'Lufta' SHBA-BE, Stoltenberg paralajmëron shkatërrim katastrofik të NATO-s

'Lufta' SHBA-BE, Stoltenberg paralajmëron shkatërrim katastrofik të NATO-s

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se ndarjet e thella mes SHBA dhe Evropës do të vënë në dyshim mbijetesën e aleancës. Në një intervistë për prestigjiozen britanike ‘The Guardian’, shefi i aleancës ka theksuar se ‘retë politike të stuhisë’ po vendosin një tendosje mes anëtarëve të NATO-s.

Stoltenberg u bëri thirrje drejtuesve të vendeve anëtare për të shmangur një shkatërrim katastrofik, duke thënë se “kur dallimet vazhdojnë, ne duhet të kufizojmë çdo ndikim negativ në bashkëpunimin tonë të sigurisë”.

“Meqenëse aleanca u krijua pothuajse 70 vjet më parë, njerëzit e Evropës dhe të Amerikës së Veriut kanë gëzuar një periudhë të pashembullt paqeje dhe prosperiteti. Por, në nivel politik, lidhjet që na lidhin janë nën tension”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, ka dallime reale midis SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë lidhur me çështje të tilla si tregtia, ndryshimet klimatike dhe marrëveshja bërthamore e Iranit.

“Këto mosmarrëveshje janë reale dhe nuk do të zhduken brenda natës. Në fakt, askund nuk është shkruar në gur se lidhja trans-atlantike do të lulëzojë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ndarja është e pashmangshme. Ne mund ta mbajmë atë dhe të gjitha përfitimet reciproke që nxjerrim prej saj”, theksoi shefi i aleancës.

Artikulli i Stoltenberg-ut vjen para takimit të muajt të ardhshëm të NATO-s dhe takimit të tij të së enjtes së ardhshme me kryeministren britanike, Theresa May.

Komentet e shefit të NATO-s pasuan një sulm verbal nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mbi kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke mbrojtur politikën e qeverisë së tij për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin e SHBA-ve, duke thënë se SHBA nuk do të bëhet një “kamp migrantësh nën vëzhgimin tim”.

Në rrjetin social Tëitter, Trump po ashtu pretendoi se “populli i Gjermanisë po kthehet kundër udhëheqjes së tyre, ndërsa emigrimi tashmë po lëkund koalicionin e tanishëm të Berlinit”.

Dje, kancelares Merkel iu dha një afat prej dy javësh nga partneri i saj ultra-konservator i koalicionit për të miratuar rregulla më të rrepta të migrimit dhe azilit në marrëveshje me shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

- Shpenzimet e NATO-s nga shtetet anëtare

Presidenti Trump në janar të vitit 2017 ashpër kritikoi NATO-n në një intervistë me të përditshmen gjermane Bild, duke e quajtur atë organizatë “të vjetërsuar”. Ai argumentoi se NATO kishte dështuar të trajtojë terrorizmin dhe sfidat e sotme.

“NATO kishte probleme. Numër një, ajo është vjetërsuar, sepse ishte, e dini, projektuar shumë shumë vite më parë. Numër dy, vendet nuk paguajnë atë që duhet të paguajnë”, tha Trump për Bild. Një prag për të shpenzuar 2 për qind të prodhimit bruto të brendshëm deri në vitin 2024 është dakorduar nga të gjithë shtetet anëtare, një qëllim që ende duhet të arrihet nga të gjitha shtetet anëtare.

Stoltenberg vlerësoi SHBA-të nën drejtimin e presidentit Trump për angazhimin e saj për NATO-n, por gjithashtu vuri në dukje se shkurtimet në shpenzimet e mbrojtjes në mesin e aleatëve të NATO-s janë kthyer mbrapsht në të gjithë bordin.

“SHBA-të dhe Kanadaja po rrisin angazhimin e tyre për sigurinë e Evropës. Në fakt, që kur erdhi në detyrë, administrata e presidentit Trump ka rritur fondet për praninë amerikane në Evropë me 40 për qind”, shkroi Stoltenberg.

“Kjo nuk është një rrugë me një drejtim. Aleatët evropianë, me Britaninë e Madhe në pararojë, po rriten gjithashtu, duke shpenzuar miliarda më shumë për mbrojtjen dhe marrjen e përgjegjësisë për sigurinë euro-atlantike, së bashku me aleatët e tyre të Amerikës së Veriut”, shtoi Stoltenberg.

Stoltenberg poashtu ka theksuar se “është dhe gjithmonë ka qenë në interesin tonë themelor” për të qëndruar së bashku në mbrojtje, ndërsa kjo sipas tij është aq e vërtetë sa kurrë më parë.

“Sepse, ne ballafaqohemi me mjedisin më të paparashikuar të sigurisë në një brez... terrorizmi ndërkombëtar, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, sulmet kibernetike, si dhe natyrisht Rusia, që ka përdorur forcën kundër fqinjëve të saj, e cila përpiqet të ndërhyjë në punët tona të brendshme dhe e cila si duket nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me përdorimin e agjentëve nervorë ushtarakë në rrugët tona. Arritjet tona krah për krah janë të pashembullta. Pra, për sa kohë që ne qëndrojmë së bashku, ajo gjithmonë do të udhëheqë në drejtimin e duhur, paqen dhe sigurinë për kombet dhe për gati një miliardë qytetarët tonë”, theksoi Stoltenberg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 20/06/2018 08:20

    Me marifet,Rusia po ja arrit qellimit.Trump,hap probleme ne USA,qe te terheqe vemendjen,aleatet nuk i pyet fare,tregtine po e ben çorap,dhe Rusia ben gallate.Fiks punon per Rusine,pa u ndjere fare.Kot nuk e ndihmuan ruset per tu bere president,tani e terheqin prej hunde Kjo deklarata e shefit te NATO-s,eshte shume domethenese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë