Lufta/ Putin: Kaloni të gjitha linjat e kuqe me armë në Kiev! SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë

 Lufta/ Putin: Kaloni të gjitha linjat e kuqe me armë në Kiev! SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi?  Nuk e dimë

Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar Perëndimin me anë të një interviste. Sipas tij, SHBA dhe Perëndimi janë nxitës të konfliktit si dhe kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe duke dërguar armë në Kiev. Sipas tij, kjo ndodh pasi udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ndihma aleate do ta bëjë Ukrainën "më të fortë".

Në terren, rusët vazhdojnë të bombardojnë fuqishëm, edhe falë dronëve të rinj që kanë mbërritur nga Irani.

Dje, njoftimi i Putinit  për transferimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi  ngriti nivelin e kërcënimit bërthamor. Dhe kjo ka alarmuar fqinjët. 

Ndërsa presin për t'u bashkuar me NATO-n, Komandantët e Forcave Ajrore të Suedisë dhe Finalndës kanë nënshkruar një letër qëllimi me Norvegjinë dhe Danimarkën për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike që synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.

Synimi është që të mund të operohet së bashku në bazë të metodave të njohura të operimit në NATO sipas deklaratave të forcave të armatosura të katër vendeve.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, ka thënë se me mbrotjen që kanë marrë nga Perëndimi tani janë më të fortë. Por, beteja mbetet e ashpër në Zhaporizhzhia. Kreu i Observatorit Bërthamor të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi , ka njoftuar se javën e ardhshme do të shkojë në uzinën ukrainase të Zaporizhzhia, duke paralajmëruar situatën "e pasigurt" në të cilën ndodhet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Kievi: Bjellorusia po përdoret si peng bërthamor i Kremlinit

1679862748_nuclearweaponsdavidwright.jpg

"Kremlini e ka marrë Bjellorusinë si peng bërthamor": kështu e komentoi sekretari i Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen e Ukrainës, Oleksiy Danilov , njoftimin e Moskës për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi .

 "Deklarata e Putinit për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, një hap drejt destabilizimit të brendshëm të vendit, maksimizon nivelin e perceptimit negativ dhe refuzimit publik të Rusisë dhe Putinit në shoqërinë bjelloruse. Kremlini e ka marrë peng Bjellorusinë bërthamore," shkroi ai.

Ora 19:17
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë

1679851179_kibrcdhv.JPG

Shtetet e Bashkuara nuk janë në dijeni të ndonjë lëvizjeje të armëve bërthamore ruse. Kështu deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pasi Moska njoftoi vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi .

Ne nuk kemi marrë asnjë indikacion që (presidenti rus Vladimir Putin) e ka përmbushur këtë angazhim ose ka lëvizur armë bërthamore," tha Kirby për CBS .

Ora 17:45
Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, Borrell: Gati për sanksione të reja

1679413198_49448596605.jpg

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi do të përfaqësonte "një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe një kërcënim për sigurinë evropiane". Kështu shkruan në një postim në Twitter Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell . "Bjellorusia ende mund të ndalojë" këtë përshkallëzim, "është zgjedhja e saj. Borrell shkruan se  BE është gati të përgjigjet me sanksione të mëtejshme.

Ora 17:27
Rusi-Kinë, Peskov: Bisedimet mes Putinit dhe Xi Jinping zgjatën më shumë se sa pritej

1679844459_kk.jpg

Negociatat midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping "u zvarritën papritur". Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë për Rossiya 1 . “Nuk ishte e pritshme, por kjo shpjegon gjendjen shpirtërore të dy liderëve dhe frymën e sigurt të komunikimit të tyre”, shtoi ai.

Ora 16:53
NATO: Retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

NATO thotë se retorika e kërcënimit bërthamor nga Moska është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.  

"NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën", tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike, duke shtuar se nuk ka parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë. 

Zëdhënësi i NATO-s më pas e përkufizoi referencën për praninë e armëve bërthamore në vendet aleate si "totalisht mashtruese" duke shtuar se veprojnë në përputhje të plotë me detyrimet e tyre ndërkombëtare.

Ora 16:22
Putin beson se Perëndimi ka kaluar çdo vijë të kuqe: Ata janë nxitësit e konfliktit, po shpërndajnë më shumë municion për Ukrainën

1679769652_vladimirputin.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin është i bindur se Perëndimi po i kalon të gjitha linjat e kuqe duke furnizuar Ukrainën me arme. Në një intervistë për “Rossiya-1” tha: "Ata e kanë bërë furnizimin që nga fillimi në vitin 2014."

Presidenti më pas shpjegoi pse ai i konsideron vendet perëndimore si nxitës të konfliktit në Ukrainë.

“Një grusht shteti, këtu filloi gjithçka. Ne u detyruam të mbronim popullin e Krimesë. Ata pretendojnë se nuk kanë asnjë lidhje me të. Ata janë nxitësit e këtij konflikti. Dhe sot po shpërndahet më shumë municion, pajisje e kështu me radhë po shpërndahen”, tha ai.

 

Ora 12:26
Putin krahason NATO-n me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore: SHBA po krijon më shumë aleanca

1679772908_putin.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin e ka krahasuar planin e NATO-s për zhvillimin e vendeve të Paqësorit me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara? Ata po krijojnë gjithnjë e më shumë aleanca. Dhe kjo i bën analistët perëndimorë të thonë, jo ne, se Perëndimi po fillon të ndërtojë një "bosht" të ri , të ngjashëm me atë të krijuar në vitet 1930 nga regjimet fashiste nga Gjermania, Italia dhe nga Japonia”, tha Putin.

Kreu i Kremlinit, iu referua faktit se në vitin 2022, NATO ra dakord për një koncept të ri strategjik për zhvillimin e bllokut.

"NATO ka shkruar se do të zhvillojë marrëdhëniet me vendet e rajonit të Azi-Paqësorit dhe këto vende janë renditur: Zelanda e Re, Australia dhe Koreja e Jugut. Dhe ata njoftuan se do të krijonin një NATO globale. Britania e Madhe dhe Japonia në fillim të këtij viti, në janar, nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e marrëdhënieve në sferën ushtarake”, tha Putin.

Ora 12:15
Putin: Po bashkëpunojmë me Kinën, por nuk është aleancë ushtarake! S'po mbajmë asgjë sekret, jem transparent

1679563761_tjj.JPG

“Rusia dhe Kina po zhvillojnë bashkëpunim, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak-teknik, por kjo nuk është një aleancë ushtarake". Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin, në një intervistë televizive. 

Kreu i kremlinit tha se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës nuk përbën kërcënim për Perëndimin.

"Ne nuk po krijojmë asnjë aleancë ushtarake me Kinën. Po, kemi bashkëpunim edhe në fushën e bashkëpunimit ushtarak-teknik, nuk po e fshehim, por është transparente, nuk ka asgjë sekrete", tha Putin.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/03/2023 17:33

    Amerika e ka shperndare arsenalin e saj berthamor ne cdo vend te globit dhe kjo quhet e drejte , kurse tani qe po e ben Rusia per here te pare ju duket e padrejte ? Hipokrizia e vendeve perendimore duhet te mare fund dhe bota duhet te kete te njejtat ligje per te gjithe dhe te respektohen ne menyre rigoroze ose ndryshe do te kete vetem luftra pa fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale