Lufta për B-52, dogana nuk ndalon importin e 8S2, edhe pse është pa leje

Doganat nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje pse vazhdon të lejohet importimi i produktit pije energjike 8S2, e cila është e paregjistruar si markë e mbrojtur në Shqipëri. Produkti 8S2, prodhuar nga firma Bavaria, është identikisht i ngjashëm nga pikëpamja vizuale me pijen energjike B-52 të prodhuar prapë në Hollandë, por që në Shqipëri nuk mund të importohet, pasi ekskluziviteti i markës këtu i takon firmës Arseni sh.p.k me seli në Shkodër.

Firma Arseni sh.p.k ka kërkuar disa herë nga dogana shqiptare zbatimin e procedurës së mbrojtjes për të shmangur importin e pijes energjike të ngjashme me B-52 dhe që mund të shkaktojë konfuzion për konsumatorët. Por dogana nuk ka bllokuar importin e pijes 8S2, duke kërkuar konfirmim të nevojshëm nga Drejtoria e Markave dhe Patentave, e cila deri tani ende nuk është përgjigjur. 

Procedura e regjistrimit të një produkti të ri që importohet, siç është rasti i 8S2, nis nga aplikimi i tij pranë Drejtorisë së Pronësisë Industriale. Kjo për të shmangur konkurrencën e pandershme. Pa u pranuar aplikimi – i cili zgjat 6 muaj - i gjithë zinxhiri i kontrollit të këtij produkti nuk mund të fillojë të realizohet. 8S2 është kështu një produkt i pakontrolluar, me etiketë të pamiratuar. Deri më sot, gjykatat shqiptare janë shprehur kundër pijes energjike B-52 dhe një tjetër pije identike, siç ishte 852, importuar po prapë nga firma Bavaria. Por në treg prej pak javësh ka dalë pija e tretë 8S2, edhe një herë identike me dy të tjerat. 

E gjitha kjo bëhet në kurriz të Arseni shpk, kompania pronare e markës B52, e cila me doganat ka një marrëveshje për mbrojtjen e markave të veta. Kjo shoqëri, madje, ka marrë përsipër edhe riskun financiar që doganat do të mund të hasnin në mbrojtje të markave të kësaj kompanie. Doganat e shpërfillin këtë marrëveshje, sipas të cilës nuk duhet të lejojnë hyrjen në treg të një produkti të ngjashëm me një markë të regjistruar që gëzon mbrojtje nga ligji. Siç është rasti i 8S2, të cilit aplikimi për regjistrim nuk i është miratuar ende nga DPPI. 

Zëdhënësi i shoqërisë Arseni sh.p.k, Alban Bala e quajti këtë sjellje komplot institucional kundër firmës dhe vetë konsumatorit dhe paralajmëroi hapa ligjore kundër Drejtorisë së Doganave. Ndërkohë që burime jozyrtare në DPPI flasin për një shkresë që i është dorëzuar zyrës së Markave dhe Patentave pranë Doganës, shkresë e cila ndalon regjistrimin e çdo marke të ngjashme me B52 dhe shpjegon se aplikimi është i papranuar për produktin që po importohet. Nga ana tjetër, të pyetura lidhur më këtë çështje, Doganat nuk pranuan të japin një përgjigje të menjëhershme gjatë ditës së djeshme. 

Shoqëria “Arseni shpk”, pronar i ligjshëm i markës tregtare B52 – një pije e njohur energjike e tregut shqiptar – ka paralajmëruar tashmë veprime ligjore kundër individëve me pushtet që kanë marrë përsipër të shkelin të drejtat Kushtetuese dhe barazinë e operatorëve në treg. Ndërsa dorëzoi një numër kërkesash zyrtare pranë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe krimit ekonomik si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zëdhënësi i shoqërisë Alban Bala tha ditët e fundit për mediat se “çdo produkt që imiton markat në pronësi të Arseni shpk do të largohet menjëherë nga tregu, përndryshe do të konfiskohet”. “Ne presim që Doganat të mbyllin cdo rrugë për grabitjen e një investimi të rëndësishëm të kryer nga ne duke mos lejuar me tej importe të paligjshme. Ne presim që Krimi ekonomik dhe policia e shtetit të bllokojnë një mall kontrabandë, që shitet tjetër për tjetër – në dhunim të plotë me cdo parim të ekonomisë së tregut dhe shtetit ligjor” deklaroi Bala.

Shoqëria Bavaria N.V. humbi përfundimisht cdo të drejtë mbi markën B52 pas dy vendimeve te gjykatës së lartë, e cila konfirmoi një numër vendimesh të njëjta – të dhënë nga te gjitha shkallet e tjera të gjyqësorit. Ky proces i cili zgjati gati 10 vite u mbyll në tetor 2017 dhe tani Bavaria N.V, që përpara importonte pa leje pijen energjike B-52, nuk ka më të drejtë të prodhojë apo te shesë në tregun shqiptar këtë pije.

Megjithatë në mars 2018 një numër kamionësh me mall imitues të B-52 holandeze, hynë qetësisht nga Dogana Shqiptare. Shpërndarja e pijes energjike pirate në treg vijon si normalisht.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë