Lufta në Ukrainë/ Të shtëna mes ushtarëve ukrainas, 3 të vdekur dhe 4 të plagosur! Holanda dhe Danimarka: 14 tanke të reja në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna mes ushtarëve ukrainas, 3 të vdekur dhe 4 të plagosur! Holanda dhe Danimarka: 14 tanke të reja në Kiev

Ushtarë ukrainas

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur mes ushtarëve ukrainas të vendosur në rajonin verilindor të Kharkivit, ku për pasojë 3 ushtarë vdiqën dhe 4 të tjerë u plagosën rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtria ukrainase, por pa dhënë detaje të tjera.

Ushtria tha se armët u përdorën për arsye "personale" dhe jo-ushtarake dhe se "po merr të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen".

Ndërkohë Holanda dhe Danimarka kanë premtuar se do të dërgojnë 14 tanke të tjera të rinovuara Leopard në Ukrainë këtë verë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:33
Holanda dhe Danimarka: 14 tanke të reja në Kiev

Holanda dhe Danimarka kanë premtuar se do të dërgojnë 14 tanke të tjera të rinovuara Leopard në Ukrainë këtë verë. Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes holandeze Ruben Brekelmans.

Ministri u shpreh se 12 prej tankeve tashmë janë rinovuar dhe verifikuar nga kompania gjermane Rheinmetall ndërsa dy të tjerat janë gati për t'iu nënshtruar testeve përfundimtare.

“Të 14 tanket do të dorëzohen njëkohësisht para fundit të verës”, shtoi ai.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë