Në ditën e 16 të luftimeve, Departamenti i marrëdhënieve me publikun i Gardës Revolucionare njoftoi një seri prej 54 sulmesh me raketa kundër pozicioneve në Izrael. Në deklaratën e Gardës Revolucionare thuhet se në këtë sulm janë përdorur «raketa super të rënda Khorramshahr me dy koka luftarake, Khyber-Shakan, Qadr, Emad dhe, për herë të parë në Operacionin Sadeq Promise, 4 raketa strategjike si dhe raketa me karburant të ngurtë Sejjil».

Sejjil është një raketë balistike tokë-tokë me rreze të mesme veprimi që përdor karburant të ngurtë dhe mund të përshkojë distancën nga impianti bërthamor i Natanzit deri në Tel Aviv për shtatë minuta. Kështu raporton BBC Persian.

Gjithashtu, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka marrë përsipër sulmet në Kuvajt, Izrael dhe Irak teksa thanë se në shënjestër ishin 3 baza amerikane. Në një tjetër deklaratë, ata zotohen për të vrarë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

"Pasiguria rreth fatit të Kryeministrit kriminal sionist dhe mundësia e vdekjes së tij ose arratisjes së tij me familjen e tij nga territoret e pushtuara zbulojnë krizën dhe paqëndrueshmërinë e sionistëve. Nëse ky vrasës kriminal fëmijësh është ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim me të gjitha forcat tona”, thuhet në deklaratë.

Që prej 28 shkurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, nuk i kanë ndalur sulmet e koordinuara drejt Iranit. Këta të fundit vijojnë me kundërpërgjigjen duke sulmuar dhe bazat ushtarake amerikane që ndodhen në vendet e tjera në Lindjen e Mesme.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë për NBC News, mohoni mundësinë për të hyrë në bisedime me Iranin me qëllim për t’i dhënë fund luftës.

"E vetmja fuqi që ata kanë, dhe është një fuqi që mund të neutralizohet relativisht shpejt, është fuqia për të hedhur një minë ose për të lëshuar një raketë me rreze të shkurtër veprimi. Por kur të mbarojmë me bregdetin, ata nuk do ta kenë më atë fuqi", tha Trump.

Pas vdekjes së liderit suprem Ali Khamenei, në pushtet erdhi i biri, Mojtaba, për të cilin ka dyshime se mund të jetë plagosur rëndë. Një deklaratë nga ana e tij është bërë publike, por vetë Mojtaba Khamenei nuk i është drejtuar popullit me zë e figurë.

"Nuk e di as nëse është gjallë. Askush nuk ka qenë në gjendje ta tregojë ende", tha Trump për liderin suprem Mojtaba Khamenei.

Donald Trump u ka kërkuar vendeve të prekura nga mbyllja e ngushticës së Hormuzit, të dërgojnë atje anije luftarake për ta mbajtur ngushticën të hapur për kalimin e anijeve me mallra e naftë dhe të sigurtë.

"Shumë vende, veçanërisht ato të prekura nga përpjekja e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, do të dërgojnë anije luftarake, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta mbajtur Ngushticën të hapur dhe të sigurt", shkroi Trump në rrjete sociale. Madje, ndihmë Trump për të njëjtën çështje i ka kërkuar dhe Kinës, thuhet në mediat iraniane.

Rreth 1.000 anije ndodhen aktualisht në pritje për të kaluar Ngushticën e Hormuzit. Sipas Al Jazeera, mes tyre janë edhe rreth 200 cisterna që transportojnë naftë për tregjet ndërkombëtare. Qindra anije po presin pranë hyrjes së ngushticës ndërsa situata në rajon mbetet shumë e tensionuar.

Lidhur me këtë kërkesë të Trump ka reaguar edhe Seuli zyrtar, i cili ka deklaruar se po e shqyrtojnë me kujdes propozimin e Trump, por nuk kanë shprehur një qëndrim të qartë nëse Koreja e Jugut do të dërgojë anije për të mbajtur hapur Ngushtincën e Hormuzit ose jo.

Ndërkohë shpërthime të forta janë dëgjuar në Izraelin qendror, por nuk raportohet për persona të lënduar. Raketa gjithashtu janë kapur dhe shkatërruar në qiellin e Arabisë Saudite, Kuvajt dhe Jordanisë. Në Baherin ka pasur gjithashtu shpërthime në orët e para të mëngjesit sot.

Po ashtu Irani ka sulmuar ditën e sotme edhe një bazë ushtarake italianë në Kuvajt, ku raportohet se ka shkatërruar një pajisje të rëndësishme luftarake të Italisë.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
Mediat e Teheranit: Telefonatë mes presidentit Pezeshkian dhe Macron

1773603478_881273Image1.jpg

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike kushtuar zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Kështu raporton agjencia iraniane e lajmeve ISNA, sipas së cilës biseda është përqendruar në situatën në rajon.

Ora 20:14
Ushtria izraelite: Regjimi iranian është dobësuar, por po e fsheh këtë nga popullsia

1773602151_WhatsAppImage20250327at16.57.42.jpeg

“Ne kemi eliminuar 40 zyrtarë të lartë iranianë, mes tyre edhe Ali Khamenei. Kemi neutralizuar shumicën e zyrtarëve të lartë të aparatit të inteligjencës dhe sigurisë. Më pas kemi goditur sistemin e raketave balistike, duke shkatërruar mbi 700 raketa dhe duke bërë të papërdorshme 70% të lëshuesve. Regjimi iranian është destabilizuar dhe po përpiqet ta fshehë këtë nga qytetarët.”

Kështu deklaroi zëdhënësi i IDF-së, Effie Defrin, gjatë një konference informuese.

Ora 18:20
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme (VIDEO)

Qindra video dhe foto të krijuara me inteligjencë artificiale për luftën në Iran po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shtuar konfuzionin rreth konfliktit.

Sipas një analize të New York Times, në dy javët e fundit janë identifikuar mbi 110 imazhe dhe video të rreme që tregojnë shpërthime, qytete të shkatërruara apo sulme që nuk kanë ndodhur. Këto përmbajtje janë parë miliona herë në platforma si X, TikTok dhe Facebook. 

Ekspertët thonë se mjetet e reja të inteligjencës artificiale e bëjnë shumë të lehtë krijimin e skenave të rreme të luftës, shpesh me kosto minimale, duke rritur ndjeshëm rrezikun e dezinformimit gjatë konflikteve.

Ora 18:10
Trump kërkon flotë ndërkombëtare në Hormuz, reagon Kina: Do të luajmë rol konstruktiv për paqen në Lindjen e Mesme

Presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping 

Kina thotë se do të luajë një rol për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, pas thirrjes së presidentit Donald Trump që disa vende të dërgojnë anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit.

Në një deklaratë të cituar nga CNN, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se të gjitha palët kanë përgjegjësi për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji.

“Kina, si mik i sinqertë dhe partner strategjik i vendeve të Lindjes së Mesme, do të intensifikojë komunikimet me palët e përfshira dhe do të luajë rol konstruktiv për uljen e tensioneve dhe rikthimin e paqes”, thuhet në deklaratë.

Ora 18:09
‘Sa qesharake’- Kryetari i Parlamentit të Iranit ironizon deklaratat e Trump: Na ka mundur 9 herë në dy javë

1773594656_xtdiuoo.jpg

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka ironizuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të e kanë mposhtur Iranin.

Përmes një reagimi në rrjetin social ‘X’, Ghalibaf tha se Trump “ka pretenduar se na ka ‘mundur’ nëntë herë gjatë dy javëve të fundit”, duke shtuar: “Sa qesharake!”.

Kujtojmë se Presidenti Trump ka deklaruar disa herë kohët e fundit se SHBA-të po e fitojnë luftën në Iran.

Një ditë më parë, Trump shkroi në platformën ‘Truth Social’ se Shtetet e Bashkuara e kanë “mundur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”.

Po ashtu, në një tjetër postim ai deklaroi se Irani është “plotësisht i mundur dhe kërkon një marrëveshje”, por Trump tha se nuk do ta pranonte një marrëveshje të tillë.

Ora 18:08
Lufta në Lindjen e Mesme, BE paralajmëron rrezik për valë të re emigracioni

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

Lufta në Lindjen e Mesme mund të sjellë një valë të re migracioni drejt Evropës. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi se konflikti ka zhvendosur miliona njerëz, veçanërisht në Iran dhe Liban.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së para samitit në Bruksel, ajo tha se deri tani nuk ka flukse të menjëhershme drejt Evropës, por situata mbetet e pasigurt.

Von der Leyen theksoi se BE duhet të bashkëpunojë me vendet e rajonit si Turqia, Libani dhe Pakistani për të menaxhuar çdo zhvillim të mundshëm. Sipas saj, institucionet evropiane po monitorojnë nga afër situatën dhe po përgatiten për çdo skenar.

Ora 17:38
U raportua se është vrarë nga Irani, ‘shfaqet’ Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe! (VIDEO)

1773592761_Netanyahu.jpg

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas spekulimeve se mund të ishte vrarë.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetin social “X”, ai ka publikuar një video të tij teksa blen kafe në një lokal.

Në video, Netanyahu shihet teksa merr kafen, e shijon dhe thotë se “po vdes për kafe”, duke ironizuar kështu kërcënimet me vdekje ndaj tij.

Ky reagim i tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se do të vrasë liderin e Izraelit pas luftës së nisur në Iran nnga sulmet izraelite dhe amerikane. Gjithashtu pas mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Ushtarak, pati raportime se ai është vrarë.

Ai gjithashtu bashkëngjitur me pamjet shkruan: ‘Ata thonë se unë jam çfarë? Shiko.’

Rikujtojmë edhe njëherë se Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se do ta “ndjekë dhe do të vrasë” kryeministrin e izraelit.

 

Ora 16:57
Ish-këshilltari i Ali Khameneit: Trump dhe rrjeti i Epsteinit po kurdisin një sulm të ngjashëm me 11 shtatorin në SHBA, duan të fajësojnë Iranin! Ne s’jemi në luftë me popullin amerikan

1773590343_cdghiypp.jpg

Këshilltari i ish-liderit Suprem të Iranit (Ajatollah Ali Khameneit), Ali Larijani, ka deklaruar se SHBA-të po përgatisin një sulm të ngjashëm me atë të 11 shtatorit 2001 në territorin amerikan, me qëllim që më pas të fajësojnë Iranin.

Ai vijoi më tej duke theksuar se Irani kundërshton me vendosmëri plane të tilla dhe se nuk është në luftë me popullin amerikan.

Larijani shkroi në rrjetin social ‘X’: “Kam dëgjuar se anëtarët e mbetur të rrjetit të Epsteinit kanë kurdisur një komplot për të organizuar një sulm të ngjashëm me atë të 11 shtatorit dhe për ta fajësuar Iranin. Irani kundërshton me vendosmëri plane të tilla terroriste dhe nuk është në luftë me popullin amerikan”.

Ora 16:38
Kriza në Hormuz, rreth 1.000 anije në pritje për të kaluar ngushticën

Anije në Ngushticën e Hormuzit

Rreth 1.000 anije ndodhen aktualisht në pritje për të kaluar Ngushticën e Hormuzit, mes tensioneve të forta mes Iranit dhe SHBA-Izraelit.

Sipas Al Jazeera, mes tyre janë edhe rreth 200 cisterna që transportojnë naftë për tregjet ndërkombëtare. Qindra anije po presin pranë hyrjes së ngushticës ndërsa situata në rajon mbetet shumë e tensionuar.

Irani ka paralajmëruar se nuk do të lejojë kalimin e anijeve amerikane apo të lidhura me SHBA, ndërsa anije të tjera mund të kalojnë vetëm pasi të marrin autorizim.

Megjithatë, edhe anije që nuk kanë lidhje me SHBA janë vënë në shënjestër. Së fundmi, një anije me flamur tajlandez u godit nga raketa balistike teksa po përpiqej të kalonte ngushticën. Rreth 20 anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan nga marina e Omanit, ndërsa tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur në det.

Ora 16:32
Kriza në Hormuz, SHBA thirrje aleatëve: Dërgoni anije për të mbrojtur tregtinë

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz

Shtetet e Bashkuara po u kërkojnë aleatëve të dërgojnë anije luftarake për të mbrojtur trafikun detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të naftës në botë. Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, tha se president Donald Trump i është drejtuar gjithë komunitetit ndërkombëtar duke kërkuar kontribut për sigurinë e kësaj rruge detare.

“Irani nuk mund të mbajë peng ekonomitë tuaja”, tha Waltz për CNN, duke theksuar se SHBA mirëpret dhe madje kërkon pjesëmarrjen e vendeve të tjera për të mbrojtur tregtinë globale.

Ai shtoi se ushtria amerikane do të vazhdojë të godasë forcat iraniane, përfshirë njësitë detare me raketa dhe dronë, për të mbajtur të hapur ngushticën. Administrata amerikane ka bërë të ditur se disa vende mund të përfshihen në patrullimin e rrugës së naftës në Hormuz, ndërsa diskutimet për operacionet e shoqërimit të anijeve janë ende në zhvillim.

Ora 16:00
Irani refuzon bisedimet me SHBA pas sulmeve: S’ka arsye për negociata

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi

Irani thotë se nuk sheh asnjë arsye për të negociuar me Shtetet e Bashkuara pas shpërthimit të luftës. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi deklaroi se bisedimet me Uashingtonin po zhvilloheshin kur SHBA vendosi të sulmonte.

Sipas tij, kjo ishte hera e dytë që ndodhte një gjë e tillë, duke iu referuar negociatave që po zhvilloheshin para fillimit të luftës 12-ditore në qershor. Deklarata e Araghchi u bë gjatë një interviste për CBS.

Ora 15:56
Sulmi në bazën italiane në Kuvajt, Tajani: Nuk intimidohemi nga një dron, misionet tona nuk ndalen!

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani

Italia nuk do të tërhiqet nga misionet ushtarake në rajon pas sulmit me dron ndaj një baze italiane në Kuvajt. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se një sulm i tillë nuk do ta frikësojë Italinë dhe se aktivitetet do të vazhdojnë normalisht.

“Nuk do të intimidohemi nga një dron. Nuk ndodh që të vijë një dron dhe ne të braktisim pozicionet tona”, u shpreh Tajani gjatë një interviste në emisionin “Diario della domenica” në Rete4.

Ora 15:53
SHBA: Lufta me Iranin mund të mbarojë brenda javësh, pritet ulje e çmimit të naftës

Sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright

Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda pak javësh dhe kjo pritet të ulë edhe çmimin e naftës në tregjet globale. Kështu deklaroi sekretari amerikan i Energjisë Chris Wright gjatë një interviste për ABC.

Sipas tij, konflikti mund të mbyllet në javët e ardhshme, madje edhe më shpejt, ndërsa më pas furnizimet me naftë do të rikthehen në normalitet.

Wright tha se me stabilizimin e tregut të energjisë pritet edhe një rënie e çmimit të naftës.

Ora 15:49
Irani tregon aleatët në luftë: Moska dhe Pekini po na ndihmojnë edhe ushtarakisht

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi

Irani pranon se ka bashkëpunim edhe ushtarak me Rusinë dhe Kinën në mes të luftës me SHBA dhe Izraelin. Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Moska dhe Pekini e kanë mbështetur Teheranin politikisht, ekonomikisht dhe madje edhe ushtarakisht.

Sipas tij, bashkëpunimi me dy vendet është i ngushtë prej vitesh dhe vazhdon edhe tani gjatë konfliktit.

Araghchi foli edhe për situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke thënë se ajo nuk është mbyllur plotësisht, por është e ndaluar vetëm për anijet dhe cisternat amerikane dhe izraelite, si edhe për aleatët e tyre.

Ora 15:47
Irani sulmon me dron bazën ushtarake të Italisë në Kuvajt, shkatërron një pajisje ‘thelbësore’ luftarake

1773586090_droni.jpg

Bazës italiane në Kuvajt ka qenë objektivi i radhës i sulmeve iraniane. Objekti, ku ushtarët strehoeshin brenda bunkerëve nëntokësorë, u shënjestrua nga dronët iranianë të dielën në mëngjes.

"Këtë mëngjes", konfirmoi Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Italiane, Gjenerali Luciano Portolano, "baza Ali Al Salem në Kuvajt, e cila strehon personel dhe kapacitete amerikane dhe italiane, ishte shënjestra e një sulmi me dron që goditi një strehë që strehonte një dron të Task Forcës Italiane, i cili u shkatërrua. Unë menjëherë kontaktova Kolonel Mangini për të verifikuar gjendjen e personelit italian në bazë. Në kohën e sulmit, i gjithë personeli ishte i sigurt dhe i padëmtuar. E njoftova menjëherë Ministrin e Mbrojtjes Crosetto për incidentin, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm për të mbajtur të informuar të gjitha kontingjentet tona jashtë vendit."

Sipas Portolano-s, droni i shkatërruar (Predator) në sulmin ndaj bazës Al Salem në Kuvajt "ishte një aset thelbësor për aktivitetet operative dhe ishte vendosur në bazë për të siguruar vazhdimësinë e operacioneve. Forca Ajrore Italiane e Task Forcës ishte reduktuar në mënyrë parandaluese ditët e fundit, si pjesë e masave të marra në lidhje me situatën në zhvillim të sigurisë në zonë".

Që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli filluan bombardimin e Iranit, pas hakmarrjes së Teheranit kundër vendeve të Gjirit Persik dhe bazave amerikane në zonë, disa prej të cilave ishin baza të përbashkëta me BE dhe NATO-n, si në Kuvajt, droni italian është shënjestruar disa herë si me raketa ashtu edhe me avionë të telekomanduar.

Nuk ka pasur kurrë të lënduar, pjesërisht sepse personeli i misionit, që shërben në Forcat Ajrore Italiane, me avionë zbulues dhe dronë, është strehuar në bunker. Në ditët e fundit, vetë Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar një tërheqje graduale të forcës së pranishme në zonë drejt Arabisë Saudite, ndërsa kërkon që disa anëtarë të personelit të qëndrojnë në bazë.

Ora 15:45
Izraeli: Duam paqe me Libanin, por Hezbollahu mbetet pengesë

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar

Izraeli thotë se synon paqe dhe normalizim marrëdhëniesh me Libanin, por pengesa kryesore mbetet Hezbollah. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar deklaroi se grupi i armatosur përdor territorin libanez si platformë për të sulmuar Izraelin.

Gjatë një konference për shtyp Sa’ar tha se Izraeli nuk ka mosmarrëveshje të mëdha me shtetin libanez, përveç disa çështjeve të vogla kufitare që sipas tij mund të zgjidhen lehtësisht.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë libaneze se nuk ka ndërmarrë hapa për të shpërbërë Hezbollahun që pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA në nëntor 2024, duke shtuar se Izraeli pret masa serioze për të ndalur sulmet ndaj vendit.

Ora 15:42
Izraeli: Kemi plane ushtarake deri në Pashkën hebraike dhe tre javë pas saj

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit

Ushtria izraelite thotë se operacionet kundër Iranit mund të zgjasin të paktën edhe disa javë. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, gjenerali Efi Dafrin, deklaroi për CNN se ushtria ka plane të detajuara deri në festën hebraike të Pesach (Pashkëve) dhe edhe për tre javët pas saj.

Sipas tij, ushtria ka ende “mijëra objektiva” për të goditur dhe operacionet nuk do të varen nga një afat kohor, por nga arritja e objektivave ushtarake. Pesach këtë vit nis më 1 prill dhe përfundon më 9 prill.

Ora 15:38
Irani lëshon për herë të parë raketën balistike Sejjil drejt Izraelit

Garda Revolucionare iraniane thanë se ka kryer 54 sulme me raketa ndaj objektivave në Izrael, duke përdorur edhe raketa të rënda Khorramshahr me dy koka luftarake, si dhe Khyber-Shakan, Qadr dhe Emad.

Sipas deklaratës, në këtë operacion u përdor për herë të parë edhe raketa strategjike Sejjil, një raketë balistike tokë-tokë me rreze të mesme që përdor karburant të ngurtë dhe mund të përshkojë distancën nga Natanz deri në Tel Aviv për rreth shtatë minuta. Lajmi u raportua nga BBC Persian.

Ora 15:32
Irani kërcënon me mbylljen e Hormuzit: Do t’i gjunjëzojmë SHBA-të dhe Izraelin

Irani paralajmëron se mund të përdorë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit për të ushtruar presion ndaj SHBA-së dhe Izraelit. Komandanti iranian Ali Abdollahi tha se ushtria është gati të përdorë këtë korridor strategjik për të “gjunjëzuar agresorët”, duke shtuar se Irani nuk e nisi luftën, por do të përcaktojë fundin e saj. Komandanti shtoi se SHBA dhe Izraeli, sipas tij, në fund “nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të dorëzohen” përballë fuqisë ushtarake iraniane.

Ora 13:52
Sulmet e Iranit, mbetja e raketës godet rezidencën e Ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem

1773579245_zdruyuii.jpg

Mbetja e një rakete iraniane ka goditur rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jeruzalem, Izrael.

Lajmin e bëri të ditur stacioni televiziv izraelit N12, ndërsa nuk ka informacione më të detajuara rreth dëmeve të shkaktuara.

Ora 13:25
Lufta me Iranin, qeveria izraelite miraton fondin shtesë prej 827 milionë dollarësh për blerjen e armatimeve

1773577654_Teheran.jpg

Kabineti izraelit ka miratuar 827 milionë dollarë shtesë për blerje ushtarake "emergjente", raportuan mediat izraelite sot.

Ky vendim vjen më shumë se dy javë pas fillimit të luftës izraelito-amerikane kundër Iranit.

Kjo paketë shtesë u vendos nga ministrat gjatë një telekonference të premten vonë në mbrëmje.

Ajo do të përdoret për "blerje sigurie" dhe për të adresuar "nevojat urgjente", sipas të përditshmes kryesore Haaretz, e cila nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas dokumentit të Ministrisë së Financave të paraqitur ministrave dhe të zbardhur të dielën në mëngjes nga disa media kombëtare, përfshirë stacionin televiziv N12, "duke pasur parasysh intensitetin e luftimeve, është shfaqur një nevojë urgjente dhe e menjëhershme për një përgjigje operative, duke përfshirë blerjen e municioneve, furnizimin me armë të përparuara dhe furnizimin me mjete kritike luftarake".

Ora 13:10
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës, por unë ende nuk dua

1773095801_donaldtrump.png

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar sërish se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.

“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, dhe unë nuk dua ta bëj sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump për NBC News, pa shpjeguar me detaje atë që nënkuptonte me “jo mjaftueshëm të mira”.

“Nuk dua t’ju ​​them”, tha presidenti i SHBA-së kur u pyet se cilat do të ishin kushtet e një marrëveshjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës.

Trump u kufizuar vetëm duke thënë se një angazhim nga Teherani për të braktisur plotësisht ambiciet e tij bërthamore mund të jetë një prej këtyre kushteve për t’i dhënë fund luftës.

Ora 12:30
Ushtria e Iranit: Sulmuam me dronë qendrën izraelite të komunikimit satelitor dhe selinë e Policisë së regjimit sionist

1773574425_xftujuu.jpg

Ushtria iraniane deklaroi sot se kreu sulme me dronë, duke synuar konkretisht një njësi kyçe të Policisë dhe një qendër komunikimi satelitor në Izrael.

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, ushtria e Republikës Islamike tha se "kishte në shënjestër qendrat e sigurisë dhe selinë e policisë së regjimit sionist".

Po ashtu ata deklaruan se sulmet kishin si objektiv edhe njësinë speciale Lahav 433, FBI-në izraelite dhe një qendër komunikimi satelitor.

Ora 12:16
Koreja e Jugut: Po e vlerësojmë me kujdes kërkesën e Trump për të dërguar anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

1773573445_xtuuzaa.jpg

Koreja e Jugut do ta “vlerësojë me kujdes” kërkesën e Presidentit Donald Trump për të “dërguar anije luftarake” në Ngushticën e Hormuzit për të “siguruar që ajo të mbetet e hapur”.

Kështu deklaroi një zyrtar presidencial, i cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap, duke shtuar se Seuli është “në komunikim të ngushtë” me Uashingtonin për këtë çështje.

“Siguria e korridoreve ndërkombëtare detare dhe liria e lundrimit janë në interes të të gjitha vendeve dhe mbrohen nga e drejta ndërkombëtare”, deklaroi zyrtari korean.

Ora 11:47
Bahreini: Kemi rrëzuar 125 raketa dhe 200 dronë nga Teherani që nga fillimi i luftës

1773040409_bahrein.jpg

Bahreini tha se mbrojtja e tij ajrore ka rrëzuar 125 raketa dhe 211 dronë që nga fillimi i luftës me Iranin.

Kombi i vogël ishullor, shtëpia e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane, ka qenë ndër më të goditurit nga sulmet iraniane, të cilat kishin në shënjestër portet, një hotel, një rafineri dhe një impiant shkripëzimi uji.

I ngjashëm në madhësi me Singaporin dhe më pak se një e treta e madhësisë së ishullit Rhode, Bahreini mbështetet në sistemet e mbrojtjes ajrore të prodhuara në SHBA.

Të paktën një person u vra në sulmet izraelite në Bahrein.

Ora 11:25
‘Nuk e di nëse është gjallë’- Ministri i Jashtëm i Iranit i përgjigjet Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë dhe po qeveris vendin

1773322482_1773077919mojtabakhamenei.jpg

"Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po qeveris vendin", tha sot Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Sipas mediave të huaja, komentet e Araghchi erdhën duke në përgjigje të raportimeve për mungesën e Khameneit në jetën publike dhe televizion që nga zgjedhja e tij javën e kaluar.

"Situata në vend është e qëndrueshme", vijoi të thoshte më tej Araghchi, i cituar nga agjencia e lajmeve IRNA.

Kujtojmë se Presidenti Donald Trump deklaroi dje se as nuk e di nëse Mojtaba Khamenei është gjallë.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth deklaroi gjithashtu se Khamenei është "i plagosur dhe me shumë mundësi i shpërfytyruar".

Ora 10:27
Lufta në Iran/ Trump: Do i rikthejmë sanksionet për naftën ruse pas përfundimit të krizës! Zelensky i fundit që mund të kemi nevojë për ndihmë

1773331528_donaldtrump.JPG

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se sanksionet ndaj naftës ruse, të cilat u lehtësuan për shkak të krizës aktuale në Lindjen e Mesme, do të rivendosen sapo të përfundojë konflikti, duke e lidhur këtë veprim me shqetësimet globale për furnizimin me energji.

Në një intervistë telefonike me NBC Neës , Trump shpjegoi se lehtësimi i përkohshëm i kufizimeve kishte për qëllim stabilizimin e tregjeve të naftës ndërsa luftimet vazhdojnë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

“Dua të kem naftë për botën. Dua të kem naftë”, tha Trump.

Ai tregoi se sanksionet ndaj Rusisë do të riktheheshin më vonë.

"Ata do të kthehen sapo të mbarojë kriza", shtoi ai.

Presidenti gjithashtu hodhi poshtë idenë se SHBA-të kanë nevojë për ndihmën e Ukrainës në kundërshtimin e sulmeve me dronë.

"Nuk kemi nevojë për ndihmë. Personi i fundit nga i cili kemi nevojë për ndihmë është Zelensky", tha Trump.

Megjithatë, Trump refuzoi të konfirmonte nëse Uashingtoni kishte pranuar teknologjinë e përgjimit të dronëve të Ukrainës apo ndihmën e lidhur me të.

Ora 09:42
Mediat: 20 të arrestuar në Iranin veriperëndimor për bashkëpunim me Izraelin

Njëzet persona janë arrestuar në Iranin veriperëndimor me akuzën e bashkëpunimit me Izraelin, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim. Arrestimet u njoftuan nga prokurori qendror i Provincës së Azerbajxhanit Perëndimor. Të arrestuarit dyshohet se kanë ndarë informacione të ndjeshme me Izraelin "në faqet ushtarake dhe të sigurisë".

Ora 09:40
Izraeli nis sulme në shkallë të gjerë kundër Iranit

Izraeli ka nisur një valë të mëtejshme sulmesh "në shkallë të gjerë" kundër objektivave në Iranin perëndimor, thonë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Ora 09:35
Dita e 16-të e luftës/ Irani: Mbi 200 fëmijë të vrarë deri më tani në sulmet SHBA-Izrael

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë iraniane, sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë vrarë të paktën 202 fëmijë dhe 223 gra, përfshirë tre gra shtatzëna. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, 12 nga fëmijët e vrarë ishin nën moshën pesë vjeç.

Ora 08:46
Irani kërcënon liderin izraelit, zotohet për ndjekjen dhe vrasjen e Netanyahut

1772521840_1760855199benjaminnetanyahu.webp

"Pasiguria rreth fatit të Kryeministrit kriminal sionist dhe mundësia e vdekjes së tij ose arratisjes së tij me familjen e tij nga territoret e pushtuara zbulojnë krizën dhe paqëndrueshmërinë e sionistëve. Nëse ky vrasës kriminal fëmijësh është ende gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe ta vrasim me të gjitha forcat tona." Kjo u shkrua nga Garda Revolucionare Iraniane në një deklaratë, të raportuar nga agjencia e lajmeve Fars.

Departamenti i marrëdhënieve me publikun i Gardës Revolucionare e theksoi këtë në një deklaratë, e cila lexonte, ndër të tjera: "Objektivat e kriminelëve terroristë sionistë amerikanë në raundin e parë të hakmarrjes së padrejtë të gjakut për martirët iranianë u shkatërruan me forcë dhe intensivisht në pozicionet në territoret e pushtuara dhe në tre baza amerikane në rajon nga një operacion i përbashkët i forcave të Gardës Revolucionare.