Lufta në Ukrainë/Sulme ruse gjatë natës në qytetin Nikopol! Zelensky: Kina mund të ndikojë politikisht në Rusi, mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit

Lufta në Ukrainë/Sulme ruse gjatë natës në qytetin Nikopol! Zelensky: Kina mund të ndikojë politikisht në Rusi, mund të ndihmojë në përfundimin e konfliktit

Presidenit i ukrianës Volodymyr Zelensky

Forcat e armatosura ruse sulmuan qytetin Nikopol në rajonin e Dnipropetrovsk gjatë natës. Lajmi u bë i ditur nga Kreu i Administratës ushtarake lokale Yevhen Yevtushenko, raporton Ukrainska Pravda. 

“Qyteti i Nikopolit u bombardua”, tha ai në Facebook.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon një mundësi për të kontaktuar "drejtpërdrejt" me udhëheqësin kinez Xi Jinping për të ndihmuar në përfundimin e luftës me Rusinë, raporton "South China Morning Post". Vetë lideri ukrainas, në një intervistë me "SCMP", i kërkoi Kinës të përdorë ndikimin e saj të madh politik dhe ekonomik në Rusi për t'i dhënë fund luftimeve.

"Është një shtet shumë i fuqishëm. Është një ekonomi e fuqishme. Kështu që mund të ndikojë politikisht në Rusi dhe ekonomikisht. Dhe Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", u shpreh Zelensky.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:47
Amnesty International akuzon forcat ukrainase se kanë rrezikuar civilët

Amnesty International (AI) akuzoi forcat ushtarake ukrainase se kanë vënë në rrezik civilë, duke u vendosur në ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale.

Këto akuza, ndërkohë, kanë nxitur reagim të ashpër nga Kievi.

Shefja e organizatës Amnesty International, Agnes Callamard, tha më 4 gusht se hulumtuesit kanë identifikuar disa “veprime të forcave ukrainase po rrezikojnë civilët dhe po shkelin e ligjet e luftës kur ata veprojnë në zona të banuara”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se grupi për të drejtat e njeriut i AI kishte nxjerrë një “ekuivalencë të rreme” midis veprimeve të forcave pushtuese ruse dhe ukrainasve që po mbrojnë shtetin e tyre.

“Kjo sjellje e Amnesty International nuk është gjetje dhe raportimin i të vërtetës, por krijimin i ekuivalencës së rreme, midis shkelësit dhe viktimës, midis një shteti që po shkatërron qindra-mijëra civilë, qytete dhe territore e një shteti që po mbron veten”, u shpreh Kuleba.

Ndërsa, Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, tha se raporti është një “shtrembërim që ka për qëllim të ngrejë pikëpyetje ndaj të drejtës së ukrainasve për të mbrojtur shtetin e tyre".

Callamard nga AI tha se pozicioni mbrojtës nuk i jep imunitet ushtrisë ukrainase "për t'u shmangur nga respektimi i ligjit humanitar ndërkombëtar”.

AI tha se ka gjetur dëshmi (me të dhëna të mbledhura nga prilli në korrik) se forcat ukrainase kanë kryer sulme nga zona të banuara dhe ushtria është vendosur në ndërtesa civile në 19 qytete dhe fshatra në tri rajone ukrainase.

Amnesty, po ashtu, thotë se forcat ukrainase në pesë vende kanë përdorur spitalet si baza ushtarake, që sipas kësaj organizate “është shkelje e qartë e ligjit humanitar ndërkombëtar” pasi palëve në konflikt u kërkohet që shmangin vendosjen e ushtarëve në zonat e banuara nga civilët.

Në raport thuhet po ashtu se Rusia po justifikon sulmet e saj ndaj zonave civile, me pretendimin se ushtarët ukrainas janë dislokuar në këto zona.

Ora 14:04
Gazprom: Rritje e lehtë e furnizimit me gaz në Evropë përmes Ukrainës

Gazprom ka njoftuar se do të dërgojë gaz në Evropë sot, nëpërmjet Ukrainës, me një vëllim prej 41.9 milionë metra kub, një furnizim pak më i lartë, krahasuar me 41.6 milionë metra kub të djeshëm.

Ora 13:18
Shefi i NATO-s: Po shohim shkatërrime dhe sulme ndaj civilëve në Ukrainë që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Aleanca Ushtarake NATO, nuk mund të jetë indiferente ndaj luftës brutale të agresionit që Rusia po i shkakton Ukrainës.

“Ne po shohim akte lufte, sulme ndaj civilëve dhe shkatërrime që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai në një fjalim në Norvegji të enjten.

Stoltenberg shtoi se NATO do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë dhe vlerësoi Aleancën për angazhimin në pranimine e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

"Disa orë më parë, Senati i SHBA ratifikoi protokollet e anëtarësimit. Kjo e çon në 23 numrin e aleatëve që tani kanë ratifikuar pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, deri më tani, ky ka qenë procesi më i shpejtë i anëtarësimit në historinë moderne të NATO-s. "tha ai.

Ai gjithashtu pranoi se mbështetja e NATO-s për Ukrainën ka një kosto.

"Ne paguajmë një çmim për mbështetjen tonë ndaj Ukrainës. Për mbështetjen ushtarake, humanitare dhe financiare. Për sanksionet, të cilat kanë rezultuar në rritje të inflacionit dhe çmime më të larta në vendet tona, por mbani mend, çmimi që paguajmë mund të matet në para. Çmimi që paguan Ukraina matet me jetë njerëzore. Qindra të vrarë ose të plagosur çdo ditë", tha ai.

Stoltenberg tha se NATO nuk mund të lejojë që Rusia të ketë sukses në Ukrainë.

"Një botë ku mësimi për Putinin është se ai merr atë që dëshiron duke përdorur forcën ushtarake është gjithashtu një botë më e rrezikshme për ne. Nëse Rusia e fiton këtë luftë, ai do të ketë konfirmimin se dhuna funksionon. Pastaj vendet e tjera fqinje mund të jenë të radhës.", shtoi Stoltenberg.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore

‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore