Lufta në Ukrainë/ Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar

Lufta në Ukrainë/ Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar

Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lejon konfiskimin e pronave amerikane në rast të shpronësimeve ndaj subjekteve ruse në Amerikë.

Kjo lëvizje e Putin vjen përpara mbledhjes së vendeve G7 dhe vendimeve për përdorimin e interesit për asetet e ngrira ruse për të përfituar Ukraina.

Ndërkohë, Rusia dhe Bjellorusia kanë zhvilluar stërvitje të përbashkët bërthamore. Putin shprehet nga Bjellorusia, teksa takoi presidentin Lukashenko, se këtu nuk ka asgjë të pazakontë.

‘Nuk ka asgjë të pazakontë në krahasim me punën e vetë bllokut të NATO-s.'

Sakaq, Putin ka dhënë edhe një koment për presidenti ukrainas Zelensky, të cilit i skadoi mandati më 20 maj. Putin shprehet se kreu i shtetit ukrainas nuk ka më legjitimitet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
SHBA njofton 275 milionë dollarë ndihma të reja për Ukrainën

SHBA njoftoi ndihma të reja ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë për Ukrainën, ndërsa Kievi po përballet me vështirësi avancimin e forcave ruse në rajonin Kharkiv.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se paketa e re e ndihmave, për të cilën u fol paraprakisht të enjten nga dy zyrtarë amerikanë, “është pjesë e përpjekjeve tona për ta ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë sulmin e Rusisë pranë Kharkivit”.

“Ndihmat e dhëna më herët kanë mbërritur tashmë në vijën e frontit dhe do t’i transportojmë me shpejtësinë më të madhe të mundshme edhe ndihmat e reja, në mënyrë që ushtria ukrainase të mundet t’i përdorë për të mbrojtur territorin e tyre dhe për të mbrojtur popullin ukrainas”, tha sekretari Blinken nëpërmjet një deklarate.

“Shtetet e Bashkuara dhe koalicioni ndërkombëtar që kemi ngritur do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Ukrainës në mbrojtje të lirisë së saj”, tha ai.

Paketa e re e ndihmave përmban ndër të tjera sisteme raketash të lëvizshmërisë së lartë HIMARS, si dhe predha të kalibrit 155 mm dhe 105 mm, që janë tepër të nevojshme për goditjet me artileri. Paketa përmban gjithashtu sisteme antitank Javelin dhe AT-4, mina antitank, autoblinda taktike, armë të lehta dhe municione.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI