Ukraina po i reziston avancimit rus në Donbas, duke zmbrapsur sulmet në qytetet kyçe të Donetskut, Sloviansk dhe Kramatorsk, objektivat e radhës të Moskës që të sigurojë të gjithë rajonin lindor të Ukrainës.
Pothuajse i gjithë territori i rajonit të Luganskut u pushtua nga rusët, por luftimet ende po vijojnë.
“Forcat e armatosura të Ukrainës po përparojnë në drejtime të ndryshme taktike, veçanërisht në jug, në rajonin Kherson dhe Zaporizhzhia. Ne nuk do të heqim dorë nga toka jonë: i gjithë territori i Ukrainës do të jetë ukrainas”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ursula von der Leyen paralajmëron për shkurtime të reja të mundshme të gazit dhe madje një ndërprerje të plotë të furnizimit nga Rusia.
Dhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov nis një sulm të ri ndaj vendeve perëndimore, të cilat i bëri "përgjegjëse për vdekjen e civilëve në Donbass dhe pjesë të tjera të Ukrainës" për furnizimin me armë në Kiev.
Sulmet ruse me raketa kanë shkatërruar një hangar të mbushur me grurë në Odessa.
Raketat ruse goditën hangarin bujqësore me tonelata drithë në rajonin e Odessa gjatë natës. Lajmi është bërë i ditur nga Komanda Operative Jugore e Ushtrisë së Ukrainës, raporton Ukrinform.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi gjatë ditës së sotme se Perëndimi do që të mposhtë Rusinë në fushën e betejës, por për këtë gjë ai tha se ata duhen që të 'përpiqen'.
"Ne kemi dëgjuar tashmë shumë herë se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit.Ne ende nuk kemi filluar të bëhemi seriozë në Ukrainë, por në të njëjtën kohë nuk refuzojmë të zhvillojmë bisedime për paqe. Megjithatë, ata që refuzojnë duhet ta dinë se sa më tej të shkojmë, aq më e vështirë do të jetë për ta, për të negociuar me ne”, tha Putin.
Analistët thonë se ka gjasa që Rusia të ketë ulur përkohësisht ritmin e ofensivës së saj në Ukrainë, në një përpjekje për të riorganizuar forcat për një sulm të ri.
Sipas Institutit të Studimeve mbi Luftën, me bazë në Uashington, të mërkurën, për herë të parë në 133 ditë luftë, forcat ruse nuk shënuan asnjë përparim territorial në Ukrainë. Grupi i ekspertëve sugjeroi se Moska mund të jetë duke kryer një ‘pauzë operacionale’, por se kjo nuk nënkupton një "ndërprerje të plotë të veprimeve ushtarake".
“Forcat ruse ka të ngjarë të kufizohen në veprime ushtarake relativisht të vogla, ndërsa përpiqen të përgatisin terrenin për operacione më të mëdha sulmuese, e të rifitojnë fuqinë luftarake të nevojshme për të tentuar operacione më ambicioze”, thanë përfaqësuesit e institutit.
Në një deklaratë të enjten Ministria ruse e Mbrojtjes dukej se konfirmonte këtë vlerësim. Moska tha se njësive ushtarake ruse të përfshira në luftime në Ukrainë, u ishte dhënë kohë për të pushuar.
“Repartet që kryen misione luftarake, gjatë operacionit special ushtarak, po marrin veten në mënyrë që të rifitojnë aftësitë e tyre luftarake”, thuhej në deklaratën e cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”.
Ndërkohë në lindje të Ukrainës bormbardimet me artileri vazhdojnë. Zyrtarët ukrainas njoftuan se të paktën nëntë civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit.
Zyra e presidentit të Ukrainës njoftoi të enjten se në qytetet dhe fshatrat, që shtrihen në shtatë rajone të Ukrainës, një ditë më parë ka patur sulme me artileri. Shumica e vdekjeve mes popullatës civilë ka ndodhur në provincën Donetsk, ku luftimet vazhdojnë. Shtatë civilë u vranë, mes tyre një fëmijë, njoftuan autoritetet ukrainase.
Dhjetë qytete e fshatra u goditën me artileri në Donetsk dhe si pasojë u shkatërruan 35 ndërtesa, mes tyre një shkollë, një kolegj profesional dhe një spital.
Donetsku është pjesë e Donbasit, një rajon industrial kryesisht rusisht-folës ku janë të përqendruar ushtarët më me përvojë të Ukrainës. Separatistët pro-rusë kanë luftuar kundër forcave ukrainase dhe kanë kontrolluar pjesën më të madhe të Donbasit për tetë vjet./VOA
Ministrat e jashtëm të vendeve të G20-s kanë mbërritur të enjten në Bali të Indonezisë për të marrë pjesë në samitin që do të fokusohet në bashkëpunimin global dhe sigurinë energjetike dhe atë ushqimore.
Mes të pranishmëve në samit do të jetë edhe ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, mes tensioneve të provokuara nga vendimi i Moskës për të pushtuar Ukrainën.
Por, ndryshe nga zakonisht, Vendet e G20-s kanë hequr dorë nga darka gala në Bali të Indonezisë, për të shmangur kreun e diplomacisë ruse Sergei Lavrov dhe për të shprehur zhgënjimin e tyre përballë agresionit ushtarak të Moskës kundër Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga mediat japoneze.
"Ata thonë se duan të na mposhtin në fushën e betejës, le të përpiqen. Ne kemi dëgjuar tashmë shumë herë se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit.", kështu tha presidenti rus Vladimir Putin në Duma.
"Ne ende nuk kemi filluar të bëhemi seriozë në Ukrainë, por në të njëjtën kohë nuk refuzojmë të zhvillojmë bisedime për paqe. Megjithatë, ata që refuzojnë duhet ta dinë se sa më tej të shkojmë, aq më e vështirë do të jetë për ta, për të negociuar me ne”, shtoi ai.
Rusët kanë bombarduar një nga rrethet e Kharkivit këtë pasdite.
Sipas të dhënave paraprake, 3 persoan kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Lajmin e bëri të ditur Oleg Sinegubov, Kreu i rajonit të Kharkiv.
"U kërkojmë banorëve të Kharkivit të jenë sa më të kujdesshëm, të mos qëndrojnë në rrugët e qytetit pa urgjencë. Në fund të fundit, armiku godet në mënyrë tinëzare, duke goditur zonat e banuara dhe infrastrukturën civile," tha Sinegubov.
"Perëndimi ka vepruar në mënyrë jashtëzakonisht agresive ndaj Rusisë për dekada të tëra.", ankesa vjen nga presidenti rus Vladimir Putin, cituar nga TASS.
Udhëheqësi rus më pas theksoi se "Perëndimi nuk do të jetë në gjendje të mbjellë përçarje dhe të shkaktojë kaos në Rusi dhe se autoritetet ruse janë në gjendje të minimizojnë pasojat e sanksioneve të paligjshme perëndimore.
'Je një hero, të gjithë ju duan', me këtë fjali Boris Johnson përfundoi bisedën telefonike me Volodymyr Zelensky gjatë së cilës ai përsëriti se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë jetike për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Kjo ishte telefonata që bëri Johnson pasi njoftoi dorëheqjen e tij, gjatë së cilës ai falënderoi presidentin ukrainas për gjithçka që po bën për lirinë, miqësinë dhe mirësinë e tij, të popullit ukrainas. Kryeministri në largim siguroi më pas se "ai do të vazhdojë të punojë me partnerët për t'i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme". Nga ana e tij, Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për veprimin e tij vendimtar në favor të Ukrainës dhe tha se populli ukrainas është mirënjohës për përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar".
Forcat pushtuese ruse mund të përpiqen të ndërmarrin ofensivën në drejtim të Zaporizhzhia ose të bëjnë një devijim në drejtim të Velika Novoselivka-Pokrovske dhe të përpiqen të rrethojnë njësitë e forcave të armatosura ukrainase.
Lajmin e bëri të ditur Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar në një konferencë për shtyp, duke shtuar se "nuk përjashtohet që, për këtë qëllim, njësitë e forcave pushtuese ruse në drejtimin e specifikuar të përforcohen nga të paktën pesë grupe taktike batalioni".
Sulmet ruse me raketa kanë shkatërruar një hangar të mbushur me grurë në Odessa.
Raketat ruse goditën hangarin bujqësore me tonelata drithë në rajonin e Odessa gjatë natës.
Lajmi është bërë i ditur nga Komanda Operative Jugore e Ushtrisë së Ukrainës, raporton Ukrinform.
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, thotë se ushtria ruse ka shkatërruar një universitet në Kharkiv, ndërsa rrjetet sociale janë të bllokuara.
"Në Kharkiv, Universiteti Pedagogjik u shkatërrua nga një raketë ruse, ndërtesa kryesore, klasat, muzeu i universitetit, biblioteka shkencore u shkatërruan. Kur bëhet fjalë për përkufizimin e barbarisë, ky sulm është më i përshtatshmi. Vetëm një qytetërim armik mund të bëjë gjëra të tilla”.- tha Zelensky.
‘Opinioni publik është bërë i vetëdijshëm për faktin se në jug të vendit tonë, në zonat e pushtuara, qasja në rrjetet sociale dhe YouTube është mbyllur - vazhdoi Zelensky - forcat ruse kanë bllokuar çdo mundësi që njerëzit të dinë të vërtetën.’- tha Zelensky.
Lufta në Ukrainë do të jetë fokusi i Ministrave të Jashtëm të G20-ës, i planifikuar për 7 dhe 8 korrik në Bali, Indonezi. Një takim që do të shohë Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov të ulur në të njëjtën dhomë për herë të parë që nga fillimi i konfliktit. Për momentin, një marrëveshje dypalëshe mes të dyve nuk duket se është planifikuar ndërkohë që është paralajmëruar takimi, në margjinat e takimit, mes Blinken dhe homologut kinez Wang Yi. Sipas shtypit amerikan, presidenti Joe Biden po përgatitet të heqë disa tarifa të vendosura ndaj importeve kineze gjatë epokës së Trump. Një veprim që vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, tashmë jashtëzakonisht të acaruara, janë përkeqësuar nga lidhjet miqësore të Pekinit me Moskën.
Ministrja e G20 premton të jetë e vështirë për SHBA-në, e cila, ndryshe nga G7, do ta gjejë veten duke u ndërlidhur me vendet që kanë qëndrime kontradiktore për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe për sanksionet që do të miratohen. Kina dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, përfshirë Indinë, Afrikën e Jugut dhe Brazilin, nuk u bashkuan në dënimin e ashpër të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për pushtimin e Rusisë. Kjo e bën të vështirë arritjen e konsensusit unanim të G20-ës mbi përpjekjet për të zbutur ndikimin ushqimor dhe energjitik të konfliktit në Ukrainë.