Ushtria ukrainase është gati për një kundërofensivë e cila do të nisë më 15 maj. Kështu u shpreh kreu i grupit mercenar rus Ëagner duke thënë se do të ketë një kundërsulm që ishte planifikuar por mund të jetë penguar nga moti i keq dhe probleme të brendshme.
Ndërkohë Polonia ka sekuestruar një shkollë të mesme pranë ambasadës ruse në Varshavë. Ambasadori rus e ka quajtur ‘të paligjshëm’ duke premtuar se do të ketë një përgjigje nga Moska.
Lufta në Ukrainë nuk është ndalur dhe nuk ka ndërmend të ndalet, thotë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell. Ai thekson se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndërmend që t’i jap fund luftës.
“Fatkeqësisht, kur dëgjoj nga presidenti Putin, nuk mund të jem optimist, sepse ai vazhdon të thotë se ka qëllime ushtarake dhe derisa t'i arrijë ato, ai nuk do të ndalojë së bombarduari dhe shkatërruar vendin”, u tha Borrell gazetarëve.
Deklarata vjen pas bombardimeve të shumëfishta të shtëpive ku u regjistruan mbi 20 civilë të vdekur. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vuri theksin se Ukraina ka nevojë për një mbrojtje ajrore.
“Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore”, tha Zelensky.
Gjërat nuk po shkojnë mirë as në Rusi, ku grupi Ëagner ka ngritur pretendime se nuk po furnizohen me municione dhe luftëtarë nga ushtria e rregullt ruse. Për pasojë, ai thotë se Ëagner po rrezikon ekzistencën e saj.
"Java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme nga pikëpamja e luftës sonë për drejtësi, për të ndëshkuar shtetin terrorist dhe të gjithë kriminelët e tij të luftës. Ne po punojmë për të krijuar një gjykatë për krimin e agresionit rus."
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të zakonshëm servile, të cituar nga Ukrainska Pravda.
Ushtria ukrainase është gati për një kundërofensivë e cila do të nisë më 15 maj. Kështu u shpreh kreu i grupit mercenar rus Wagner duke thënë se do të ketë një kundërsulm që ishte planifikuar por mund të jetë penguar nga moti i keq dhe probleme të brendshme.
“Ushtria ukrainase është gati për kundërsulm. Ajo u pengua nga moti i keq dhe ndoshta disa probleme të brendshme që duhej të zgjidhte. Ndoshta do të na japin pak pushim më 9 maj, por ofensiva do të fillojë 100% para 15 majit”, përfundoi ai.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo karburanti në Sevastopol, porti kryesor në Gadishullin e Krimesë në Ukrainë, i aneksuar nga Moska.Autoritetet thanë se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi me dron.
Sevastopol është shtëpia e flotës ruse të Detit të Zi dhe është goditur nga një seri sulmesh me dronë që kur ofensiva e Rusisë në Ukrainë filloi vitin e kaluar.
Gjerësia e zonës së kapluar nga zjarri ishte rreth 1000 metra katrorë dhe retë e mëdha të tymit u ngritën në ajër.
Autoritete u bëjnë thirrje banorëve të Krimesë të qëndrojnë të qetë.Nga raportimet zyrtare u tha se askush nuk u lëndua.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se kishte "zmbrapsur" një sulm me dron në port.Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Dhe per mamin tju kisha share nuk do hidheshit ne zjarr o idiota qe nuk kuptoni se ku po shkon kjo bote me njerez si ju dhe ky cocainomani zeleshi
Përgjigjuky Beni qenka nje idiot me diplome,i dale nga shpella e Vicidolit dhe i bekuar nga filoruset Meta-j-Munnika!
PërgjigjuO zelensky nuk e kupton se na cave trapin duke e zgjatur kete lufte ? Vetem po shton viktimat dhe asgje tjeter nuk ben dot o idiot por kerko negociata dhe leri denglat gjoja do clirosh gjithe qytetet
PërgjigjuBeni eshte mik muzhik.
O Beni, po ti nuk e kupton qe je duke na care trapin ne qe lexojme ketu thirrjet e tua idiote? Zelensky dhe te tjeret derdhin gjakun e tyre, dhe jo tendin, dhe jane ne te drejten e tyre te mos falin asnje cm toke te tyren.