Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë ka vendosur në listën e të kërkuarve, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Ria Novosti, Zelensky është vënë në listën e të kërkuarve të Moskës sipas një neni të kodit penal.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar në lidhje me vendimin e Rusisë për të përfshirë në listën e të shpallurve në kërkim presidentin Volodymyr Zelensky.
Ministria ukrainase deklaron se presidenti rus Vladimir Putin është vetë subjekt arrestim bazuar në një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
"Dëshirojmë t'u kujtojmë se ndryshe nga njoftimet e pavlera ruse, një urdhër i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e diktatorit rus Vladimir Putin nën dyshimet për krime lufte është mëse i vërtetë real dhe i nënshtrohet zbatimit në 123 vende (të botës)",- thuhej në deklaratë.
Përveç presidentit Volodymyr Zelensky, ministria e Brendshme ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve edhe ish-presidentin ukrainas Petro Porshenko, bën me dije agjencia mediatike “Ria Novosti”.
Ukraina ka shtuar kërkesat ndaj SHBA, pasi kërkon mjete ajrore pa pilot (UAV) nga Shtetet e Bashkuara, por Uashingtoni heziton t'i dërgojë modelet MQ-9 Reaper nga frika se Rusia mund t'i rrëzojë ato. Kështu raporton gazeta Politico.
UAV është në krye të listës së armëve që Ukraina kërkon nga Shtetet e Bashkuara, sepse Kievi po planifikon një seri operacionesh ushtarake për verën dhe po kërkon mënyra të reja për të identifikuar objektivat rusë prapa vijës së frontit. Ukraina është e interesuar të përdorë MQ-9 Reaper vetëm për zbulim.
MQ-9 Reaper është një mjet ajror modular i zbulimit dhe sulmit pa pilot i zhvilluar nga General Atomics Aeronautical Systems. Ai është i pajisur me një motor turboprop që i lejon të arrijë shpejtësi mbi 400 km/h. Kohëzgjatja maksimale e fluturimit me dron është 24 orë. Ai është i aftë të mbajë raketa ajër-tokë dhe ajër-ajër, si dhe bomba të drejtuara me lazer.
Ministria e Jashtme e Ukrainës ka reaguar në lidhje me vendimin e Rusisë për të përfshirë në listën e të shpallurve në kërkim presidentin Volodymyr Zelensky.
Ministria ukrainase deklaron se presidenti rus Vladimir Putin është vetë subjekt arrestim bazuar në një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
"Dëshirojmë t'u kujtojmë se ndryshe nga njoftimet e pavlera ruse, një urdhër i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e diktatorit rus Vladimir Putin nën dyshimet për krime lufte është mëse i vërtetë real dhe i nënshtrohet zbatimit në 123 vende (të botës)",- thuhej në deklaratë.
Kievi tha se njoftimi rus ishte "dëshmi e dëshpërimit të makinës shtetërore ruse dhe propagandës së saj, që nuk mund të mendojë ndonjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen".
Prej fillimit të sulmit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh si ukrainas ashtu edhe evropianë.
Moska lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar përgatiti fletarrestin për Presidentin rus Putin, nën dyshimet për krime lufte.
Petro Poroshenko
Përveç presidentit Volodymyr Zelensky, ministria e Brendshme ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve edhe ish-presidentin ukrainas Petro Porshenko, bën me dije agjencia mediatike “Ria Novosti”.
Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë ka vendosur në listën e të kërkuarve, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas Ria Novosti, Zelensky është vënë në listën e të kërkuarve të Moskës sipas një neni të kodit penal.
Vepra për të cilën ai është në kërkim nuk është bërë ende e ditur.
Gjithashtu në listën e të kërkuarve të ministrisë së brendshme të Rusisë, është dhe ish-presidenti ukrainas Petro Porshenko, por edhe për të nuk janë bërë të ditura akuzat formale.
Presidenti ukrainas ka shkruar në platformën X se vendimet në kohë dhe adekuate për mbrojtjen ajrore të Ukrainës si dhe furnizimet e armëve për ushtarët, është ajo që duhet tani për të mbrojtur jetët njerëzore.
"Vetëm këtë javë, terroristët kanë kryer më shumë se 380 sulme në qytetet dhe rajonet tona, vazhdon Zelensky, duke përmendur rajonet e Kharkiv, Chernihiv, Sumy, Donetsk, Zaporizhzhia, Mykolaiv, Kherson dhe Odessa. Dhe kjo ndodh çdo javë të kësaj lufte".
Terrori i përditshëm dhe i qëllimshëm rus kundër njerëzve, qyteteve dhe fshatrave mund të ndalet. Partnerët tanë kanë të gjitha sistemet dhe armët e nevojshme në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë jetën.
Jam mirënjohës të gjithë liderëve dhe shteteve që kuptojnë se dorëzimi i shpejtë dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve është ajo që mbron jo vetëm ukrainasit, por edhe çdo komb që mund të jetë në shënjestër të terrorizmit rus”, përfundon ai.