Lufta në Ukrainë/ Zelensky sot në Gjermani, takim me aleatët! Britania e Madhe: I japim Kievit 650 raketa të reja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shkoj sot në Gjermani për të takuar ministrat e mbrojtjes të vendeve që mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Thuhet se në këtë takim me aleatët e tij ai do t’u kërkojë këtyre të fundit furnizime të reja, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me 650 sisteme raketore për ta ndihmuar atë të forcojë mbrojtjen e saj ajrore në muajt e ardhshëm.

Gjatë një deklarate për shtyp Ministria e Mbrojtjes britanike tha se dorëzimi i parë i 650 sistemeve të raketave modulare të lehta (Lmm) do të bëhet para fundit të vitit, në bazë të një kontrate me vlerë 162 milionë paund (192 milionë euro).

Këto raketa do të bëhen nga grupi francez Thales në fabrikën e tij në Belfast, në Irlandën e Veriut.

Ato janë të dizajnuara "për t'u nisur nga një shumëllojshmëri platformash taktike tokësore, detare dhe ajrore" dhe mund të godasin si një objektiv tokësor ashtu edhe një dron në fluturim, sipas prodhuesit.

Dorëzimi i ri i raketave do të njoftohet sot nga ministri i Mbrojtjes John Healey, i pranishëm në takimin e grupit të kontaktit të aleatëve të Ukrainës në bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Publikohen pamjet kur rusët vrasin ushtarët ukrainas të dorëzuar

 

CNN ka publikuar pamje të momentit kur ushtria ruse vret 3 ushtarë ukrainas të cilët ishin dorëzuar dhe gjunjëzuar.

Videoja, e cila është bërë virale, vërteton shkeljen që Moska zyrtare po i bën ligjit ndërkombëtar.

Ngjarja ka ndodhur në Pokrovsk në Lindje të Ukrainës, në gusht të këtij viti, ndërsa burime nga inteligjenca ukrainase kanë treguar për CNN, 15 raste të tilla, ku rusët vrasin ushtarët ukrainas të dorëzuar në vend që t’i zënë rob, sipas ligjit ndërkombëtar.

Ora 10:57
Stoltenberg: Mbështetja e Pekinit për Moskën duhet të përfundojë! Kina është një bashkëpunëtor vendimtar

"I bëj thirrje Kinës të ndalojë së mbështeturi luftën e paligjshme të Rusisë. Kina nuk mund të vazhdojë të ushqejë konfliktin më të madh ushtarak të Evropës pa ndikuar në interesat dhe reputacionin e saj."

Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Oslo gjatë një takimi për shtyp me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store.

"Kina është bërë një bashkëpunëtor vendimtar në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, përmes partneritetit dhe mbështetjes së pakufizuar për industrinë ruse të mbrojtjes me transferimin e komponentëve të armëve, pajisjeve dhe lëndëve të para", tha ai.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën