Lufta në Ukrainë/ Rusët bombardojnë Odesën, disa të vdekur! Blinken: Fundi i konfliktit varet nga Putin, nëse ai do të negociojë

Lufta në Ukrainë/ Rusët bombardojnë Odesën, disa të vdekur! Blinken: Fundi i konfliktit varet nga Putin, nëse ai do të negociojë

Odesa e bombarduar

Forcat ruse kanë bombarduar qytetin e Odesës mbrëmjen e shkuar, duke i vënë flakën një ndërtese simbol të qytetit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar në X se disa njerëz kanë mbetur të vrarë, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ai bën thirrje nga partnerët që të furnizohet me armë.

Ndërkohë sekretari amerikan i shteti, Anthony Blinken gjatë një bisede në Forumin Ekonomik Botërore është shprehur se fundi i luftës varet nga Vladimir Putin.

‘Sapo Rusia të tregojë se sinqerisht dëshiron të negociojë, ne patjetër do të jemi atje dhe besoj se edhe ukrainasit do të jenë atje’, u shpreh ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
Ukrainë: Sulm rus në Kharkiv, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur

Një sulm ajror rus në dy lagje të qytetit verilindor të Kharkiv, Ukrainë ka vrarë të paktën dy persona dhe ka plagosur gjashtë të tjerë.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Ihor Terekhov, duke shtuar se forcat ruse shënjestruan lagjet Kyivskyi dhe Kholodnohirskyi të qytetit, duke goditur zonat e banuara.

Guvernatori Oleh Syniehubov tha gjithashtu se Rusia ka të ngjarë të ketë sulmuar qytetin verilindor duke përdorur bomba ajrore Kab.

Ora 09:44
Wall Street Journal: ‘Ukraina rrit prodhimin e dronëve, 500 deri në muajin qershor’

Industria ukrainase po rrit prodhimin e dronëve me rreze të gjatë veprimi.

Ata priten që të ndihmojnë forcat e armatosura të Kievit të anashkalojnë kufizimet në përdorimin e armëve të marra nga vendet perëndimore për sulme në territorin e Federatës Ruse.

Kjo u raportuar nga RBC-Ukraine, duke cituar Wall Street Journal, i cili thotë se nga mesi i këtij viti vendi do të prodhojë rreth 500 dronë në muaj.

"Ukraina rrit prodhimin e dronëve, 500 deri në muajin qershor"

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë