Kryeministri Berisha nga Lapardhaja e Beratit, ndërsa Edi Rama nga Twitter, pra në internet. Kështu po zhvillohet debati mes dy krerëve të lartë politikë të vendit rreth propozimit të Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së së bukës, qumështit, vezëve e ilaçeve. Një propozim konkret i PS që do të ndikonte drejtpërdrejt në uljen e çmimeve. Fillimisht ishte kryeministri Berisha paraditen e të shtunës që gjatë fjalës për inaugurimin e rrugës me vlerë 68 milionë lekë deklaroi se qeveria e tij nuk kishte ndërmend të hiqte TVSH-në, pastaj, rreth orës 14.00, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përgjigjet në Twitter.
BERISHA NE LAPARDHA
Ndërsa përuroi një rrugë të re në Lapardha, kryeministri deklaroi se: “Ne nuk e heqim Tvsh për importet siç kërkojnë shokët e Partisë Socialiste. Nuk e bëjmë sepse në mënyrë absolute, asnjë nga këta biznesmenë nuk ul çmimin, përkundrazi çmimi mbetet aty ku është. Prodhimet tuaja dëmtohen, të ardhurat tuaja zvogëlohen, rriten të ardhurat e klaneve dhe të atyre që ka shndërruar partia vetë, në parti të biznesit dhe asgjë tjetër.
Ndaj dhe kjo është arsyeja që ne qëndrojmë pas jush, do ju mbështesim, do rrisim subvencionet dhe do të ndjekim rregullat më të mira të mundshme në mënyrë që prodhimet tuaja të shiten në mbarë tregun shqiptar, të shiten në Kosovë, të shiten në Maqedoni, të shiten në Evropë, të shiten kudo.
Fatmirësisht, të dashur miq, ky ligj nuk kërkon tre të pestat, ndaj dhe të jeni të sigurtë se ky vend nuk do të shndërrohet ndonjëherë në Republikë tregtare, por do të jetë Republika e grave dhe burrave që prodhojnë çdo minutë, çdo orë, çdo vit dhe që pasurojnë vendin e tyre”, tha kryeministri
EDI RAMA NE TWITER
ediramaal Edi Rama
Jo Sali, ti gënjen! Do heqim taksën e bukës, qumështit, vezëve, ilaçeve, jo TVSH e produkteve të tokës në fshat.
ediramaal Edi Rama
Fshatit do t'i heqim TVSH e imputeve bujqësore, sepse fshati po mbytet dhe s'e shpëtojnë dot shiritat e inaugurimeve.