Rusia refuzon propozimin e Zelenskyt për fundin e luftës: Ukraina jo në NATO, territoret e pushtuara na mbeten neve

Pak ditë pasi Volodymir Zelensky bëri publikisht një tentativë për të afruar fundin e luftës me Rusinë, nga Moska vijinë sinjale jo të mira. Mbajtja e territoreve të pushtuara nga Rusia dhe futja e Ukrainës në NATO është një plan që nuk I pëlqen Rusisë.

Në fakt Rusia kundërshton vetëm pjesën e dytë të propozimit të Zelenskyt. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov citohet nga media ruse Ria Novosti të ketë thënë se futja e Ukrainës në NATO do të ishte e papranueshme për Rusinë pasi ajo e konsideron këtë një ngjarje dhe skenar kërcënues nëse do të ndodhte.

Zelensky një muaj më parë zhvilloi një fushatë takimesh me disa nga liderët kryesorë perëndimorë për planin e fitores brenda vitit 2025 i cili kishte si pikë kryesore futjen e vendit të tij në NATO. Por një përgjigje e qartë nga fuqitë perëndimore nuk ka ardhur ende. Ato kanë shprehur me vendosmëri mbështetjen ndaj vendit të tij por një futje e Ukrainës në NATO nuk ka marrë një përgjigje të qartë nëse do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Zelensky pas kësaj duket se bëri një ndryshim të planit të tij të fitores duke thënë publikisht në një intervistë se mbajtja e territoreve të pushtuara nga Rusia do të ishte një këmbim i mirë më futjen e shtetit të tij në NATO.

Rusia sidomos javët e fundit po godet kryesisht infrastrukturën energjitike ukrainase. Ukraina po has vështirësi në rimarrjen e territoreve edhe me futjen në përdorim të raketave amerikane ATACMS. Vladimir Putin ndryshoi edhe doktrinën nukleare ruse me një vendim tronditës i cili i lejon të godasë edhe vende që nuk zotërojnë një armë të tillë siç është Ukraina. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:35
SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Kievin prej 725 milionë dollarë

1731511798_antonyblinken.JPG

Foto: Antony Blinken

SHBA dhe Gjermania dy nga vendet më të mëdha krah Kievit në luftën me Rusinë. Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi dje (2 dhjetor) Kievin dhe njoftoi një ndihmë të re ushtarake me vlerë 650 milionë euro, ministrat e Mbrojtjes të SHBA dhe Ukrainës po diskutojnë rreth furnizimeve të reja - armë, pajisje, municione - për vitin 2025, përpara inaugurimit të Presidentit të ri Donald Trump më 20 Janar.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, së fundmi konfirmoi dërgimin e një “pakete të rëndësishme” ndihme ushtarake në vlerë prej 725 milionë dollarësh për Ukrainën.

Furnizimi i ri i Kievit përfshin, ndër të tjera, raketa Stinger , municion anti-drone, municione për sistemet e artilerisë Himars , municione artilerie 155 mm dhe 105 mm, si dhe sisteme antitanke Javelin dhe AT-4.

“Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 vende qëndrojnë të bashkuara për të siguruar që Ukraina të ketë çdo gjë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër agresionit rus”, tha Blinken në një deklaratë.

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin