Lufta në Ukrainë/ SHBA, integrimi në NATO është një proces i pakthyeshëm

Lufta në Ukrainë/ SHBA, integrimi në NATO është një proces i pakthyeshëm

Ushtarë ukrainas

Shtetet e Bashkuara kamë deklaruar se Ukraina po konsolidon integrimin e saj progresiv në "strukturat perëndimore" dhe theksuan se anëtarësimi i saj në Aleancë, samiti i së cilës do të mbahet në Uashington në korrik, është një proces "i pakthyeshëm" që kërkon reforma nga Kievi.

Shefi i Çështjeve Evropiane në Departamentin e Shtetit, James O'Brien, deklaroi në një konferencë për shtyp se, pas samitit të NATO-s dhe me procesin e anëtarësimit në BE që vazhdon të avancojë, "Ukraina po integrohet plotësisht në strukturat e Perëndimit që qeveria dhe njerëzit e saj kanë thënë se duan."

“Ukraina do të vazhdojë të bëjë reformat që i duhen dhe që është zotuar të bëjë si pjesë e planit të saj vjetor me NATO-n, si dhe marrëveshje të tjera, dhe në këtë kontekst ne shohim se lëvizja e saj drejt Aleancës është e pakthyeshme”, tha ai, duke nënvizuar se diskutimi për këtë anëtarësim progresiv do të jetë pjesë e rëndësishme e takimeve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb