Megjithëse armëpushimi është në fuqi, sistemi i mbrojtjes ajrore në Teheran është aktivizuar mbrëmjen e sotme.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS George H.W. Bush ka mbërritur në Lindjen e Mesme, raportojnë mediat amerikane, duke shtuar se njësia forcon praninë ushtarake amerikane në zonë, pasi kishte operuar dhe më pas ishte larguar nga Madagaskari.

Trump thotë se nuk do të përdorë një armë bërthamore në Iran, duke theksuar se SHBA ka arritur objektivat e saj ushtarake në mënyrë konvencionale.

Ai tha se ka urdhëruar marinën detare për të fundosur çdo anije që tenton vendosjen e minave përgjatë Ngushticës së Hormuzit. Po ashtu Trump deklaroi se SHBA ka në kontroll të plotë Ngushticën e Hormuzit.

“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe fundosë çdo anije, sado e vogël (anijet e tyre luftarake janë të gjitha 159 në fund të detit!), që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit”, tha mes të tjerash Trump.

Një zyrtar i lartë i Parlamentit iranian deklaroi se Teherani ka marrë të ardhurat e para nga tarifat e vendosura në Ngushticën strategjike të Hormuzit në kuadër të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

“Të ardhurat e para nga tarifat e Ngushticës së Hormuzit janë depozituar në llogarinë e Bankës Qendrore”, tha nënkryetari i parlamentit Hamidreza Hajibabaei, sipas agjencisë Tasnim.

Edhe media të tjera iraniane raportuan të njëjtën deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ushtria amerikane ka njoftuar se sekuestruar një tjetër cisternë të lidhur me kontrabandën e naftës iraniane. Sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, cisterna është Majestic 'X' dhe u sekuestrua në Oqeanin Indian.

Me armëpushimin që vijon, por edhe me skenarin e rikthimit të luftës që nuk është hedhur poshtë, Irani paralajmëroi ashpër ushtrinë amerikane këtë të enjte. Kreu i gjyqësorit iranian, Mohseni Ejei, kërcënoi me pasoja të rënda amerikanët nëse do të përpiqen të kalojnë me forcë nëpër ngushticën e Hormuzit.

“Dje, tre anije u gjunjëzuan në këtë kalim strategjik. Flota e Gardës Revolucionare, me skafet dhe dronët e saj, është në pritë nga shpellat detare të ishullit Farur, duke pritur anijet luftarake amerikane, gati të hapë zjarr mbrojtës dhe të shkaktojë kaos mes pushtuesve”, tha ai sipas mediave iraniane.

Parlamenti iranian dhe Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare po shqyrtojnë së bashku një plan për “kontroll sovran” mbi Ngushticën e Hormuzit. Këtë e bëri të ditur agjencia Mehr që saktësoi se ende nuk është vendosur se kush do të marrë vendimin përfundimtar.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Trump: Nuk do të përdor bombë atomike ndaj Iranit

Trump thotë se nuk do të përdorë një armë bërthamore në Iran, duke theksuar se SHBA ka arritur objektivat e saj ushtarake në mënyrë konvencionale.

“Pse do të më duhej?  Pse do të përdorja një armë bërthamore kur ne i kemi shkatërruar plotësisht në mënyrë konvencionale pa të? Një armë bërthamore nuk duhet të lejohet kurrë të përdoret nga askush”, u shpreh ai.

Presidenti iu përgjigj edhe disa pyetjeve të tjera mbi tema të ndryshme, përpara se gazetarët të nxirreshin nga Zyra Ovale.

Ora 22:24
Trump e merr me nge marrëveshjen me Iranin: Kam gjithë kohën e botës, do të bëhet vetëm kur të jetë e mirë për ne

Presidenti Donald Trump ka postuar në Truth Social duke kundërshtuar lajmet se pret “me padurim” t’i japë fund luftës.

“Unë kam gjithë kohën e botës, por Irani nuk e ka — ora po ecën! Një marrëveshje do të bëhet vetëm kur të jetë e përshtatshme dhe e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë dhe, në fakt, pjesën tjetër të botës”, shkruan Trump.

 

 

 

Ora 21:24
Plan për sulme nga SHBA dhe Izraeli? Aktivizohet sistemi i mbrojtjes ajrore në Teheran

1775485388_xduiygioop.jpg

Megjithëse armëpushimi është në fuqi, sistemi i mbrojtjes ajrore në Teheran është aktivizuar mbrëmjen e sotme.

Sipas mediave të huaja, që citojnë agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, sistemi i mbrojtjes ajrore i Teheranit është aktivizuar "për të kundërshtuar objektivat armiqësore".

Ora 20:36
Izraeli paralajmëron: Gati të rifillojmë luftën me Iranin, presim ‘dritën jeshile’ nga SHBA

1776969760_dytuioo.jpg

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi të enjten se Izraeli është i përgatitur të rifillojë një konflikt të mundshëm me Iranin dhe po pret një “dritë jeshile” nga Shtetet e Bashkuara, sipas një deklarate të lëshuar pas një vlerësimi të situatës së sigurisë.

“Ne jemi në pritje të një drite jeshile nga Shtetet e Bashkuara,” tha Katz, duke shtuar se ushtria izraelite është e gatshme si për operacione mbrojtëse, ashtu edhe për ato sulmuese, dhe se “objektivat janë të përcaktuara”.

Kjo deklaratë vjen në një kohë përplasjesh të mëdha në rajon, ku marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit kanë qenë prej kohësh të përshkallëzuara.

Ora 20:34
Media izraelite: Kryeparlamentari iranian dha dorëheqjen si kryenegociator në bisedimet me SHBA, shkak ndërhyrjet në rritje nga Pasdaranët

1775890586_mohammadbagherghalibaf.webp

Sipas Kanalit Televiziv Izraelit 12, që citon burime anonime, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij si mbikëqyrës i negociatave me Shtetet e Bashkuara.

Sipas medias, Ghalibaf dha dorëheqjen nga roli i tij si mbikëqyrës i bisedimeve me Uashingtonin dhe përpjekjet e ndërmjetësimit të udhëhequra nga Pakistani, për shkak të ndërhyrjeve në rritje nga gjeneralët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Por Irani i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta.

Mosmarrëveshja sipas medias izraelite kulmoi me një propozim të Katarit që synonte lehtësimin e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, i cili do të lejonte 20 anije iraniane të kalonin nëpër ngushticë në këmbim të kalimit të 20 anijeve nga portet e Gjirit Persik.

Propozimi u bllokua përfundimisht nga autoritetet iraniane, përfshirë Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Ora 20:13
Bisedimet Izrael-Liban ‘zhvendosen’ në Shtëpinë e Bardhë

1775485776_shtepiaebardhe.jpg

Raundi i dytë i bisedimeve në Uashington midis Izraelit dhe Libanit, i planifikuar fillimisht të zhvillohej në Departamentin e Shtetit, është zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë, tha një burim izraelit për Times of Israel.

Bisedimet janë planifikuar të fillojnë në orën 16:00 me kohwn lokale dhe ndryshimi i vendit tw zhvillimit tw bisedimeve në minutën e fundit, sipas Times of Israel, tregon rëndësinë në rritje tw kwtyre negociatave, në sytë e administratës amerikane.

Ora 20:09
Papa Leone XIV: Situata në Hormuz është kaotike, nevojiten më shumë përpjekje për dialog

1775380354_papaleonii14.jpg

Çështja e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit është konfuze. Kështu ka deklaruar Papa Leone XIV, i cili duhet se i është rikthyer thirrjeve të tij për zbutjen e tensioneve dhe vendosjen e paqes.

"Në negociata, një ditë Shtetet e Bashkuara thonë jo dhe Irani thotë po, dhe pastaj e kundërta", tha Papa.

"Nuk e dimë kush e krijoi këtë situatë kaotike, e cila është kritike për ekonominë botërore, por pastaj ka një popullsi të tërë njerëzish të pafajshëm në Iran që po vuajnë nga kjo luftë", vijoi më tej Papa Leone XIV.

"Përkundrazi, do të doja të inkurajoja vazhdimin e dialogut të paqes dhe palët pjesëmarrëse të bënin çdo përpjekje për të promovuar paqen. E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet", përfundoi Papa fjalën e tij, në një konferencë për shtyp me gazetarët.

Ora 17:20
Teherani: 150 vende kulturore të dëmtuara gjatë luftës me Izraelin e SHBA

1776957708_Iranii.jpg

Të paktën 149 vende historike dhe muze në 20 provinca iraniane pësuan dëme gjatë luftës 40-ditore me Izraelin dhe SHBA-të.

Lajmin e raportoi Ministria e Trashëgimisë Kulturore në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve ISNA.

Midis pronave të goditura nga bombardimet amerikane dhe izraelite ishin pesë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shtatë lagje historike dhe 54 muze.

Në total, 74 vende u dëmtuan nga valët e shpërthimit dhe 42 nga goditjet e afërta, ndërsa 33 u shënjestruan drejtpërdrejt.

Ora 16:36
NYT: Presidenti i Iranit Pezeshkian po kuron personalisht Mojtaba Khamenein pas plagosjes

1775539515_mojtabakhamenei.jpg

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, një kirurg kardiak, është i përfshirë, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, në trajtimin e Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, i cili u plagos në sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.

Këtë e raporton New York Times. Transmetuesi panarab saudit Al Arabiya raporton se takimet me Udhëheqësin Suprem janë të kufizuara dhe bëhen kryesisht vetëm me ekipin e tij mjekësor.

Sipas burimeve iraniane, Khamenei iu nënshtrua një operacioni në dorë dhe pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe buzë, të cilat kanë ndikuar në aftësinë e tij për të folur. Ai aktualisht është duke pritur një këmbë protetike (protezë), pasi iu nënshtrua tre operacioneve.

Al Arabiya raporton gjithashtu se komandantët e lartë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nuk po e vizitojnë Khamenein nga frika se Izraeli mund të monitorojë lëvizjet e tyre dhe ta shënjestrojë atë.

Më parë, disa burime kanë treguar se mesazhet që merr Udhëheqësi Suprem i Iranit janë të shkruara me dorë dhe dorëzohen nëpërmjet një zinxhiri korrierësh.

Ora 16:33
New York Times: Khamenei i është nënshtruar 3 ndërhyrjeve, ka vështirësi në komunikim për shkak të djegieve në fytyrë

Foto: Mojtaba Khamenei

Udhëheqësi Suprem iranian Mojtaba Khamenei është plagosur rëndë, por "mendërisht i kthjellët dhe aktiv", raporton New York Times, duke cituar burime që thonë se ai i është nënshtruar tre operacioneve në këmbë që nga bombardimi që vrau të atin dhe familjen e tij, dhe është në pritje të një proteze.

Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni në dorë. Fytyra i pësoi djegie të rënda, duke i vështirësuar komunikimin, thanë zyrtarët, duke theksuar se ai do të ketë nevojë për operacion plastik.

Times thotë se kur Ajatollah Ali Khamenei sundonte Iranin si udhëheqës suprem, ai ushtronte pushtet absolut mbi të gjitha vendimet në lidhje me luftën, paqen dhe negociatat me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë djali dhe pasardhësi i tij, Mojataba Khamenei, është shumë ndryshe.

Ora 15:38
Trump: Iranianët nuk e dinë se kush është udhëheqësi i tyre

1776184766_donaldtrump.jpg

Foto: Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendon se Irani "e ka shumë të vështirë të kuptojë se kush është udhëheqësi i tij" në një postim të ri në Truth Social.

"Ata thjesht nuk e dinë!" shkruan Trump, duke pretenduar se ka një luftë të brendshme "TË ÇMENDUR!" në vend midis "përkrahësve të vijës së ashpër" dhe "të moderuarve".

Ai shton se SHBA-të kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se asnjë anije nuk mund të hyjë ose të dalë pa miratimin e SHBA-së, vetëm pak kohë pasi deklaroi se ka urdhëruar marinën të qëllojë mbi çdo anije iraniane që vendos mina.

Ora 15:29
Trump: Kam dhënë urdhër të qëllohet çdo anije që vendos mina në Hormuz

1776786707_donaldtrump.JPG

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ka urdhëruar fundosjen e çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.

“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe fundosë çdo anije, sado e vogël (anijet e tyre luftarake janë të gjitha 159 në fund të detit!), që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit”, shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në platformën sociale Truth.

Ora 15:05
Reuters: SHBA-të kanë kapur të paktën tre cisterna iraniane me naftë në ujërat aziatike

1776241670_anijecistern.webp

Ushtria amerikane ka ndaluar të paktën tre anije cisternë nafte me flamur iranian në ujërat aziatike.

Lajmin e bëri publik Reuters, duke shtuar se, sipas burimeve detare amerikane dhe indiane, anijet u rrëmbyen ndërsa ndodheshin përkatësisht në Indi, Malajzi dhe Sri Lanka.

Kur u kontaktua në lidhje me incidentin, ushtria amerikane nuk pranoi të komentonte.

Ora 14:33
Iran: Të ardhurat e para nga taksa e Hormuzit depozitohen në Bankën Qendrore

1776091650_1773051630StraitofHormuz.webp

Të ardhurat e para nga taksa e Iranit për Ngushticën e Hormuzit janë depozituar në Bankën Qendrore në Teheran, sipas Haji Babai, Zëvendëskryetar i Parlamentit, sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Ora 14:12
Ushtria amerikane kap një tjetër cisternë nafte të lidhur me Teheranin në Oqeanin Indian

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka sekuestruar një tjetër cisternë të lidhur me kontrabandën e naftës iraniane. Sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, cisterna është Majestic X dhe u sekuestrua në Oqeanin Indian. "Ne do të vazhdojmë të zbatojmë zbatimin e ligjit detar në nivel global për të ndërprerë rrjetet e paligjshme dhe për të kapur anijet që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin, kudo që ato veprojnë", deklaroi Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.

Sekuestrimi vjen pasi Irani sulmoi tre anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit të mërkurën, duke sekuestruar dy prej tyre. Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një video të sekuestrimit të anijes, e cila tregon ushtarë amerikanë në kuvertë. Të dhënat e gjurmimit të anijeve tregojnë se Majestic X ishte në Oqeanin Indian midis Sri Lankës dhe Indonezisë, afërsisht në të njëjtin vend si Tifani, i cili u sekuestrua më parë nga forcat amerikane. Ajo po shkonte drejt Zhoushan, Kinë.

Majestic X është një cisternë nafte me flamur të Guajanës. Më parë e quajtur Phonix, ajo u sanksionua nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në vitin 2024 për kontrabandën e naftës bruto iraniane, duke shkelur sanksionet e SHBA-së kundër Republikës Islamike. Të martën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e zgjati armëpushimin, duke ruajtur bllokadën amerikane të porteve iraniane.

Ora 14:10
Media iraniane: Teherani po shqyrton mundësinë për të marrë kontrollin sovran të Hormuzit

1776542940_ngushticaehormuzit.JPG

"Parlamenti iranian dhe Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare po shqyrtojnë një plan për të marrë kontrollin sovran të Hormuzit", raportoi agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar Fadahossein Maleki, një anëtar i Këshillit Kombëtar të parlamentit të Teheranit. "Autoriteti përfundimtar vendimmarrës mbetet për t'u përcaktuar", përfundoi Maleki.

Ora 09:02
Vijojnë përpjekjet diplomatike për negociata me Iranin, ministri i Brendshëm i Pakistanit takohet me ambasadoren e SHBA-së

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Mohsin Naqvi, u takua me ambasadoren e SHBA-së, Natalie Baker, për të diskutuar situatën e fundit rajonale dhe përpjekjet diplomatike për të organizuar një raund të dytë bisedimesh në Islamabad midis Iranit dhe SHBA-së, tha Ministria e Brendshme e Pakistanit në një postim në X.

Sipas ministrisë, Naqvi përgëzoi iniciativën e Presidentit Trump për të zgjatur armëpushimin me Iranin dhe theksoi nevojën për vazhdimësi në kanalet diplomatike për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Ministri shprehu gjithashtu shpresë për "përparim pozitiv nga ana e Iranit", duke shtuar se kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe Feldmarshali Asim Munir "po bëjnë përpjekje të gjithanshme në çdo nivel për të zgjidhur çështjen".

Ora 08:44
Ministri i Jashtëm iranian: Pasiguria në Gjirin Persik është pasojë e agresionit të SHBA-së dhe Izraelit

Në rrënjë të "pasigurisë në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit" është "agresioni i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit". Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ia përsëriti këtë të Dërguarit Special të Koresë së Jugut, Chang Byung-ha, duke denoncuar "krimet" e kryera kundër Iranit gjatë "Luftës 40-Ditore" dhe duke i kërkuar bashkësisë ndërkombëtare të marrë një qëndrim të qartë dhe të vendosur.

"Irani, si shtet bregdetar, ka marrë masa në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e tij; përgjegjësia për pasojat u takon agresorëve", deklaroi Ministri i Jashtëm iranian.

Chang, nga ana e tij, theksoi nevojën për të garantuar lirinë e lundrimit dhe bëri thirrje për bashkëpunim të veçantë nga Irani për të mbrojtur sigurinë e të gjitha anijeve, përfshirë ato që mbajnë flamurin e Koresë së Jugut.

Ora 08:41
Irani njofton ekzekutimin e një anëtari të grupit të Muxhahedinëve

1776263899_iran.jpeg

«Sultan-Ali Shirzadi-Fakhr është ekzekutuar këtë mëngjes herët për përkatësi në organizatën terroriste» të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) dhe për «bashkëpunim me shërbimet sekrete të regjimit izraelit», raporton faqja e gjyqësorit iranian Mizan.

Burri kishte jetuar për një periudhë në Spanjë, por nuk është e qartë nëse zotëronte një tjetër shtetësi përveç asaj iraniane.

Dje, Donald Trump deklaroi se, falë presioneve të tij, Irani kishte ndalur ekzekutimin e tetë grave të arrestuara për protesta kundër qeverisë. Por gjyqësori iranian e përgënjeshtroi këtë, duke i cilësuar fjalët e Presidentit si «fake neës» dhe duke theksuar se gratë nuk kishin qenë kurrë në rrezik për t’u ekzekutuar.