Presidenti francez Macron po planifikon një bisedë të re telefonike me liderin rus Putin sot.
Kështu raporton Tass, mbi bazën e asaj që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Lezhandre, deklaroi për kanalin televiziv BFM: “Franca synon ta mbajë këtë kanal të hapur për dialog”, shkruan Corriere.
Macron ka pasur tashmë "një seri bisedash të gjata me presidentin e Rusisë", e fundit prej të cilave daton në 22 mars. Në takimin e radhës, presidenti francez synon të diskutojë me Putinin detajet e operacionit humanitar për evakuimin e civilëve nga Mariupol me pjesëmarrjen e Greqisë dhe Turqisë.
Duke iu përgjigjur asaj që tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov për masat hakmarrëse për vizat ndaj vendeve armiqësore, Lezhandre vuri në dukje se “të gjitha vendet e BE-së janë përfshirë në listën e vendeve armiqësore. Për momentin ne nuk e dimë se si Rusia do ta trajtojë këtë problem në praktikë”.

Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur












