Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti këtë të premte në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, në një takim që synon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.
Në një konferencë për shtyp Trump deklaroi se po “shqyrton” mundësinë e përjashtimit të Hungarisë nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus.
"Është shumë e vështirë për zotin Orbán të sigurojë naftë dhe gaz nga rajone të tjera. Hungarezët nuk kanë avantazhin e detit. Është një vend i mrekullueshëm, një vend i madh, por nuk kanë det. Nuk kanë portet e tyre. Dhe kështu ata përballen me një problem të vështirë”, tha Trump.
Në një pjesë tjetër të deklaratave për gazetarët, Trump u shfaq mbështetës i ligjeve të ashpra të Hungarisë për emigracionin.
“ Europa duhet të respektojnë Hungarinë dhe këtë udhëheqës shumë seriozisht, sepse ai ka të drejtë në çështjen e emigracionit,” tha Trump, duke iu referuar Bashkimit Evropian dhe mosmarrëveshjeve të tij me politikën e Orbán.
“Shikoni çfarë ka ndodhur në Evropë me emigracionin, njerëzit mbushin Evropën, kudo, dhe kjo po i bën dëm”, shtoi ai.
Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Orban theksoi se lufta në Ukrainë është një nga çështjet më të rëndësishme për Hungarinë dhe se vendi i tij dëshiron të kontribuojë në përpjekjet për paqe.
“Do të donim të diskutonim me ju se si mund të kontribuojmë për t’ju ndihmuar në përpjekjet tuaja për paqe”, tha Orban gjatë deklaratës në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri hungarez shtoi se vizita e tij ka për qëllim hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Arsyeja pse jemi këtu është për të hapur një kapitull të ri midis marrëdhënieve dypalëshe të Shteteve të Bashkuara dhe Hungarisë”, u shpreh Orban.
Në fund, lidhur me takimin me Vladimir Putin që do të zhvillohej në Budapest, Trump tha se do të donte që ai të mbahej në kryeqytetin hungarez, por nuk sheh ndonjë arsye për ta realizuar tani.
Trump dhe Putin u përfolën se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por presidenti amerikan e anuloi takimin, sepse dyshonte se ai mund të sillte përparim në një marrëveshje paqeje në Ukrainë.
Foto: Viktor Orban dhe Donald Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë takimit me Orban sulmoi Evropën për emigracionin.
"Ata kanë njerëz që pushtojnë Europën kudo dhe kjo po e dëmton atë. Shkalla e krimit është rritur shumë. Po ndodhin gjëra shumë të këqija”, tha Trump.
Megjithatë, Trump vlerësoi kryeministrin Viktor Orban në lidhje me çdo gjë që ka bërë për Hungarinë.
"Shkalla e krimit në Hungari është shumë e ulët, shumë pak krim sepse ai i ka mbajtur ato ashtu siç duhet të jenë. Europë, dua të them, nuk dua të përfshihem me vende individuale. Të gjithë janë miqtë e mi, dhe të gjithë në NATO votuan për të shkuar nga 2% në 5% (shpenzimet ushtarake në raport me prodhimin e brendshëm bruto) dhe e dini, askush nuk mendonte se ishte e mundur. Dhe ne kishim pothuajse, përveç Spanjës, një votë unanime", theksoi Trump.

Foto:Viktor Orban dhe Donald Trump
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është pritur nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka bërë "një punë fantastike dhe është një udhëheqës i shkëlqyer, por edhe shumë i dashur. Ne e duam atë, ashtu si ata që e njohin mirë.
Ai nuk ka problemet që kanë vendet e tjera, por ndoshta ka disa gjëra për të cilat unë nuk di asgjë, dhe ndoshta do të preferoja të mos dija asgjë për to", tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në hapje të drekës dypalëshe me kryeministrin hungarez.

Kryeministri hungarez Viktor Orban do të takohet sot me Donald Trump në Uashington, për herë të parë që nga rizgjedhja e presidentit amerikan, për të kërkuar heqjen e sanksioneve amerikane mbi naftën ruse.
Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara shënjestruan dy prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Rusi me masat e para të tilla kundër Moskës, në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Hungaria është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus, dhe Orban konfirmoi se do të kërkojë heqjen e sanksioneve energjetike, duke besuar se Trump bëri një gabim, të paktën "nga pikëpamja hungareze".
Komente












Edhe vellain autokrat te Hungarise do t'a ndihmosh per naften ruse sic ndihmove me 40 billion $ vellain autokrat te Argjentines?! U bete si ne kohen e Xhaxhit-partite motra,Internacionalia e autokrateve te botes!
PërgjigjuLufta nuk dote mer fund kur ishte e mundur qe mos fillonte lufta kur ju te perendimit refuzuat mareveshjen e MINSKUT 2 dhe e futet Ukrainen ne humnere dhe tani nuk din askush nga perendimi si ta nxjeri nga hendeku kur ata nuk duan te dalin ,te dyja palet kane haq humje qe nuk dine si te ja shesin popullit humbjet nga ana tjeter edhe sot ka mundesi por perendimi don te shesi armet e veta dhe Amerikane pra luften nuk e ndalon ne kete menyre dhe nuk ju intereson.
Përgjigju