Gjermania ka njoftuar se do të financojë 10 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë veprimi, të cilët tashmë janë përdorur me sukses për të goditur objektiva brenda territorit rus.

"Gjermania po ofron 400 milionë euro për blerjen e dronëve me rreze të gjatë veprimi. Kjo e ndihmon Ukrainën të synojë infrastrukturën logjistike ruse pas vijës së frontit. Po shohim disa rezultate pozitive", tha Pistorius, duke theksuar se për Vladimir Putinin "po bëhet gjithnjë e më e vështirë në vend ta paraqesë këtë luftë si një sukses".

Ndërkohë Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shprehur sërish zhgënjimin për Vladimir Putinin, ndërsa vuri në dyshim nëse e ka akoma marrëdhënien e mirë që kishte dikur me liderin rus. Por Trump, sipas Shtëpisë së Bardhë, është optimist për një marrëveshjeje paqeje edhe për Ukrainën.

"Jam shumë i zhgënjyer sepse unë dhe Vladimiri kishim një marrëdhënie shumë të mirë, dhe ndoshta ende e kemi. Nuk e kuptoj pse kjo luftë vazhdon”, u shpreh Trump.

Më pas ai foli për takimin që do të mbajë të premten me Volodymyr Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë duke thënë se pret që të jetë një takim interesant. Komentoi gjithashtu edhe kërkesën e vazhdueshme të presidentit ukrainas për raketat Tomahawk.

"Zelensky dëshiron Tomahawk? Ne kemi me bollëk.", tha Trump.

Takimin që do të mbahet të premten e komentoi edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, por heshti kur u pyet për mundësinë e dërgimit të raketave amerikane Tomahawk në Kiev për të shënjestruar Rusinë.

Rutte bëri me dije gjithashtu se falë mbështetjes së aleatëve, po i ofrojnë Ukrainës pajisje thelbësore amerikane përmes Listës së Kërkesave Prioritare të Ukrainës (PURL), që do të thotë se po i ofrojnë armët amerikane që i nevojiten vërtet për të mbrojtur popullin e saj dhe për të mbajtur vijën e frontit.

Ndërkohë Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, gjatë fjalës së tij në Samitin e Ramstein në Bruksel, theksoi se lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm nën prësidencën e Donald Trump, pasi sipas tij vetëm ky i funfdit mund të sjellë paqe.

"Ne do t'i japim fund luftës në Ukrainë. Siç e kemi parë të bëjë në Gaza dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump di si të krijojë paqe dhe mundësi në situata dhe skenarë ku paqja duket e largët. Vetëm Trump ka aftësinë ta bëjë këtë", tha Pete Hegseth.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Gjermania: Po planifikojmë të investojmë 10 miliardë euro për dronë! Jemi gati të udhëheqim mbrojtjen e BE-së

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë një konference për shtyp në Bruksel ka njoftuar se Gjermania do të financojë 10 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e dronëve ukrainas me rreze të gjatë veprimi.

"Gjermania po ofron 400 milionë euro për blerjen e dronëve me rreze të gjatë veprimi. Kjo e ndihmon Ukrainën të synojë infrastrukturën logjistike ruse pas vijës së frontit. Po shohim disa rezultate pozitive", tha Pistorius, duke theksuar se për Vladimir Putinin "po bëhet gjithnjë e më e vështirë në vend ta paraqesë këtë luftë si një sukses".

Ministri vuri në dukje se Berlini do ta mbështesë Kievin në vitin 2025 me afërsisht 9 miliardë euro në total, 2 miliardë euro nga të cilat do të ndahen për një paketë të re ndihme ushtarake, duke përfshirë sisteme mbrojtjeje nga raketat, radarë të gjeneratës së ardhshme dhe municione.

"Ne gjithashtu, sigurisht, po marrim pjesë në iniciativën PURL me një investim prej 500 milionë dollarësh", shtoi Pistorius, duke përsëritur se forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës do të mbetet "një përparësi absolute", së bashku me investimet e reja në masat kundër dronëve.

Ora 16:59
Hegseth: Vetëm Trump mund të sjellë paqen! Lufta në Ukrainë do të përfundojë nën presidencën e tij

Foto: Pete Hegseth

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, gjatë fjalës së tij në Samitin e Ramstein në Bruksel, theksoi se lufta në Ukrainë do të përfundojë vetëm nën presidencën e Donald Trump, pasi sipas tij vetëm ky i funfdit mund të sjellë paqe.

"Ne do t'i japim fund luftës në Ukrainë. Lufta duhet të marrë fund. Siç e kemi parë të bëjë në Gaza dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti Trump di si të krijojë paqe dhe mundësi në situata dhe skenarë ku paqja duket e largët. Vetëm Trump ka aftësinë ta bëjë këtë. Kjo luftë nuk filloi nën presidencën e tij, por do të përfundojë nën presidencën e tij, tha Pete Hegseth.

Hesgeth theksoi gjithashtu se nëse lufta nuk mbaron, masat e SHBA-së kundër Moskës do të jenë të ashpra.

“Tani është koha për t’i dhënë fund kësaj lufte tragjike, për të ndaluar gjakderdhjen e panevojshme dhe për t’u ulur në tryezën e paqes. Tani, nëse kjo luftë nuk mbaron, nëse nuk ka rrugë drejt paqes në të ardhmen e afërt, atëherë Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë, do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i imponuar Rusisë kostot e agresionit të saj të vazhdueshëm. Nëse duhet ta ndërmarrim këtë hap, Departamenti i Luftës i SHBA-së është i gatshëm të bëjë pjesën e tij në mënyra që vetëm Shtetet e Bashkuara mund t’i bëjnë”, tha Peter Hegseth.

Ora 16:43
Kiev: Jemi gati të koordinohemi me BE-në për murin kundër dronëve

Foto: Denys Shmyhal

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Denys Shmyhal, u takua me komisionerët e Mbrojtjes dhe Zgjerimit, Andrius Kubilius dhe Marta Kos, në Bruksel.

Pas këtij takimi përmes një postimi në X Shmyhal tha se Ukraina është e gatshme të koordinohet me partnerët në iniciativën Evropiane të Murit të Droneve.

Po ashtu ai nënvizoi se janë mirënjohës ndaj Komisionit Europian për mbështetjen partneritetin e vazhdueshëm.

"Diskutuam vazhdimin e financimit të mbrojtjes nga BE-ja për Ukrainën dhe përfshirjen e vendit tonë në iniciativën Safe për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes. Gjithashtu, shqyrtuam përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të krijuar një kredi dëmshpërblimi, e cila duhet të shërbejë si vazhdim i ndihmës ekzistuese makrofinanciare të BE-së.

Asetet e agresorit duhet të shërbejnë për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e Evropës. Ukraina është e gatshme të koordinohet me partnerët në iniciativën Evropiane të Murit të Droneve. Integrimi evropian mbetet gurthemeli i sigurisë së Ukrainës. Jemi mirënjohës ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen, dialogun dhe partneritetin e tij të vazhdueshëm", u shpreh Shmyhal në X.

Ora 15:59
Rutte: Nëse aeroplanët rusë përbëjnë një kërcënim, ushtria jonë e di çfarë të bëjë

Foto: Mark Rutte

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për shtyp pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes tha se në qoftë se një aeroplan rus në hapësirën ajrore të NATO-s përbën kërcënim, atëherë do të merren të gjitha masat e nevojshme.

"Ne nuk do të rrëzojmë një aeroplan në hapësirën ajrore të NATO-s nëse nuk përbën kërcënim. Por nëse përbën një kërcënim, mund t'ju siguroj se ushtria jonë do të bëjë çdo gjë të nevojshme për t'u siguruar që ai aeroplan nuk përbën më kërcënim të menjëhershëm. Dhe e dini çfarë dua të them. Mendoj se është e rëndësishme dhe mendoj se rusët e dinë këtë", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Nga ana tjetër Rutte theksoi se çdo veprim nga ana rusëve do ta trajtojnë me shumë seriozitet.

"Ne e kemi bërë këtë për më shumë se 50, 60, 70 vjet. Ne dimë si ta bëjmë. Dhe nëse nuk i marrim rusët shumë seriozisht, pyetja mund të jetë: pse atëherë të shpenzojmë më shumë për mbrojtje? Sepse nëse keni një diktator të gatshëm të sakrifikojë një milion njerëz në luftën në Ukrainë, duke arritur vetëm suksese shumë të vogla në Donbas, mendoj se më pak se 1% ose 0.5% të territorit, nëse ai është i gatshëm ta bëjë këtë, duhet të siguroheni që jeni të përgatitur mirë për atë njeri nëse ai lëviz kundër NATO-s.

Nuk e di nëse do ta bënte, por nëse do ta bënte, ne do të ishim të përgatitur. Pra, ne e marrim seriozisht, por jemi shumë të trajnuar dhe të përgatitur mirë, dhe kjo është arsyeja pse mendoj se mund ta përballojmë të gjithë këtë me qetësi dhe vendosmëri", theksoi ai.

Ora 15:08
Rutte: Shumë i lumtur për takimin Trump-Zelensky! Raketat Tomahawk për Kievin? Vendosin aleatët

1758630096_markrutte.avif

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ishte shumë i lumtur për takimin e ardhshëm midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i planifikuar për të premten në Shtëpinë e Bardhë, por nuk pranoi të komentojë mbi furnizimin e mundshëm të raketave Tomahawk në Kiev. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Bruksel, Rutte tha se nuk donte të "hynte në këtë diskutim; varet nga aleatët individualë të vendosin".

"Jemi shumë të lumtur që takimi po zhvillohet. Fakti që presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës po punojnë kaq ngushtë së bashku është një gjë shumë pozitive. Ne duhet të sigurohemi që  Putini të kthehet në tryezën e bisedimeve, që të fillojnë negociatat kuptimplote dhe që kjo luftë e tmerrshme të mund të përfundojë më në fund", përfundoi ai.