Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se një marrëveshje "historike" me Francën për forcimin e mbrojtjes ajrore do të nënshkruhet nesër në Paris.

Lajmin e bëri të ditur vetë Zelensky teksa sot zhvilloi një takim me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Athinë për finalizimin e një marrëveshje.

"Kjo është ajo që e ndihmon vërtet Ukrainën të mbrohet dhe të arrijë qëllimet dhe objektivat e saj", tha Zelensky.

Presidenti ukrainas foli edhe për vizitën e tij në Spanjë, e cila do të jetë pjesë e të njëjtit turne që përfshin Athinën dhe Parisin.

"Një vend tjetër i fortë që është bashkuar me partnerët në iniciativa që na ndihmojnë vërtet. Prioritetet tona kryesore sot janë mbrojtja ajrore, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketat. Dhe pas çdo sulmi rus, ne sigurohemi që forcat tona të rimbushen. Nuk është e lehtë, por po ia dalim mbanë", shtoi Zelensky.

Ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm në Kiev bëjnë me dije forcat ukrainase kanë goditur objektet e rafinerisë Novokuibyshevsk në rajonin Samarak, Rusi. Novokuibyshevsk është një rafineri nafte me një kapacitet vjetor përpunimi prej 8.8 milion ton.

Kompania prodhon mbi 20 lloje produktesh komerciale dhe është e përfshirë në furnizimin e ushtrisë pushtuese ruse. Depoja e UAV-ve Rubicon dhe një stacion pompimi karburanti në rajonin e Donetskut u goditën gjithashtu.

lajm ne perditesim...