
Në Rubizhne, në rajonin e Luganskut, ushtria ruse ka goditur një tank me acid nitrik, e cila është një substancë tepër e rrezikshme. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk Serhiy Gaidai. “Acidi nitrik është i rrezikshëm nëse thithet, gëlltitet dhe bie në kontakt me lëkurën dhe mukozën. Tymi i acidit është irritues për traktin respirator.”, tha Gaidai. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin maska mbrojtës ndaj avujve e të ruhen nga kontakti më lëndën e rrezikshme.
Lajmi kryesor:
Pas Buchas një tjetër masakër, 200 viktima në Borodyanka! Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Të krijohet një gjykatë model i Nurembergut për të dënuar krimet e Rusisë! BE: Embargo qymyrit rus











