Lufta në Ukrainë/ WSJ: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt! Tajani thërret ambasadorin rus në Romë

Vdekja liderit të opozitës ruse Alexey Navalny, shkurtin e kaluar në burgun ku po vuante dënimin e caktuar nga gjykata, ndoshta nuk u urdhërua drejtpërdrejt nga Presidenti Vladimir Putin.

Ky është përfundimi i arritur nga inteligjenca amerikane, sipas medias amerikane Wall Street Journal. Pavarësisht rrethanave të dyshimta të vdekjes së liderit të opozitës ruse, ËSJ, duke cituar "njerëz të njohur me këtë çështje", raportoi se disa agjenci të inteligjencës amerikane, duke përfshirë CIA-n, zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe njësisë së inteligjencës së Departamentit të Shtetit ndajnë pikëpamjen se koha e vdekjes së Navalny nuk ishte planifikuar nga Putin.

"Unë i kam dhënë mandat sekretarit të përgjithshëm të Farnesinës për të thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Itali. Qeveria kërkon sqarime për çështjen e shtetëzimit të Ariston Thermo Group. Po punojmë edhe me Brukselin, në lidhje me Gjermaninë”.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani e bëri të ditur këtë në mediat sociale pasi degët ruse të Ariston dhe Bosch u transferuan nën menaxhim të përkohshëm në grupin Gazprom.

Ukraina deklaroi se Rusia kreu sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës ndërpreu punën pas një sulmi me dronë. DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se katër termocentrale të saj janë goditur.

“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase”, tha DTEK në një komunikatë. “Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”.

Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se sulmet ruse kishin objektiv rajonin Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore dhe rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk.

Komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës tha se kundërajrorët ukrainas rrëzuan 21 prej 34 raketave ruse gjatë natës

Rusia ka shtuar sulmet e saj në rrjetin hekurudhor të Ukrainës për të "shkatërruar' furnizimet ushtarake, përpara një ofensive të re, tha një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë për AFP të premten, 26 prill.

Infrastruktura hekurudhore është veçanërisht jetike në Ukrainë, si për transportin e pasagjerëve dhe atë tregtar, ashtu edhe për ushtrinë, sepse që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, i gjithë trafiku ajror civil atje është paralizuar.

"Këto janë masa klasike përpara një ofensive në shkallë të gjerë" që pritet në javët e ardhshme, tha një burim i vendosur në sistemin ukrainas të sigurisë në kushte anonimiteti kur u pyet nga AFP në lidhje me këto sulme.

Objektivi, shtoi ai, "është të paralizojë dërgesat dhe transportin e ngarkesave ushtarake".

Sot janë 791 ditë nga dita e sulmit rus drejt Ukrainës

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:40
Tajani thërret ambasadorin rus në Romë, ja arsyeja

1714232477_wgewgrewgerwg.JPG

Antonio Tajani

"Unë i kam dhënë mandat sekretarit të përgjithshëm të Farnesinës për të thirrur ambasadorin e Federatës Ruse në Itali. Qeveria kërkon sqarime për çështjen e shtetëzimit të Ariston Thermo Group. Po punojmë edhe me Brukselin, në lidhje me Gjermaninë”.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani e bëri të ditur këtë në mediat sociale pasi degët ruse të Ariston dhe Bosch u transferuan nën menaxhim të përkohshëm në grupin Gazprom.

Ora 17:02
Wall Street Journal: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt

1714230252_erqgfewgrewgewgew.JPG

Alexey Navalny dhe Vladimir Putin 

Vdekja liderit të opozitës ruse Alexey Navalny, shkurtin e kaluar në burgun ku po vuante dënimin e caktuar nga gjykata, ndoshta nuk u urdhërua drejtpërdrejt nga Presidenti Vladimir Putin.

Ky është përfundimi i arritur nga inteligjenca amerikane, sipas medias amerikane Wall Street Journal. Pavarësisht rrethanave të dyshimta të vdekjes së liderit të opozitës ruse, ËSJ, duke cituar "njerëz të njohur me këtë çështje", raportoi se disa agjenci të inteligjencës amerikane, duke përfshirë CIA-n, zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe njësisë së inteligjencës së Departamentit të Shtetit ndajnë pikëpamjen se koha e vdekjes së Navalny nuk ishte planifikuar nga Putin.

Megjithatë, gazeta thekson se analistët polakë dhe disa agjenci evropiane të inteligjencës mbeten skeptike nëse presidenti rus ishte i përfshirë apo jo në këtë çështje, ndërsa aleatët e Navalny vazhdojnë të këmbëngulin se Kremlini orkestroi gjithçka.

Leonid Volkov, ish krahu i djathtë i Navalnyt, tha se ideja se Putini nuk ishte i informuar dhe nuk e miratoi vrasjen e Navalny ishte "qesharake".

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Operacioni i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike

Tiranë/ Operacioni i Antidrogës, bien në pranga 2 persona! Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike