Erdogan: Objektiv ynë, takimi Putin-Zelensky! Identifikohet varri masiv në fermën e pulave! Moska do të mbyllë kufijtë për rekrutët

Erdogan: Objektiv ynë, takimi Putin-Zelensky! Identifikohet varri masiv në fermën e pulave! Moska do të mbyllë kufijtë për rekrutët

Qytetarët që largohen nga zonat e shkatërruara

Rusia vijon të zbatojë vullnetin popullor për tu shprehur përmes referendumeve për aneksimin e rajoneve të Ukrainës Lindore, ndërsa kërcënimi për sulm bërthamor po bëhet gjithnjë e më i frikshëm.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me Rusinë për kërcënimin e ngritur nga Moska për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë. Kështu bëri me dije Sekretari i Shtetit Anthony Blinken në një intervistë për CBS. Blinken u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kishin ndonjë kontakt me Kremlinin për këto kërcënime dhe u përgjigj: "Po. Është shumë e rëndësishme që Moska të na dëgjojë dhe të dijë nga ne se pasojat do të jenë të tmerrshme. Dhe ne e kemi thënë shumë qartë."

Ndërkohë autoritetet ruse po marrin masa për të dënuar ata që nuk pranojnë mobilizimin ushtarak dhe po planifikojnë mbylljen e kufijve për të parandaluar ikjen e personave të regjistruar.

Ditën e sotme ka pasur edhe një reagim nga ana e presidentit turk Erdogan, i cili tha se është objektiv i Turqisë për një takim Putin-Zelensky. Ndërkohë, identifikohet një varr masiv në fermën e pulave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Urdhri për rekrutim, 260 mijë rusë u larguan në 5 ditë! Dislokohet ushtria në kufi

1664225832_6400383c6f21452347705e1f23cbd99d84d0.jpg

Qindra ushtarë rusë janë vendosur pranë kufirit me Gjeorgjinë, në një përpjekje të Kremlinit për të shuar zërat se mijëra njerëz po largohen nga vendi pas shpalljes së mobilizimit të pjesshëm nga presidenti Putin. Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihen ushtarët rusë të vendosur në qytetin e Chmi, në autostradën kryesore që lidh Gjeorgjinë me Osetinë e Jugut teksa kontrollojnë makinat në drejtim të pikës së kalimit kufitar.

Ora 21:56
Ukrainë/ Identifikohet varri masiv në fermën e pulave

Një varr i ri masiv thuhet se u zbulua në Ukrainë në një fermë pulash të braktisur dhe të dëmtuar nga lufta në një kodër pranë kufirit rus. Mediat ndërkombëtare flasin për 90-100 kufoma. Vendi ndodhet pranë Kozacha Lopan , rreth 2 kilometra nga kufiri. Në zonë është duke u kryer pastrimi i minave dhe më pas do të aktivizohet një njësi e specializuar mjeko-ligjore, puna e së cilës pritet të nisë në fund të kësaj jave, pasi të përfundojë pastrimi.

Ora 21:49
Rusi: Moska nuk do të caktojë asnjë film për Oscar

Akademia Kombëtare e Arteve dhe Shkencave të Filmit të Rusisë ka vendosur të mos caktojë asnjë film për nominimin për Oscar 2022, sipas Interfax .

Ora 21:44
Rusi: Arrestohet konsulli japonez për spiunazh

FSB, shërbimet sekrete ruse, kanë zbuluar se kanë një video në të cilën konsulli japonez në Vladivostok pranon se ka shkelur ligjin rus. Diplomati,  Motoki Tatsunori, u arrestua dhe u shpall 'persona non grata', me urdhër për t'u larguar nga vendi brenda 48 orëve, pasi u ndalua teksa merrte SIPAS rusëve informacione të klasifikuara.

Ora 21:42
Erdogan: Objektiv mbetet takimi Putin-Zelensky

1664221407_ddhsh.JPG

Turqia synon gjithmonë të bashkojë presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelensky . Këtë e ka përsëritur edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në përfundim të Këshillit të Ministrave.

"Ne vazhdojmë të besojmë në fuqinë e dialogut dhe diplomacisë dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona për paqen dhe t'i japim fund kësaj gjakderdhjeje," tha Erdogan.

Ora 18:31
‘Ferri në tokë, na jepnin bukë të ndenjur e ujë të pisët', i burgosuri britanik tregon se çfarë ndodhte në burgjet e rusëve

Një nga të burgosuri britanikë që u kap gjatë luftimeve në Ukrainë rrëfen torturën nga ushtarët rus. Shaun Pinner tregon se si dhunohej nga rusët teksa ata linin në sfond këngët e ABBA-s dhe Cher.

 Ndërsa ishte në robëri, 48-vjeçari u detyrua të dëgjonte kolonën zanore të Mamma Mia dhe i dhanë vetëm bukë e ndenjur dhe ujë të pistë për të konsumuar.

Pasi u dënua me vdekje në qershor, së bashku me Aiden Aslin, ata u zhvendosën në një banesë të re ku vazhdoi tortura muzikore.

“Kushtet ishin më të mira, por ata ende luanin muzikë dhe këtë herë ishte Believe by Cher”, tha ai për The Sun.

“Kishim ditët tona të errëta, unë qava shumë. Na u desh të kapemi pas një lloj shprese dhe kështu mbijetova.”, tha Pinner

“Mendova se do të vdisja. Ishte ferr në tokë. Gjashtë muajt e fundit kanë qenë ditët më të këqija të jetës sime. Nuk dua të dëgjoj më kurrë një këngë ABBA ose të shoh një copë bukë. Unë thjesht jam shumë me fat që jam në shtëpi.”, tha ai.

Pinner ishte pjesë e një grup prej 10 të burgosurish të huaj të liruar pasi Arabia Saudite ndërmjetësoi një marrëveshje të fshehtë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ora 17:00
Forcimi i kapaciteteve ushtarake të Ukrainës, SHBA do t'i japë Kievit 47 milionë dollarë të tjera

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t'i japin Ukrainës një tjetër ndihmë prej 475.5 milionë dollarësh me qëllim mbrojtjen e civilëve si dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit , Antony Blinken , duke specifikuar se shuma është menduar për ndihmë për sigurinë e civilëve dhe për forcimin e kapaciteteve të forcave ukrainase të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë penale.

"Ne ndajmë angazhimin e tyre për një Ukrainë demokratike, të pavarur dhe sovrane”, tha Blinken në Twitter.

Ora 15:00
Kryeministri hungarez: Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë kanë dështuar

Kryeministri i Hungarisë,Viktor Orban ka kritikuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, duke thënë se lëvizjet kanë "dështuar" duke rritur çmimet e energjisë.

Ai tha se Hungaria duhet të përgatitet për një luftë të zgjatur në Ukrainën fqinje, ku pushtimi i Rusisë ka shkatërruar pjesë të infrastrukturës, ka vrarë mijëra njerëz dhe ka detyruar miliona të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre.

 

Ora 13:12
Zelensky u bën thirrje minoriteteve në Rusi të rebelohen: Putin synon shkatërrimin tuaj

1663998482_AP220567761592891.jpg

Rusia synon shkatërrimin e pakicave etnike dhe përdor mobilizimin ushtarak për t'i shkatërruar ato”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke u bërë thirrje rusëve dhe në veçanti përfaqësuesve të pakicave që të rebelohen.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardit: 28/09/2022 10:43

    Rusia nuk u fut ne lufte per disa teritore ne ukraine, por per shkaktuar nje krize gazi ne europe dhe ritje cmimi te gazit dhe naftes me mendimin se do te perfitonte vet. Vertet u krijua nje krize nafte dhe gazi por kjo nuk shkoi ne favor te rusis por ne favor te amerikes dhe vendeve arabe.

    Përgjigju
  • Papi: 26/09/2022 17:06

    Ti ske faj se te ka mare amerika te mban peng ne ndonje bazen e tyre dhe te jep letra ti lexosh para mediave te gjitha po i kalon populli ne kurriz por kjo rruge eshte e gabuar do ta kuptosh me vone dhe ti

    Përgjigju
    • ana: 27/09/2022 01:00

      Po mire ore kaqol, po ata mijra ushtarak ukrainas qe luftojne per te mbrojtur atdheun i ka marre peng amerika??? Putini eshte nje Hitler stalinist dhe izolimi i tij si dhe mbeshtetja me te gjitha format e Ukrainews eshte zgjidhja e duhur.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare