Lufta/ Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që i shpall veprimet e Rusisë 'gjenocid'

Lufta/ Parlamenti i Ukrainës miraton rezolutën që i shpall veprimet e Rusisë 'gjenocid'

Verkhovna Rada, parlamenti i Ukrainës, miratoi të enjten një rezolutë që deklaron se veprimet e forcave ruse në vend janë "gjenocid", tha organi legjislativ në një postim në Twitter.

“Tani është e qartë se veprimet e kryera nga forcat e armatosura të Federatës Ruse përbëjnë jo vetëm një krim agresioni, por synojnë gjithashtu shkatërrimin sistematik dhe të vazhdueshëm të kombit ukrainas, identitetin e tij të veçantë dhe privimin e kombit ukrainas nga e drejta për zhvillim të pavarur. Kjo kërkon njohjen e menjëhershme të veprimeve të kryera nga forcat e armatosura të Federatës Ruse gjatë fazës më të fundit të agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt 2022, si gjenocid i ukrainasve si komb”, thuhej në një shënim shpjegues të postuar në faqen e Verkhovna Rada.

Deklarata në Twitter renditi mizoritë masive, vrasjet me dashje të civilëve dhe transferimin me forcë të fëmijëve në territorin rus si disa nga veprimet e forcave ruse që përbëjnë gjenocid.

Presidenti i SHBA Joe Biden, në fillim të kësaj jave, i quajti mizoritë që po ndodhin në Ukrainë përbëjnë një "gjenocid", por shtoi se vërejtja e tij nuk ishte një vlerësim ligjor. 


Lajmi kryesor:

Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua

SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua