Sulmet amerikano-izraelite në urën B1 në qytetin Karaj në perëndim të Teheranit shkaktuan vdekjen e 8 personave dhe rreth 95 të tjerë mbetën të plagosur. Ura ishte në ndërtim e sipër dhe më e gjata në Lindjen e Mesme dhe ishte planifikuar të shërbente si rrugë furnizimi ushtarak që synonte të mbështeste raketat balistike dhe aftësitë e dronëve sulmues të Iranit.

Trump vijon me thirrjen për Iranin për të arritur një marrëveshje armëpushimi përpara se të jetë shumë vonë për ta. "Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë dhe të mos mbetet asgjë nga ajo që mund të bëhet një vend i madh”, shkoi Trump në rrjete sociale.

Pas shkatërrimit të urës, Trump paralajmëron për sulme në termocentrale.

"Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (deri tani!) në botë, as nuk ka filluar shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga Irani. Urat janë të radhës, pastaj termocentralet! Udhëheqja e Regjimit të Ri e di se çfarë duhet bërë, dhe duhet bërë shpejt!", shkroi Trump.

Ushtria izraelite njoftoi eliminimin e Makram Atimi, komandant i Njësisë së Raketave Balistike në zonën e Kermanshah në Iranin perëndimor, përgjegjës për lëshimet në Izrael.

Forcat izraelite kanë zbuluar zjarr me raketa nga Irani drejt Izraelit. Alarmet janë ngritur në zonën bregdetare, zonën e Tel Avivit, Bregun Perëndimor dhe Negevin jugor.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:04
Irani: Nëse SHBA-të sulmojnë termocentralet, ne do të synojmë centralet energjetike

Foto:Ebrahim Zolfaghari

Irani po kërcënon me sulme kundër kompanive rajonale të energjisë dhe telekomunikacionit nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë termocentralet e saj, siç kërcënoi mbrëmë Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Transmetuesi iranian Press TV publikoi një video në të cilën zëdhënësi ushtarak Ebrahim Zolfaghari paralajmëron se nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërcënojnë me sulme ndaj termocentraleve iraniane, Teherani do të synojë infrastrukturën rajonale të energjisë dhe kompanitë e telekomunikacionit dhe IT-së me aksionarë amerikanë.

Ora 07:57
Irani: Rrëzuam një avion F-35 amerikan, piloti nuk mbijetoi

Irani pretendon se ka rrëzuar një avion luftarak amerikan F-35 dhe piloti besohet se nuk i ka mbijetuar sulmit, sipas agjencisë së lajmeve Mehr.

Që prej fillimit të luftës, iranianët kanë marrë vazhdimisht përgjegjësinë për rrëzimin e avionëve amerikanë, por këto pretendime u mohuan më vonë.

Ora 07:23
Sulmohet me dronë rafineria e naftës në Kuvajt

Zjarr shpërtheu në rafinerinë Mina Al-Ahmadi në Kuvajt pas një sulmi me dron. Raportoi Sky Neës Arabia, duke cituar Korporatën e Naftës së Kuvajtit, e cila tha se ekipet po punonin për të kontrolluar zjarret në disa njësi operative dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Kompania konfirmoi se nuk u raportuan viktima.