Lufta në Ukrainë/ Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas! Kievi: Putin kërcënon botën me një katastrofë bërthamore

Lufta në Ukrainë/ Rrëzohet F-16 amerikan gjatë një sulmi rus: Vdes piloti ukrainas! Kievi: Putin kërcënon botën me një katastrofë bërthamore

Ushtarë ukrainas

Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA dhe i përdorur nga forcat ukrainase është shkatërruar pas një përplasjeje. Një zyrtar amerikan tha për Wall Street Journal se shkatërrimi ka ndodhur më 26 gusht, “disa javë pasi avionët e parë luftarakë amerikanë mbërritën në Ukrainë”.

Një zyrtar i paidentifikuar amerikan tha për gazetën se, megjithëse incidenti ndodhi gjatë një sulmi të madh rus në Ukrainë, raportimet fillestare treguan se F16-shi nuk u rrëzua nga zjarri i armikut, por si pasojë e gabimit të pilotit.

Piloti ukrainas Oleksiy Mes, i njohur si 'peshk i hënës', në bordin e avionit ka vdekur dhe është varrosur sot (29 gusht), raporton CCN. Sipas Shtabit të Përgjithshëm, gjatë betejës ajrore, avionët F-16 "demonstruan efikasitetin e tyre të lartë, duke shkatërruar katër raketa të armiqve".

Ndërkohë shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës janë më shumë se thjesht terrorizëm kundër civilëve. Ato përfaqësojnë “një vendim të qëllimshëm të regjimit të Putinit për të kërcënuar botën me një katastrofë bërthamore”.

"Katër reaktorë të centraleve bërthamore ukrainase u shkëputën nga rrjeti gjatë një sulmi rus të hënën, raporton IAEA. Rusia përbën një kërcënim bërthamor," nënvizoi Yermak në platformën X.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Laluci: 30/08/2024 07:33

    Keta o do zhdukin ukrainen me kete luft Ose do zhdukin europen e rusin bashk Amerika nuk pranon tjeter shtet ta konkuroj

    Përgjigju
  • Babi: 29/08/2024 23:56

    Kete avion e kane rrezuar Ruset por nuk ju vjen mire amerikaneve dhe mashtrojne gjoja eshte perplasur , kjo teegoj dhe njehere qe armet perendimore jane inferiore ndaj atyre Ruse

    Përgjigju
    • 007: 30/08/2024 22:01

      Babi ose bubi meso te shkruash shqip atje ne Novi Sad Ku e ke qendren e spiinazhit,Ruskij Sabak

    • Laku: 30/08/2024 08:41

      OK bubi!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI