Lufta/ Sulm kibernetik ndaj Iranit, preken edhe impjantet nukleare! Kufizohet përdorimi i pajisjeve elektronike në avionë! Unifil: Një tjetër ushtar u plagos

Irani është goditur nga një sulm masiv kibernetik ditën e sotme. Kjo është bërë me dije nga ish-sekretari i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Virtuale Abolhassan Firouzabadi.

Ndër objektivat tha ai janë edhe rrjetet e shpërndarjes dhe transportit të karburanteve, bashkitë dhe portet.

"Sasia e sulmeve të rënda kibernetike, që kanë ndodhur në tre degët e qeverisë, gjyqësorin dhe parlamentin, si dhe industrinë bërthamore, janë të paprecedentë dhe të mëdha," tha ai.

'Pas sulmit kibernetik pasagjerëve të linjave ajrore u është  ndaluar të mbajnë në bord ose në bagazhin e tyre të kontrolluar çdo pajisje komunikimi elektronik, përveç telefonave celularë', sipas zëdhënësit të Aviacionit Civil të Iranit, Jafar Yazerlou.

Ndërkohë, Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil) tha se një ushtar i pestë nga kontingjenti i tij në Libanin jugor u plagos "nga të shtënat" në selinë e paqeruajtësve në Naqoura, duke e çuar numrin e paqeruajtësve të plagosur në vend në pesë incidente që ndodhën në tre ditë që i atribuohen Izraelit.

Sulme ka pasur edhe në kampet e refugjatëve, ku të paktën tridhjetë persona janë vrarë, sipas agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, nga sulmet izraelite, një numër që rrezikon të përkeqësohet duke qenë se ka "të paktën 14 persona të zhdukur, ndoshta të bllokuar në rrënoja".

Sipas organit palestineze, tetë shkolla të përdorura si strehë nga personat e zhvendosur u goditën gjithashtu.

Italia, Spanja dhe Franca – me një deklaratë të përbashkët – dënuan sulmet “të pajustifikueshme” në bazën Unifil,  baza kryesore e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Liban. Ndërkohë dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, ushtarë nga Sri Lanka, u plagosën dje nga një sulm izraelit në afërsi të një kulle vrojtimi në jug të Libanit, tha ushtria izraelite.

UNIFIL tha se incidenti “është një zhvillim serioz”, dhe theksoi se siguria e personelit dhe pronës së OKB-së duhet të garantohen.
Nga ana e saj Forcat e mbrojtjes izraelite u justifikuan duke thënë  se ka qëlluar në një "kërcënim të drejtpërdrejtë që ishte rreth 50 metra" nga bazat. Situata diplomatike është gjithnjë e më e tensionuar.

Nga ana tjetër OKB denoncoi se prej datës 1 tetor nuk hyn asnjë ndihmë ushqimore e destinuar për popullatën palestineze në Rripin verior të Gazës.

Deklarata u bë nga Farhan Haq, zëdhënës i OKB-së.

 “Kalimet kryesore në veri janë mbyllur dhe do të jenë të paarritshme. Askush nuk ka marrë pako ushqimore këtë muaj për shkak të aksesit të kufizuar në ndihma”

Sipas të dhënave nga Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) të cituar nga zëdhënësi i OKB-së, organizata ka shpërndarë rezervat e fundit të mbetura në veri të Rripit, "por ato mezi do të mjaftojnë për dy javë". “Shumë kuzhina, pika shpërndarjeje dhe furra buke janë detyruar të mbyllen dhe të tjerat janë në rrezik ta bëjnë këtë nëse konflikti vazhdon në këtë shkallë,” shpjegoi ai.

Situata në jug të enklavës palestineze është gjithashtu "në prag të humnerës", shtoi Haq.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdari: 12/10/2024 11:58

    Shteti hebre me mbashtetjen e vendeve perendimore po ben spastrim etnik ne rripin e Gazes gjithmone duke pretenduar se po vetembrohet por ne te vertete ata duan te zaptoj e gjithe territoret e Palestines .Bota nuk ben asgje per te ndaluar kete tragjedi dhe ky eshte nje skandal i paprecedente

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Grupet e ekstremit të djathtë u mobilizuan për të ruajtur qendrat e votimit!

New York Times: Grupet e ekstremit të djathtë u mobilizuan për të ruajtur qendrat e votimit!