Lufta në Ukrainë/ Kievi krijon dy korridore tokësore për eksportin e grurit! Në Severodonestk humb jetën një ushtar britanik

Lufta në Ukrainë/ Kievi krijon dy korridore tokësore për eksportin e grurit! Në Severodonestk humb jetën një ushtar britanik

Banesat e shkatërruara nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e 109-të. Ukraina ka krijuar dy korridore tokësore përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kievit.

Ai përsëriti se siguria globale e ushqimit është në rrezik sepse pushtimi rus i Ukrainës ka ndaluar eksportet e grurit ukrainas nga Deti i Zi. Ukraina - vijoi Senik - është gjithashtu në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor tjetër për eksportin e ushqimeve.

Ndërkohë luftimet vijojnë dhe për këtë presidenti Zelenski falënderoi luftërartët që po vijojnë të rezistojnë. Në Severodonestk, një ushtar britanik humbi jetën, lajm që u bë i ditur nga familja e tij. Jordan Gatley kishte lënë ushtrinë britanike në mars dhe kishte fluturuar në Ukrainë për t’iu bashkuar ushtrisë së Kievit.

Ndërkaq, sipas autoriteteve ukrainase, Rusia u përpoq të dëmtonte tubacionin Druzhba në Ukrainën lindore kur ndodhën 3 shpërthime. Mediat saktësuan se tubacioni është mbyllur që prej datës 24 shkurt, por brenda ka ende karburant.

Kina mohon të ketë ofruar ndonjëherë "mbështetje materiale" për Rusinë megjithëse vazhdon të dënojë sanksionet perëndimore duke thënë: "Ato nuk do ta zgjidhin problemin". Nga ana tjetër, SHBA thotë se së shpejti Rusia do të kontrollojë Luhanskun.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
Media turke: Erdogan njofton se do të ketë bisedime me Putin dhe Zelensky për grurin

1654706200_Capture.JPG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi javën e ardhshme bisedime me liderët rusë dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, për çështjen e korridoreve të eksportit të grurit. Këtë e kanë raportuar mediat turke.

Ora 18:20
Ukrainë, hapen dy korridore tokësore për eksportin e grurit

1652950092_gruree1466030264977.jpg

Ukraina ka krijuar dy korridore tokësore përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Senik. Ministri, i cituar nga Guardian, përsëriti se siguria globale e ushqimit është në rrezik sepse pushtimi rus i Ukrainës ka ndaluar eksportet e grurit ukrainas nga Deti i Zi. Ukraina - tha ai - është gjithashtu në bisedime me shtetet baltike të shtojë një korridor të tretë për eksportin e ushqimeve, shtoi Senik.

Ora 18:19
Finlanda refuzon të anëtarësohet në NATO pa Suedinë

1652726867_nato.jpg

Finlanda refuzon anëtarësimin në NATO pa Suedinë. Helsinki nuk do t'i bashkohet Aleancës nëse problemet e Stokholmit me Turqinë çojnë në shtyrjen e anëtarësimit të Suedisë. Kështu deklaroi sot presidenti finlandez Sauli Niinisto në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Kështu shkruajnë mediat vendase.

Ora 16:03
Dita e Rusisë, Presidenti Putin i bën thirrje kombit: Ndërtoni ndjenjat e thella të patriotizmit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin merr pjesë në një ceremoni për dhënien e çmimeve shtetërore për të nderuarit për arritjet e jashtëzakonshme në Ditën e Rusisë në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë një thirrje rusëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndërtojnë "ndjenjat e thella të patriotizmit" dhe "themelet shpirtërore" që përshkojnë historinë e Rusisë, gjatë një fjalimi që ai mbajti për të përkujtuar Ditën e Rusisë.

Dita e Rusisë, festa kombëtare e Federatës Ruse, festohet çdo vit më 12 qershor që nga viti 1992 për të përkujtuar miratimin zyrtar të Deklaratës së Sovranitetit të Federatës Ruse më 12 qershor 1990, e cila shpalli "pavarësinë" e Rusisë nga BRSS.

Në një fjalim në Kremlin, Putin bëri edhe një herë homazhe për Pjetrin e Madh , të cilin e kremtoi në një fjalim në fillim të së njëjtës javë, që shënon 350 vjetorin që nga lindja e carit rus.

"Sot, ne jemi veçanërisht të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që Atdheu, shoqëria dhe njerëzit tanë të jenë të bashkuar," tha Putin.

Ora 14:13
Zelensky: Në BE të jemi më të fortë

1655012163_Screenshot1.jpg

 Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu shpresën se vendi i tij do të marrë statusin e kandidatit për në BE gjatë fjalimit të mbrëmjes.

“Ka filluar faza finale e një maratonë të madhe diplomatike. Në këtë maratonë jemi vërtet bashkë me Bashkimin Europian, në një ekip dhe ky ekip duhet të fitojë. Jam i bindur se ky vendim do të forcojë jovetëm shtetin tonë, por edhe të gjithë Bashkimit Evropian”, tha Zelensky.

Zelensky, sipas mediave lokale, shtoi se ishte i sigurt se vendi do të merrte së shpejti një përgjigje. Dje, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Ukrainës do t'i thuhet javën e ardhshme nëse mund të kalojë në fazën tjetër të anëtarësimit në bllok.

Ora 10:22
Shpërthime të forta në Severodonetsk, Guvernatori: Kemi nën kontroll uzinën Azot

Granatimet ruse kanë shkaktuar një zjarr të madh në një fabrikë kimike në qytetin kyç lindor të Severodonetsk. Në një përditësim këtë mëngjes, guvernatori i rajonit u shpreh se Ukraina mbetet nën kontrollin e uzinës Azot në qytetin ku thuhet se janë strehuar qindra civilë.

"Azot nuk është i bllokuar, luftimet po zhvillohen në rrugët pranë uzinës," tha Serhiy Haidai për një TV ukrainas.

Severodonetsk është bërë pika qendrore e përpjekjeve të Rusisë për të avancuar në Ukrainën lindore. Haidai shtoi se ai pret që forcat ruse të përdorin të gjitha përpjekjet e tyre në përpjekje për të kapur qytetin ose sot ose nesër.

Ora 08:02
Blinken: Rusët meritojnë të jetojnë pa represion dhe të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre

Rusët, si njerëzit në mbarë botën, meritojnë të jetojnë pa represion dhe të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe liritë themelore pa frikën e hakmarrjes, kështu ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, me rastin e festës kombëtare të Federatës Ruse. 

“Për fat të keq, ky nuk është realiteti sot në Rusi, qeveria ruse po përpiqet t'i mbajë qytetarët e saj në errësirë ​​për mizoritë që po kryen kundër popullit ukrainas dhe lufta e Kremlinit e ka lënë Rusinë të izoluar ndërkombëtarisht dhe po u grabit qytetarëve rusë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në harmoni me fqinjët e tyre”, thuhet në deklaratën e DASH.

Ora 07:47
Zelenskyy: Trupat ukrainase po çlirojnë gradualisht territorin e rajonit Kherson, jam krenar për të gjithë mbrojtësit tanë që arritën të ndalojnë avancimin e këtyre njerëzve armiqësor

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka mbajtur fjalimin e tij të mbrëmjes. Si zakonisht, ai falënderoi aleatë të ndryshëm dhe dha një përditësim për disa pjesë të vendit.

Ai iu përgjigj raporteve se pasaportat ruse po u jepeshin banorëve të Khersonit, një pjesë e Ukrainës që ka qenë e pushtuar nga Rusia që në ditët e para të luftës.

"Lajmet për shpërndarjen e pasaportave ruse në Kherson dhe shpërndarjen e pasaportave në Melitopol u përhapën në mënyrë aktive në territoret e pushtuara dhe në Rusi dhe pashë se kush në këtë lajm u shfaq si banorë Kherson dhe Melitopol që gjoja duan pasaporta ruse, pak bashkëpunëtorë dhe njerëz nga rrethi i tyre. Epo, nuk dukej si një radhë për të marrë një pasaportë, por një përpjekje për të marrë një biletë për të ikur. Shumë demonstrative’, tha ai.

"Trupat ukrainase po çlirojnë gradualisht territorin e rajonit Kherson. Sot fshati Tavriis'ke është shtuar në listën e vendbanimeve të kthyera të shtetit tonë. Ka sukses të sigurt edhe në rajonin e Zaporizhzhia”, tha Zelensky.

Por ai tha se "betejat e ashpra në rrugë" vazhdojnë në qytetin e Severodonetsk.

“Unë jam krenar për të gjithë mbrojtësit tanë që arritën të ndalojnë avancimin e këtyre njerëzve armiqësor, këtyre pushtuesve për shumë javë tashmë dhe ta mbajnë të fortë mbrojtjen tonë. A ju kujtohet se si Rusia shpresonte të pushtonte të gjithë Donbasin në fillim të majit? Tashmë është dita e 108-të e luftës, tashmë është qershori. Donbasi po vazhdon. Humbjet e pësuara nga pushtuesit, përfshirë në këtë zonë, janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Në total, ushtria ruse sot ka rreth 32 mijë shpirtra të vdekur. Për çfarë? Çfarë ju dha, Rusia?", mbyll fjalën e tij presidenti ukrainas.

Ora 07:33
Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Von der Leyen sërish në Kiev

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të shtunën se ekzekutivi i BE-së, do të finalizojë "deri në fund të javës së ardhshme" opinionin e nëse Ukraina duhet të jetë një vend kandidat për t'iu bashkuar BE-së apo jo.

“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme", i tha në Kiev, presidentja e KE-së, Von der Leyen, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Shefja e KE-së, Von der Leyen, bëri një vizitë befasuese të shtunë në Kiev të Ukrainës, shtet ky që po përballet me agresionin rus që nga data 24 shkurt.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, tha se përgjigja pozitive do të ishte një hap i rëndësishëm për vet Bashkimin Evropian.

"Një përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian ndaj aplikimit të Ukrainës për anëtarësim në BE do të ishte një përgjigje pozitive për pyetjen nëse projekti evropian ka një të ardhme apo jo”, deklaroi Zelensky.

Në fund të muajit shkurt, Ukraina ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Pavarësisht se disa ligjvënës të BE-së e mirëpritën aplikimin, anëtarësimi i Ukrainës duket ende proces i largët.

Ka qenë presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili ka thënë se nuk mund të ketë një inkuadrim të shpejt , pasi siç ka thënë ai, gjithmonë duhet respektuar procedurat, ndryshe tha ai, i humbet serioziteti procesit të zgjerimit.

Në ndërkohë liderët ukrainas përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, kanë bërë thirrje për anëtarësim të shpejt të Ukrainës në kuadër të bllokut./REL

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?