Rimori disa qytete të pushtuara nga Rusia, Kievi bën thirrje për më shumë armë nga Perëndimi! Scholz telefonon Putin: Të tërhiqen trupat sa më shpejt nga Ukraina

Rimori disa qytete të pushtuara nga Rusia, Kievi bën thirrje për më shumë armë nga Perëndimi! Scholz telefonon Putin: Të tërhiqen trupat sa më shpejt nga Ukraina

Lufta në Ukrainë, foto ilustruese

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i bëri thirrje Perëndimit që të rrisë dërgesat e armëve, ndërsa trupat ukrainase lëvizin për të konsoliduar kontrollin mbi një pjesë të madhe të territorit verilindor që ishte pushtuar nga Rusia.

Që kur Moska braktisi bastionin e saj kryesor në Ukrainën verilindore të shtunën, duke shënuar humbjen e saj më të rëndë që nga ditët e para të luftës, trupat ukrainase kanë rimarrë dhjetëra qytete në një ndryshim mahnitës në momentin e fushëbetejës.

Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan tha se Rusia ka lëshuar kryesisht territorin afër Kharkivit në verilindje dhe ka tërhequr shumë nga trupat e saj prapa kufirit.

Uashingtoni dhe aleatët i kanë ofruar Ukrainës miliarda dollarë armë që Kievi thotë se kanë ndihmuar në kufizimin e rusëve. Në një fjalim të hënën vonë, Zelensky tha se Ukraina dhe Perëndimi duhet "të forcojnë bashkëpunimin për të mposhtur terrorin rus".

Ushtria ukrainase ka çliruar 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse, që prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator, bëri me dije presidenti Volodymyr Zelensky. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin në një telefonatë të martën e 13 shtatorit që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë bazuar në një armëpushim dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse sa më shpejt të jetë e mundur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
SHBA: Momenti i kthesës në luftën në Ukrainë

“Ka një pikë kthese në luftën në Ukrainë të shkaktuar nga dy kundërsulmimet e forcave të Kievit, veçanërisht në Donbass. SHBA do të vazhdojë t'i mbështesë ata”, deklaroi Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby në një konferencë për shtyp.

 

Ora 20:50
Scholz telefonon Putin: Të tërhiqen trupat sa më shpejt nga Ukraina! Të gjejmë një zgjidhje diplomatike

"Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin në një telefonatë të martën që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë bazuar në një armëpushim dhe tërheqjen e plotë të trupave ruse sa më shpejt të jetë e mundur", sipas Zëdhënësit të qeverisë gjermane Steffen Hebestreit

Në telefonatën që zgjati rreth  90 minuta, Scholz theksoi nevojën për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë dhe i bëri thirrje Putinit që të vazhdojë të zbatojë plotësisht marrëveshjen e grurit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

“Kancelari theksoi se çdo hap i mëtejshëm i aneksimit rus nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë”, tha Hebestreit në deklaratë, duke shtuar se Scholz dhe Putin ranë dakord të qëndronin në kontakt.

Ora 16:50
Negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, Borrell: Pyesni Putinin të parin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, foli sërish për negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

“Nuk e di se kur mund të fillojnë negociatat e paqes, dhe në çdo rast, së pari duhet një armëpushim. Unë nuk jam dikush që t'ia rekomandoj presidentit ukrainas. Është e qartë se sa më shpejt të fillojnë negociatat, aq më mirë. Por këto ndodhin kur kushtet janë të përshtatshme, kur e lejon vullneti i agresorit. Të gjithë liderët që folën me Putinin janë kthyer me të njëjtën përgjigje, se ai nuk dëshiron të hapë negociata derisa të arrijë rezultatet e tij ushtarake. Pra, në vend që të pyesni Zelenskyn, duhet të pyesni agresorin”, tha Borrell.

Ora 16:45
Kievi: Sulmi në Kharkiv 'një ortek'! Shkoi më mirë se sa pritej


"Kundërofensiva e Ukrainës në rajonin e Kharkiv ishte si një "ortek" dhe shkoi shumë "më mirë se sa pritej", kështu e deklaroi ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksiy Reznikov në një intervistë për "Financial Times".

Ai tha se kundërofensiva pothuajse e njëkohshme rreth Khersonit po përparon më ngadalë sepse është një rajon bujqësor, në të cilin ndër të tjera ka shumë kanale që rusët mund t'i përdorin si llogore mbrojtëse. Ministri tha se çeçenët në Ukrainën jugore po përdoren nga komandat e Moskës për të mbajtur trupat e vijës së parë nën presion, duke i penguar ata të largohen nga pozicionet e tyre.

Ora 09:03
Zelensky: Kemi çliruar 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga rusët

1663052779_1200x1.jpg

Ushtria ukrainase ka çliruar 6.000 kilometra katrorë territor të pushtuar nga forcat ruse, që prej nisjes së kundërofensivës në fillim të muajit shtator, bëri me dije presidenti Volodymyr Zelensky.

Zelensky i bëri thirrje Perëndimit të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të përshpejtojë dërgesat e armëve për të lejuar trupat ukrainase të konsolidojnë kontrollin mbi territorin e rifituar.

“Që nga fillimi i shtatorit, ushtarët tanë kanë çliruar tashmë 6.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas në lindje dhe jug, dhe ne po përparojmë edhe më shumë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.

Gjashtë mijë kilometra katrorë është pothuajse e barabartë me zonën e kombinuar të Bregut Perëndimor dhe Gazës.

D.GJ/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja