‘Lufta’ për të ndaluar shqiptarët të hyjnë në Angli, qeveria britanike ka dështuar edhe me kontrollin e emigracionit të ligjshëm

‘Lufta’ për të ndaluar shqiptarët të hyjnë në Angli, qeveria britanike ka dështuar edhe me kontrollin e emigracionit të ligjshëm

Disa kohë më parë Britania mori vendimin për largimin nga Bashkimi Europian, ku argumenti kryesor ishte “marrja përsëri nën kontroll e kufijve të vendit”, ku shumë persona menduan se do të kishte një rënie masive të emigrantëve, por nuk rezultoi kështu për shkak se shifrat e reja të publikuara këtë javë tregojnë se emigrimi në Britani është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e tyre, ku më shumë se gjysmë milioni njerëz (504.000) hynë në Britani gjatë këtij viti deri në qershor, ku rekordi i mëparshëm ishte 390.000 në vitin 2015,  raporton tabloidi britanik The Sun.

Asnjë vend nuk mund të pranojë emigrantë të paligjshëm në përmasa dhe shpejtësi të tillë pa u bërë një vend rrënjësisht i ndryshëm.

Sipas tabloidit britanik The Sun, arsyeja e dytë janë gënjeshtrat e shitura nga të gjitha palët. Kur donte votat e qytetarëve, David Cameron premtoi të zvogëlojë migrimin nga qindra mijëra në vit në dhjetëra mijëra. Por ai kurë nuk iu afrua qëllimit. Sa herë që politikanë duan vota, thonë të njëjtën gjë.

Ed Miliband bëri fushatë për të qenë kryeministër me një premtim për të ulur emigrimin neto. Siç bënë Theresa May, Boris Johnson dhe çdo njëri prej qindra politikanëve të tjerë që kanë kërkuar votën e qytetarëve në vitet e fundit, por asnjëri nuk iu afrua qëllimit.

Ndërsa në vitin 2018 vetëm disa qindra njerëz kaluan Kanalin me varka ilegalisht nga Franca, këtë vit 33,000 persona e kaluan Kanalin vetëm në nëntë muajt e parë të 2022, ku një e treta e tyre ishin nga Shqipëria.

Home Office dhe mosgatishmëria e qeverisë për të bërë atë që është e nevojshme për t’i bërë kufijtë të sigurt. Nuk është vetëm fakti që qeveria nuk e ka kontrolluar emigrimin ilegal, por këto shifra tregojnë se ata nuk e kanë kontrolluar as emigracionin legal.

Zyra e Kryeministrit iu përgjigj shifrave me deklaratën e pashmangshme: “Kryeministri ka thënë se dëshiron që migrimi neto të zvogëlohet. Ka disa rrethana të paprecedentë dhe unike që kanë një ndikim të rëndësishëm në këto statistika”.

Çdo vit sjell disa ngjarje “të paprecedentë”, por pyetja është: Pse mendon qeveria se ngjarje të tilla duhet të nënkuptojnë gjithmonë më shumë emigrim?

Për shembull, nga ata që janë këtu vërtet për arsye azili, sa do të kthehen në vendet e tyre të origjinës kur ose nëse situata jashtë përmirësohet?

Ndoshta shumë, ndoshta shumë pak, dëshmitë e kaluara sugjerojnë këtë të fundit, por Home Office duket se mendon se Britania ka një aftësi të pafundme për të akomoduar njerëzit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë