rreth 9000 km./DW

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 15/02/2023 04:38

    Vëndosni në funksionim Policanin dhe Gramshin. Teoria e çarmatimit të Shqipërisë për mbar i doli vetëm Sërbisë, serbëve nuk ju ndalua prodhimi i armëve e as u çarmatosën.

    Përgjigju
    • Garden tools: 15/03/2023 04:02

      I bien kokes me grushta per fajet e Berishes dhe Meksit qe demontuan çdo fabrike e uzine por eshte vone. Nuk kthehen me, i çuan zoterinjte per skrap dhe bijte e tyre sot jane be me televizione e me pasuri. Ha m.. populli

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja