Lufta në Ukrainë/ Shpërthime me dronë në Kharkiv, 6 të vdekur! Medvedev akuzon: Macron bashkëpunëtor në sulmet në Moskë

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime me dronë në Kharkiv, 6 të vdekur! Medvedev akuzon: Macron bashkëpunëtor në sulmet në Moskë

Pasojat e sulmeve në Kharkiv

Sërish ka patur shpërthime në qytetin lindor të Ukrainës atë të Kharikivit. Shpërthimet janë dëgjuar pranë ndërtesave të banimit dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë gjashtë persona dhe janë plagosur dhjetë të tjerë. Kjo u raportua në Telegram nga guvernatori rajonal Oleh Synehubov.

Ndërkohë bombardimet ruse vijuan edhe në qytetin Zaporizhzhia, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Kreu i administratës rajonale lokale raportoi për Ukrainaska Pravda duke shuar se mes civilëve të plagosur ishin dhe dy gazetarë të cilët u goditën duke punuar në vendngjarje.

Rusia ia atribuon edhe një herë perëndimit dhe Kievit përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë, ku mbetën të vrarë 144 persona dhe qindra të plagosur.

Ish-presidenti Medvedev shkruan në telegram se organizatorët e sulmit ishin zyrtarë të Ukrainës naziste. Nga ana tjetër, ai nuk ngurroi të përfshijë edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Sakaq, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin, duke i bërë me dije se Kievi ka nevojë për një numër më të madh të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:20
Kancelari gjerman: Mbështetja për Ukrainën është çelësi për rivendosjen e paqes në Evropë

1711786916_olafscholz.JPG

Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje sot që Perëndimi të vijojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, duke theksuar se Gjermania nuk do t’i ndalë përpjekjet e saj për të mbështetur Kievin.

Duke folur në një mbledhje të socialdemokratëve evropianë në Bukuresht, Scholz tha se mënyra më e mirë për të parandaluar çdo përshkallëzim, duke përfshirë një konflikt të mundshëm midis Rusisë dhe NATO-s, ishte parandalimi efektiv.

“Lufta në Ukrainë do të përfundojë në momentin kur presidenti rus Putin të tërheqë trupat e tij. Megjithatë, ai do ta marrë këtë vendim vetëm nëse e kupton se nuk mund ta fitojë luftën në fushën e betejës”, tha lideri gjerman, vendi i të cilit deri më tani ka dhënë 28 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën.

“Kjo është arsyeja pse ne investojmë më shumë në sigurinë dhe mbrojtjen tonë së bashku si evropianë, në mënyrë që askush të mos guxojë të na sulmojë. Kjo do të thotë gjithashtu të lëmë mënjanë interesat tona të ngushta dhe të ndërtojmë një industri të fortë dhe të vërtetë evropiane të mbrojtjes”, shtoi ai.

Ora 15:47
Medvedev akuza direkte: Macron dhe liderë të tjerë perëndimorë ishin sponsorë të sulmit në Moskë

Rusia ia atribuon edhe një herë perëndimit dhe Kievit përgjegjësinë për sulmin terrorist në Moskë, ku mbetën të vrarë 144 persona dhe qindra të plagosur.

Ish-presidenti Medvedev shkruan në telegram se organizatorët e sulmit ishin zyrtarë të Ukrainës naziste.

Nga ana tjetër, ai nuk ngurroi të përfshijë edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

‘Retorika e tij, veprimet e tij dhe mbi të gjitha sanksionet e tij për operacione sekrete me regjimin e Kievit mund të cilësohen si bashkëpunim në sulmin terrorist të 22 marsit’, thotë Medvedev në Telegram.

Medvedev vijon më tej duke e akuzuar direkt liderin francez.

‘Është e qartë se Macron dhe disa liderë të tjerë perëndimorë janë sponsorë të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Nuk ka falje për këtë. Nuk ka imunitet. Dhe tani e tutje ata nuk do të jenë vetëm armiq të Rusisë’, përfundon Medvedev.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori